-
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
18 Shkurt 2021, 09:58 -
Tregtia ‘mund’ pandeminë! Në janar 2021 eksportet dhe importet rriten krahasuar me 2020! Vijon rënia tek fasoneria
Pavarësisht se vendi është në mes të një pandemie prej disa muajsh, tregtia e mallrave ka pasur rritje gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë kur nuk ishim prekur nga virusi dhe kufizimet.
17 Shkurt 2021, 21:44 -
Regjistroi PSD-në në KQZ, Engjëll Bejtaj sqaron rolin e tij: Tom Doshi është kryetar, firma ime formalitet deri në zyrtarizmin e tij nga gjykata
Engjëll Bejtaj kryetari në detyrë i PSD-së tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se në fakt Tom Doshi është kryetar i kësaj partie pasi ai me vendim gjykate më 4 shkurt 2021 është njohur si i tillë, por vendimi i gjykatës nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare pasi kërkon 2 javë. Për këtë arsye tha Bejtaj në KQZ partia u regjistrua në emër të tij.
17 Shkurt 2021, 21:33 -
Hyn në fuqi vendimi/COVID-19, familjeve në nevojë ju dyfishohet ndihma ekonomike deri në qershor 2021
Të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 2-fishin e saj deri në fund të qershorit të këtij viti. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe tashmë ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare.
17 Shkurt 2021, 20:32 -
Afro 1 mln shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportës, Opozita e Bashkuar letër ministrit Çuçi: Të shtyhet afati i tyre deri më 30 prill
Opozita e Bashkuar i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, ku kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.
17 Shkurt 2021, 19:33 -
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2021! KQZ merr 19.6 mln € për identifikimin elektronik! Opozita: Fondi për ta është shumë i lartë
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit 2021. Shkak për këtë rishikim është bërë nevoja për të financuar zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 19.6 milionë euro për identifikimin elektronik. Opozita e ka kontestuar këtë ndryshim me argumentin se buxheti i akorduar për zgjedhjet është shumë i lartë.
17 Shkurt 2021, 18:03 -
-
Fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duan të bëhen deputetë, Kryemadhi piketon edhe vajzën e të arrestuarit nga SPAK
5 pasardhës të ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve synojnë të bëhen pjesë e Kuvendit që do të dalë nga zgjedhjet parlamente të 21 prillit, katër nën siglat e PD-LSI.
17 Shkurt 2021, 16:50 -
Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
Dy fije te bardha letre kishin modifikuar tabelat e dy dyerve të tualetit në një restorant qëndror në Prishtinë. Në vend të fjalës “Burra” dhe “Gra” i zoti restorantit kishte ngjitur dy copa letre të bardhë, ku shkruhej “I pavarur” “E Pavarur”. Ky detaj, sa me humor, aq dhe domethënës për të përkufizuar kënaqësinë e lirisë, mund t’i nxirrte pijen çdo klienti që kishte festuar deri pas mesnate të shtunën, duke gdhirë e diela e 17 shkurtit.
17 Shkurt 2021, 16:28 -
Bledar Doracaj inspekton zyrën e aplikimit për ID në Tepelenë, thirrje qytetarëve: Aplikoni për kartat e identitetit pa humbur kohë
ID karta është një mjet i rëndësishëm për të marrë të gjitha shërbimet e nevojshme online dhe fizike, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021
17 Shkurt 2021, 16:17 -
-
Rindërtimi pas tërmetit/ Sot një vit nga Konferenca e Donatorëve, Soreca: BE partneri më i besueshëm i Shqipërisë
Sot shënohet njëvjetori i Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.
17 Shkurt 2021, 10:23 -
KLGJ thirrje për të shtatën herë për 6 vende të lira në GJKKO, ende asnjë kandidat
Këshillimi Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje për të 7 herë për 6 vendet e lira në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që ende nuk ka asnjë aplikant për të qenë pjesë e saj
17 Shkurt 2021, 10:14 -
-
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj italiane
Ditën e sotme në Romë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Ishin shefi i policisë italiane, Franco Gabrielli dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Ardi Veliu të cilët nënshkruan këtë marrëveshje.
16 Shkurt 2021, 20:21 -
Edhe vrasësi i nënë e bijë Marjan Rroku tentoi të dilte nga burgu para prangosjes së Enkelejda Hoxhës, Kushtuesja i ‘hedh çelësat në det’ (VENDIMI)
Gjykata Kushtetuese ‘vulos’ për herë të dytë dënimin përjetë të Marjan Rrokut që vrau 16-vjeçaren Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarime Canaj në vitin 2001. Rroku kishte nisur lëvizjet që në vitin 2017 për të dalë nga burgu. Përpjekjet e para dështuan në 2016 po më vendim të Gjykatës Kushtetuese.
16 Shkurt 2021, 20:17 -
Sërish shifra të larta të COVID, sot 801 raste të reja dhe 15 viktima! Ndërrojnë jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe mjeku në Vlorë
Sërish shifra të larta të COVID. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.
16 Shkurt 2021, 17:31 -
-
PD: Bashkia Berat ka kryer punësime për qëllime elektorale 3 muaj para zgjedhjeve duke shkelur kodin elektoral dhe ligjin, të ndërhyjë KQZ
Partia Demokratike e degës Berat ka denoncuar Bashkinë e Beratit se po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor duke kryer punësime për qëllime elektorale. PD Berat shprehet se kjo çështje kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
16 Shkurt 2021, 16:09 -
E plotë/ Bie pas 5 vitesh skema e kompensimit të ish-pronarëve, 2 vendimet e Kushtetueses që gjymtuan ligjin e 2015, procesi duhet të nisë nga fillimi
Gjykata Kushtetuese goditi sot dhe në 2017 skemën e vlerësimit, kthimit dhe kompensimit të pronave, tokat nuk do vlerësohen më në gjendjen e vitit 1945, rrëzohet edhe kufiri maksimal prej 100 mijë USD për kompensimin financiar.
16 Shkurt 2021, 15:57 -
U gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve, KAS shfuqizon gjobën e KQZ-së prej 75 mijë lekësh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në mbledhjen e ditës së sotme ka shfuqizuar gjobën e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve si dhe dhënien e certifikatave të pronësisë. Veliaj u gjobit një javë më parë me 75 mijë lekë.
16 Shkurt 2021, 15:36
