-
Koncesioni i sterilizimit/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për ish zv.ministrin e Shëndetësisë! Klodian Rjepaj mbetet në burg
Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar vendimin e GJKKO-së për ish zëvëndës ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.
23 Shtator 2024, 13:47 -
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
SPAK kishte sot afatin e fundit për të vendosur nëse do i kërkonte GJKKO-së zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për Ahmetajn, i akuzuar për korrupsion, pasi pret ende përgjigjet për letër-porositë, apo do i mbyllte hetimet me aktet aktuale dhe do e dërgonte për proces gjyqësor. Akuzat ndaj ish-numrit dy të qeverisë dhe afera e dyshuar
23 Shtator 2024, 11:19 -
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës
Hoxha e ka nisur fjalën e tij duke theksuar se nuk është i kënaqur me punën e Policisë së Shtetit, por nga ana tjetër ai tha se policia i ka përmirësuar standardet profesionale.
23 Shtator 2024, 10:52 -
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes! Të pandehur dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina
Pesë të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë, teksa akuzohen për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”
23 Shtator 2024, 10:13 -
1 vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur për 4 ditë
Më 24 shtator 2024, bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.
23 Shtator 2024, 09:44 -
Si i rekruton Shteti Islamik të rinjtë në Evropë dhe pse quhen 'ujqërit e vetmuar'
Një studim tjetër nën drejtimin e ekspertit për terrorizmin, Peter Neumann, nga King’s College në Londër, shqyrtoi 27 raste aktuale të lidhura me IS-in. Numri i adoleshentëve të arrestuar për terrorizëm në Evropë është rritur. Grupi terrorist “Shteti Islamik” rekruton me sukses të rinj evropianë për sulmet e tij
23 Shtator 2024, 09:21 -
Augustin Palokaj: BE dhe SHBA duhet të bëhen më konkrete për Banjskën
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, ishte ndër të parët që e quajti sulmin në Banjska një vit më parë një "sulm terrorist". Ky term nuk përdoret lehtë. Prandaj, disa vende kanë hezituar ta përdorin atë.
23 Shtator 2024, 08:28 -
-
Qeveria do të kufizojë pagesat me para në dorë për qytetarët! Tavani i pagesave në cash mes bizneseve do ulet! 4 mld euro jashtë bankave, shkak evazioni dhe pastrimi parave
Pagesa pa limit me para në dorë nuk do të ketë më brenda vitit 2026. Qeverisa ka vendosur që brenda kësaj periudhe të kufizohen pagesat në cash mes qytetarëve, si dhe të ulet limiti i lejuar i pagesave me lekë në dorë për bizneset. Këto masa merren për të ulur paratë jashtë bankave pasi lënë hapësira për informalitet e pastrim parash.
22 Shtator 2024, 17:40 -
Nëndeklarimi i pagave, qeveria plan me 7 masa! Në ‘lupë’ çdo rrogë deri te orët shtesë, do të përdoret teknologjia dhe kontrollet ‘blic’
Lufta kundër nëndeklarimit të pagave në vend shikohet si prioritare edhe në strategjinë afatmesme të të ardhurave e Ministrisë së Financave. Qeveria planifikon një plan me 7 masa, ku të gjitha kategoritë e pagave do të futen në ‘lupë’, duke nisur nga ato minimale. Për zbatimin e planit do të përdoret teknologjia.
22 Shtator 2024, 12:42 -
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë, SPAK dërgon për gjykim Jorgo Goron e 4 të tjerë! Ish-kryebashkiaku i Himarës në akuzë për shpërdorim detyre e mosdeklarim pasurie
SPAK dërgon për gjykim për shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie ish kryetarin e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet se ka tjetërsuar 10 mijë m2 tokë në Himarë në 2 sipërfaqe të ndryshme. SPAK ka zbuluar edhe një apartament të Goro në Tiranë të cilin e kishte fshehur duke e regjistruar me emër të një shtetasi tjetër
22 Shtator 2024, 10:22 -
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, mblidhen sot liderët botërorë! Merr pjesë edhe Rama! Ministri i Jashtëm: Marrëveshje të reja për liberalizim vizash
Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork
22 Shtator 2024, 09:44 -
VIDEO/ Grushti i shekullit, Daniel Dubois plas tre herë në tokë Anthony Joshuan! Fiton me K.O dhe mbron titullin IBF
Në "Wembley" të Londrës u zhvillua përballja e madhe e boksit për peshat e rënda. Daniel Dubois mbetet kampioni në fuqi i titullit IBF, duke mposhtur me Knock Out një emër si Anthony Joshua.
22 Shtator 2024, 09:08 -
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe 2.2 mln lekë i futën në xhep, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët
Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masat për 22 efektivë të policisë rrugore, të cilët akuzohen se kanë vjedhur paratë e gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit, gjatë vitit të kaluar
21 Shtator 2024, 20:45 -
PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!
Hipokrizia e parë në lotët e Belind Këlliçit dhe shumë eksponentëve të tjerë të Rithemelimit, të cilët ditët e fundit pretendojnë se vajtojnë vdekjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, është identike me lotët e derdhur nga Sali Berisha kur u vra Azem Hajdari apo kur vdiq në një aksident rrugor Sokol Olldashi.
21 Shtator 2024, 15:49 -
EMRAT/ Trafikuan drogë në Skandinavi dhe Europë, SPAK çon në gjyq 5 anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit! Njëri ende në arrati, detajet e dosjes
Mbyllen hetimet e nisura nga Prokuroria një vit më parë, dosja i dërgohet GJKKO-së për proces me tre akuza, organizata me 17 anëtarë, shumica të dënuar më parë. Kush janë 4 të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim, të gjithë me masa "arrest me burg". Dy prej tyre mbanin disa identitete. Fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri dhe konvertoheshin ne prona e biznese nga Kastrati dhe kunati i tij
21 Shtator 2024, 11:29 -
Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnim profesional me pagesë në biznese! Fëmijëve në zonat rurale do i afrojmë konvikte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës dhe tashmë janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim punësimin e nxënësve në kompanitë e tyre.
21 Shtator 2024, 09:26 -
Vrasja e komandantit të Hezbollah, 4 dekada ‘gjueti’ për Ibrahim Aqil! Lëvizjet e fundit dhe çfarë e tradhtoi ‘trurin’ e sulmeve të 7 Tetorit në Izrael
SHBA kishte vënë 7 mln USD për ‘kokën’ e tij. Kërkohej prej vitit 1983 për hedhjen në erë të marinsave amerikanë në Bejrut, me kamion-bombë. U fsheh për vite, por ra në kurthin e spiunazhit izraelit me biperat dhe radiot eksploziv. U plagos dhe transferua në spital, aty u gjurmua deri në bodrumin ku mblodhi shtabin e komandës Radwan. Izraeli thotë se po përgatiste një 7 tetor të dytë
21 Shtator 2024, 08:10 -
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar nga financat një fond prej 2 milionë euro për vitin 2025, për tu përdorur si garanci sovrane për fermerët. Ky financim kërkohet për të mbështetur fermerët që të marrin kredi nëpër banka me kushte të lehtësuara, me normë interesi të favorshme dhe shteti del garant. Aktualisht bujqësia është sektori më pak i kredituar nga bankat në vend.
21 Shtator 2024, 07:44 -
Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të integrimit evropian dhe ekonomisë, po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.
20 Shtator 2024, 21:06
