-
Izraeli bombardon ambasadën iraniane në Siri! Vriten 2 gjeneralët e lartë të Gardës Revolucionare dhe 5 oficerë! Reagon Teheran: Do përgjigjemi ashpër (VIDEO)
Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën e ambasadës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke shkaktuar 7 viktima, mes tyre gjeneralë të lartë të Gardës Revolucionare së Iranit.
1 Prill 2024, 11:53 -
Vëzhgim i Report Tv, duhani i grirë informal shitet në rrugët e kryeqytetit, kreu i AKDC: Duhen ndryshime ligjore
Për të luftuar fenomenin e tregtimit të duhanit informal kërkon ndryshime ligjore dhe koordinim më të madh të institucioneve. Për Report Tv drejtori i Agjencisë së Duhan Cigareve Gentian Selami thotë se edhe procesi i negociatave me Bashkimin Evropian do të kërkonte një sjellje të re, ndërsa ligji i mbetur prej vitesh në Kuvend kërkohet sa më shpejt të merret në shqyrtim.
1 Prill 2024, 10:30 -
Sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës! 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë € të ish-gruas, llogari bankare e 12 makina të vëllait e ortakut
Sekuestrohen pasuritë e të afërmve të baronit të drogës Gëzim Çela. Bëhet fjalë për 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro të ish-gruas, si edhe llogari bankare e 2 makina të të vëllait Naim Çela. Në sekuestro është vënë edhe një shoqëri tregtare e ortakut të Çelës, bashkë me 10 makina.
1 Prill 2024, 10:15 -
Alarmi i rënies së lindjeve
Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934, kur u regjistruan lindjet në baza vjetore. Rënia e lindjeve është përshpejtuar dy vitet e fundit, duke tejkaluar edhe skenarët pesimistë të INSTAT në projeksionet e popullsisë.
1 Prill 2024, 07:26 -
-
Korrupsioni më i fortë se normalitet
Nuk ka ditë të mos lexosh apo dëgjosh për arrestime dhe akuza për korrupsion. Është kaq e tepruar kjo situatë, saqë të duket sikur jemi në një “Sodomë” korrupsioni. Kuptohet se shigjetat kryesore janë me të drejtë mbi mandatin e tretë të Ramës, por kur kujton ecurinë e paraardhësve të tij, shtuar me problemet e administratave të shumta deri në ditët e sotme, kupton se korrupsioni është i rrënjosur thellë
31 Mars 2024, 20:16 -
FOTO/ Dhëndri i Trump plane për ndërtimin e një resorti luksoz, çfarë ndodh në ishullin e Sazanit, brenda bunkerëve dhe tuneleve të Shqipërisë komuniste
Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste
31 Mars 2024, 18:01 -
Informaliteti nuk ‘çrrënjoset’, u rrit me 9.2% vitin e kaluar! Afro 2000 punonjës u identifikuan në 2023
Informaliteti në punësim gjatë vitit të kaluar, është rritur, dhe ishte i përqendruar kryesisht në tregti, ndërtim e fasoneri. Shifrat zyrtare tregojnë se puna në të zezë u rrit me 9.2% në 2023, dhe nga ana tjetër është thelluar edhe më shumë problemi me pagat e padeklaruara. Inspektoriati i punës thotë se nga mbi 200 mijë punonjës të inspektuar vjet, rreth 40 mijë ishin me paga minimale
31 Mars 2024, 15:33 -
Paraja jashtë bankave, ra me 55 mln euro në shkurt! Projekti për nxitur pagesat online: 12.4 mln lekë për 300 qytetarë
Banka e Shqipërisë thotë se në fund të shkurtit jashtë bankave qarkullonin 3.7 miliardë euro.Për të ulur përdorimin e parave cash, një masë e ndërmarrë nga qeveria ka si synim të mbushë llogaritë bankare të 300 qytetarëve me 10 mijë lekë për 4 muaj.
31 Mars 2024, 12:46 -
Rumania dhe Bullgaria sot në Schengen, por me kufizime
Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan zonës Schengen të dielën e Pashkës, megjithëse disa kontrolle kufitare do të mbeten në fuqi. Kjo do të kontrollet e njerëzve në kufijtë e brendshëm ajror dhe detar, pra në aeroporte dhe porte, nuk do të zbatohen më.
31 Mars 2024, 11:18 -
-
-
-
-
Pasuritë e paluajtshme ‘rrëmbejnë’ investimet e huaja, tregu i pronave mposht industrinë e energjinë
Afro 1.5 miliardë euro është vlera e investimeve të huaja, gjatë vitit 2023 kryesisht në pasuri të paluajtshme. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se tregu i pronave ka rrëmbyer vëmendjen e investitorëve, duke mposhtur pozitat e energjisë dhe të industrisë nxjerrëse. Vetëm vjet janë blerë nga të huaj prona me vlerë 325 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës.
30 Mars 2024, 14:03 -
Aksidentet rrugore, eksperti: Të hiqen patentat, kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë
Eksperti Hasho i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore për masa më të ashpra, duke thënë se duhen hequr lejet e drejtimit, pasi “kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë”.
30 Mars 2024, 11:59 -
-
Vuçiç për dinarin: Serbisë po i kërkohet ta shesë Bankën e Kursimeve Postare! Nëse Kosova pranohet në KiE do reagojmë fort
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten duke folur për dinarin e ndaluar në Kosovës se Serbisë po i kërkohet t’ia “shesë” bankës Raiffeisen apo ndonjë banke tjetër, bankën serbe, Kursimora e Postës
29 Mars 2024, 19:54 -
Vonesat e fluturimeve të Wizz Air, eksperti Progonati: Kompania ka mangësi personeli dhe flote! Qytetarët të informohen për të drejtat
Vonesat në udhëtime kanë sjellë shumë ankesa nga qytetarët. Në ‘Studio Live’ eksperti i aviacionit civil, Altin Progonati u shpreh se kompania Wizz Air ka pasur mjaft problematika, kjo edhe për shkak se është përhapur shumë në Europë dhe ka sjellë mangësi në personel të kompanisë.
29 Mars 2024, 18:42 -
-
