-
-
-
-
-
-
-
-
Sot votohet për arrestimin e Berishës, PS-PD dy raporte në Kuvend: Të autorizohet SPAK! Alibeaj: Akuzat jo politike, por fakte se favorizoi dhëndrin (Dokumentet)
Janë depozituar në Kuvend për votim dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës. Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit, ndërsa nënvizojnë se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike por se SPAK është bazuar në fakte.
20 Dhjetor 2023, 19:20 -
-
-
-
Analiza e institutit amerikan: Serbia po sfidon NATO-n, duke kërcënuar Kosovën
Instituti amerikan Robert Lansing, ka publikuar një analizë ku thuhet se një sulm i ngjashëm me atë të 24 shtatorit në Banjska, mund të ndodhë në veri të Kosovës dhe kjo mund të jetë e pashmangshme. Sipas analizës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tregoi arrogancën e tij gjatë diskutimeve të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në turin e tij diplomatik në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
20 Dhjetor 2023, 16:39 -
-
SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia organizojnë stërvitje të përbashkëta
Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kanë organizuar stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut të mërkurën, në shenjë force kundër Koresë së Veriut, e cila e zhvilloi testin e parë të raketës balistike interkontinentale pas pesë muajsh
20 Dhjetor 2023, 16:21 -
-
Vdekja e 27-vjeçarit nga Durrësi në anijen 'Bibby Stockholm', Britania nis hetimet
Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike. Kështu ka deklarur Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, i cili tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.
20 Dhjetor 2023, 15:25 -
Qeveria, 30 mln euro kredi emergjente për Albcontrol! Në vështirësi financiare prej ‘Bechettit’?
Një kredi prej 3 miliardë lekësh të reja, ose rreth 30 mln euros, është akorduar nga ana e qeverisë për shoqërinë shoqërisë publike të navigimit ajror, Albcontrol. Kredia është miratuar përmes Aktit të fundit Normativ që ndryshoi buxhetin e shtetit të këtij viti. Huadhënia mendohet se është dhënë pasi shoqëria është në vështirësi financiare pasi llogaritë e saj në Eurocontrol janë bllokuar prej çështjes ‘Becchetti’.
20 Dhjetor 2023, 15:21 -
Kryeqyteti i Zvicrës shqyrton legalizimin e kokainës për përdorim rekreativ
Kryeqyteti i Zvicrës, Berna po shqyrton një plan për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ, në një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që besohet se nuk është provuar askund tjetër në botë
20 Dhjetor 2023, 15:10 -
Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje
Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas mendimit të qytetarëve. Në sondazhin e muajit dhjetor, të publikuar në emisionin Repolitix, 50.1% e qytetarëve rendisin Dumanin si njeriun më me ndikim në jetën e vendit, ndërsa pas tij renditen Rama e Rrumbullaku. Sondazhi nxjerr forcë të parë PS, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa mat edhe performancën e opozitës
20 Dhjetor 2023, 14:13 -
Nënvarianti i COVID-19 përhapet me shpejtësi në SHBA, rrezikohet një valë e re e sëmundjes në botë
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shprehen se nënvarianti i koronavirusit JN.1 po shkakton tani rreth 20% të infeksioneve të reja Covid-19 në këtë vend dhe është lloji me rritjen më të shpejtë të virusit. Tashmë është përhapur shumë në verilindje, ku vlerësohet të shkaktojë rreth një të tretën e infeksioneve të reja
20 Dhjetor 2023, 13:28 -
Festat e fundvitit, qeveria u paguan dietat ushqimore policëve për vitin 2023! Zjarrfikësit 1 pagë shpërblim, dy për ata që luftuan zjarret në Greqi
Këtë fundvit, çdo punonjës policie do të marrë nga 118 mijë lekë për kompensimin e ushqimit gjatë gjithë vitit 2023, dhe që prej janarit 2024, do të jetë një politikë e përhershme për trajtimin ushqimore, duke marrë nga shteti 450 lekë në ditë. Ndërkohë për festat e fundvitit, të gjithë zjarrfikësit do të marrin një pagë shtesë, dhe ata që ndihmuan Greqinë për shuarjen e zjarreve, 2 paga shpërblim
20 Dhjetor 2023, 13:17
