-
Rama-investitorëve të huaj: Investoni në Shqipëri! Blini sot qoftë edhe një gur, nesër do të jetë vonë! Pjesa më e mirë janë malet
Para më shumë se 1 mijë të pranishmëve nga 37 vende të ndryshme të botës, kryesisht investitorë dhe agjenci zhvillimi, kryeministri Rama prezantoi ofertën dhe potencialet zhvilluese të Shqipërisë. Ai fton investitorët e huaj të blejnë e investojnë kryesisht në zonat malore, që i konsideron me potencial të madh zhvillimi.
27 Mars 2025, 11:51 -
Nga Erdogan e Meloni, tek Princ Harry/ Kush janë politikanët dhe emrat e njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e komedianëve rusë
Komedianët e njohur rusë, Vovan dhe Lexus kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u paraqitur si presidenti i Letonisë. Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për luftën hibride ruse, pastaj i përgjigjet pyetjes për sulmin në Ibër Lepenc, flet për situatën e sigurisë, si dhe çështje tjera.
27 Mars 2025, 08:20 -
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
Pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 300 euro nëse socialistët marrin mandatin e katërt. Socialistët në programin e tyre parashikojnë rritje të pagës mesatare nga 1000 euro që është aktualisht në 1300 euro. Kostoja sipas ekspertëve për një rritje të tillë do të jetë 445 milionë euro
26 Mars 2025, 19:38 -
Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt
Rusia kushtëzon zbatimin e marrëveshjes për armëpushimin e pjesshëm në Detin e Zi me Ukrainën duke kërkuar garanci. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thotë se Rusia pret që SHBA t'i bëjnë presion Zelenskyt me qëllim që ky t'i ofrojë Moskës garanci për respektimin e termave të marrëveshjes. Një tjetër garanci që Moska pret si pjesë të marrveshjes së arritur në Riad të Arabisë me Amerikën, është edhe ajo për eksportet bujqësore ruse të cilat janë sanksionuar fort që prej nisjes së agresionit në Ukrainë.
26 Mars 2025, 18:30 -
Greqi/ Momenti prekës në paradën ushtarake për pavarësinë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit (VIDEO)
Klaudia Lata me origjinë shqiptare, ishte një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik të Tempit në 2023. Bashkëmoshatarët e saj nuk e harruan dhe thirrën me zë të lartë emrin e saj në Selanik gjatë paradës së Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve ku ajo studionte.
26 Mars 2025, 17:46 -
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
Nga MPJD-ja akuzuan Serbinë për “qasje destruktive”, duke shtuar se Beogradi synon “të imponojë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare”. Tensionet janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe
26 Mars 2025, 15:51 -
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë e 118-a në botë që njeh shtetin 17 vjeçar. Lajmi u njoftua nga politikani Behgjet Pacolli i cili ëshë një ndër lobuesit kryesorë në arenën ndërkombëtare për Kosovën. Ai falënderoi për ndihmën kreun e qeverisë shqiptare Rama dhe presidentin. Vjosa Osmani e cilësoi këtë një njohje të vuajtjeve të popullit të kosovës për liri.
26 Mars 2025, 14:38 -
-
SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’
Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
26 Mars 2025, 11:06 -
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Muça urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB dhe lejoi futjen në godinë të personave të paautorizuar. Të dhënat e TIMS u kopjuan në një hard disk dhe veprimet u kryen gjatë natës.
26 Mars 2025, 10:15 -
Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve
Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.
26 Mars 2025, 07:33 -
Fatos Çoçoli: Pse na vlerëson 'Standard&Poor’s'?
Shtimi i notës së kësaj agjencie vlerësimi pasqyron forcën e sjelljes ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit Në periudhën 2019-2024, ekonomia e vendit përgjysmoi defiçitin e të dalave(para jashtë) me të hyrat (para brenda). Asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka ulur në gjashtë vjet borxhin e vet publik me 12 përqind, sa e uli Shqipëria.
25 Mars 2025, 18:28 -
'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi
Bizneset shqiptare nuk paguajnë sigurimet për punonjësit. Drejtoria e Tatimeve thotë se vjet vlera e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara arriti në 245 milionë euro, ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Edhe pse e kanë detyrim një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të shkelin ligjin.
25 Mars 2025, 16:07 -
Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)
Investimet e huaja direkte kaluan 1.5 miliardë € gjatë vitit të kaluar, duke u rritur me 92 milionë € në raport me vitin 2023. Vëmendja e të huajve është përqendruar kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme që po merr pjesën më të madhe të investimeve.
25 Mars 2025, 15:09 -
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
Të ardhurat nga turizmi përgjatë vitit 2024 kanë kapur shifrën rekord prej afro 5 miliardë euro, në rritje me 818 milionë euro në raport me 2023-shin. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 365 milionë euro këtë vjet.
25 Mars 2025, 15:02 -
Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet 'lëshuan' dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë
Emigrantët sollën mbi 1 miliardë euro për të afërmit e tyre gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani sa i takon remitancave duke u rritur me 116 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.
25 Mars 2025, 14:56 -
Ish-kreu i KGB-së në Moskë: Putin do ta pranojë armëpushimin vetëm pasi të ketë arritur objektivat! Evropa nuk e kupton rrezikun që po i kanoset
Evgeny Savostianov: Kreu i Kremlinit dëshiron të hyjë në histori si “grumbulluesi i madh i Tokave Ruse!' Evropa? 'Duhet të zgjohet, vetëm riarmatimi nuk mjafton'.
25 Mars 2025, 13:09 -
Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’
Krahu i djathtë, Klodian Allajbeut, të Spitalit Amerikan qëlloi me thikë një të moshuar vetëm se tentoi të ndajë sherrin në lokal. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Beratit, ndërsa Asllan Fetiu është shpallur në kërkim. Nga të dhënat në Qendrën e Biznesit, 37-vjeçari rezulton administrator i “AnaMark”, kompani e lidhur me Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë.
25 Mars 2025, 12:18 -
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
Shtyhet sërish seanca për masakrën e Gërdecit, pasi ish-ministri Mediu ndodhet në SHBA. Zamira Durda në sallën e gjyqit kërkon drejtësi, duke thënë se procesi po zvarritet. Gjyqtarja Gjoka shtyu seancën më 7 prill, duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.
25 Mars 2025, 09:47 -
Sondazhi i Eurobarometrit: 74% e europianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, shifër rekord që nga 1983
Më shumë evropianë se kurrë mendojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, tregon një sondazh i ri i Eurobarometrit. Me 74% e qytetarëve në të gjitha vendet anëtare kanë vlerësim pozitiv për bllokun, rekord që kur pyetja u bë për herë të parë në 1983. Këtë sondazh Kryeministri Rama e quajti një tregues që Bashkimi Europian sot është më shumë se kurrë i rëndësishëm.
25 Mars 2025, 09:30 -
