-
-
-
Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania shton kontrollet në kufi
Ministrja e Brendshme ka urdhëruar, që që nga e hëna të kontrollohen të gjithë kufijtë e Gjermanisë. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të azilit. Ky supozohej të ishte një përjashtim në BE. Por nuk është më kështu.
16 Shtator 2024, 09:03 -
E pazakontë në Tiranë/ Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë në një market (VIDEO)
Një grua ka tentuar të rrëmbejë një vajzë dy vjeçe në ambientet e një marketi në Tiranë, në rrugën e Barrikadave. Ajo më pas u pikas teksa po largohej, nga e ëma e vajzës e cila e futi brenda sërish fëmijën e saj. Gruaja e panjohur ende nuk është identifikuar dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
15 Shtator 2024, 21:45 -
Corriere Della Sera: Shqipëria, vera e rritjes së çmimeve, deri në 90%! Por numri i turistëve është ende i lartë
“Shqipëria mbyll sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj, sidomos nga plazhet në jug të vendit tonë. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona - deri në 90% krahasuar me një vit më parë - ka pasur shumë pasoja në kohëzgjatjen e qëndrimit, shpenzimet e përgjithshme dhe vendndodhjet e zgjedhura për pushime”, thuhet në artikull.
15 Shtator 2024, 21:27 -
-
Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara në rang vendi, 200 mijë turistë për 8 muaj! Drejtori i Trashëgimisë: 65 milionë lekë të ardhura
Kalaja e Gjirokastrës është objekti më i vizituar në vend, duke shënuar 200 mijë turistë në 8 muaj. Fluksi ka rritur ndjeshëm të ardhurat, ku përllogariten 65 milion lek të ardhura për Drejtorinë e Trashëgimisë.
15 Shtator 2024, 17:10 -
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do t’i mbledhë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.
15 Shtator 2024, 13:44 -
Emigrantët/ Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri britanik: I hapur për dërgimin e azilkërkuesve, dua të shoh si funksionon marrëveshja me Italinë
Kryeministri britanik Keir Starmer është vendosur në qendër të mediave britanike, pas një komenti që ka bërë lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve.
15 Shtator 2024, 12:56 -
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
Çelja e Javës Kulturore Britanike do të jetë mbrëmjen e së hënës me performancën “BED – In Memory of Derek Jarman”, në galerinë “Naan” në Tiranë, nga artisti Jez Dolan nga Manchester.
15 Shtator 2024, 12:39 -
Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, autori ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh arrati! I dënuar me 30 vite burg
Pas 6 vitesh arrati, 52-vjeçari Agron Tufa iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtuar dënimin me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018. Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024, ndërsa sot u ekstradua nga autoritetet italiane në vendin tonë.
15 Shtator 2024, 10:48 -
Zgjedhjet në SHBA/ Harris thellon diferencën me Trump, 5 pikë para në sondazhe! Obama dhe Klinton dalin në fushatë për demokratët, ‘suiftistët’ në modë
Shtëpia e Bardhë duket se do të ketë për herë të parë në historinë e saj presidenten e parë grua në Zyrën Ovale, e për më tepër nga komuniteti me ngjyrë. Zv/presidentja demokrate kryeson me 47% sondazhet, Trump vetëm 42%. Para debatit këto shifra ishin në kahun e kundërt. Fansat e Taylor Swift nisin fushatën e regjistrimit të votuesve dhe kanë ndikuar në rezultatet paraprake të sondazheve
15 Shtator 2024, 09:27 -
Në Izrael 'ziejnë' protestat, Netanyahu urdhëron dhe sulmin e Libanit! Bombardime të tjera në Nuseirat, 3 të vrarë, Jemeni përgjigjet me raketë
Konflikti mund të përshkallëzohet, pas Gazës kryeministri izraelit i kërkon IDF-së nisjen e një fushate ushtarake në veri, për të goditur Hezbollahun. Më 27 Shtator Netanyahu në SHBA në Asamblenë e OKB. Në Izrael përshkallëzohen protestat antiqeveritare, 15 të arrestuar
15 Shtator 2024, 08:07 -
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
Vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.
15 Shtator 2024, 07:36 -
Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! Shmangën pagesën e 436 mln lekë! Morën edhe 857 m2 tokë shtetërore e s’paguan 23 mln lekë!
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
14 Shtator 2024, 22:49 -
Itali/ ‘Mbajti peng emigrantët në det’ prokuroria e Palermos kërkon 6 vite për burg për Salvinin! Meloni i del në mbrojtje: Të mbrosh vendin s'është krim
Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, rrezikon 6 vite burg, pasi Prokuroria e Palermos thotë se ai është përgjegjës për mbajtjen peng të 147 emigrantëve në bordin e anijes spanjolle ‘Open Arms’, pasi ishin të paligjshëm.
14 Shtator 2024, 21:03 -
-
Renditja/ Bayern Munich 'tërmet' me 6 gola, merr kreun e Bundesligës! Leverkusen rikthehet te fitorja, Xhaka asist
Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e radhës. Bayern Munich u tregua pa mëshirë kundër debutuesve të Holstein Kiel, duke i mundur 1-6 për të marrë kreun e renditjes.
14 Shtator 2024, 18:33 -
Haaland 'përbindësh', 9 gola në katër javë! Man. City fiton me përmbysje, United shënon tre gola! Liverpool humbet në 'Anfield', Chelsea tri pikë
Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë sportive. Në mesditë Manchester United mposhti 0-3 Southampton, me 'Djajtë' që dolën me pikë të plota nga shtëpia e 'Shenjtorëve'. Tri pikë për Man. City, dështim për Liverpool.
14 Shtator 2024, 18:10 -
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
Përtej përgjegjësive ligjore, mbetet fakti që përpara gjithë popullit do të dalë në sallën e gjyqit një familje miliarderësh dhe kjo ngre një pyetje të madhe politike: Cilën klasë shoqërore përfaqëson sot PD? Sa njerëz të varfër dhe pensionistë do të jenë të gatshëm të luftojnë përsëri për të mbrojtur miliardat e liderit të tyre?
14 Shtator 2024, 17:10
