-
Ishte duke hetuar sulmin në studion televizive, vritet prokurori i Ekuadorit
Prokurori që po hetonte sulmin në një studio televizive në Ekuador, është vrarë. Prokurori César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin Guayaquil. Akoma nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez ka lidhje me hetimet që po kryente për sulmin në televizion. Mediat lokale raportojnë se Suarez u qëllua teksa po shkonte pranë zyrës së tij
18 Janar 2024, 10:00 -
Lufta vazhdon, Ukraina nis rindërtimin e qyteteve
I dëmtuar rëndë në luftimet me forcat ruse pothuajse dy vjet më parë, Trostianets është një nga gjashtë vendbanimet që po rindërtohen me fonde shtetërore në një program pilot në Ukrainë. Kryebashkiaku Yuriy Bova tha se po mbaronte koha për t'i rikthyer jetën qyteteve ose rrezikon të humbasë miliona ukrainas që mund të ndihmojnë në rizhvillimin e vendit
18 Janar 2024, 09:38 -
U arrestua pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës liron nga qelia ‘të fortin’ e Niklës, Valter Bamin
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga arrest në burg në arrest shtëpie. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
18 Janar 2024, 09:37 -
FOTO/ Forumi ekonomik i Davos, Kurti dhe Vuçiç në të njëjtin panel diskutimi në Zvicër
Sot mbahet dita e katërt e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit me mbi 2800 pjesëmarrës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, por në të njëjtin panel pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti ka shprehur në Forum kënaqësinë që ishte pjesë e panelit
18 Janar 2024, 09:26 -
Tajvani njofton aktivitetin e parë të madh ushtarak kinez pas zgjedhjeve presidenciale
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte gjurmuar të mërkurën 18 avionë të forcave ajrore kineze që fluturonin rreth ishullit dhe kryenin patrullime të gatishmërisë luftarake në koordinim me luftanijet kineze, aktiviteti i parë ushtarak në shkallë të gjerë pas zgjedhjeve në Tajvan
18 Janar 2024, 09:22 -
Raporti i gazetës britanike 'The Guardian': Emigrimi në Evropë do të rritet në vitin 2024
Emigrimi drejt Evropës do të rritet në vitin 2024, ndërsa njerëzit përpiqen të arrijnë në kontinent përpara se ligjet e reja të hyjnë në fuqi. Të shqetësuar nga fushatat zgjedhore në Evropë, në Britaninë e Madhe dhe SHBA, shumë nga ata që duan të vijnë në Evropë do të nxitojnë të mbërrijnë përpara se sistemi të ndryshojë
18 Janar 2024, 08:58 -
Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese shtyn me 24 janar seancën! I kërkon qeverisë Traktatin e Miqësisë me Italinë të 1995
Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese i marrëveshjes për emigrantët me Italinë do të vijojë më 24 janar. Vendimi u mor nga vetë gjyqtarët pas 8 orëve seancë me dyer të mbyllura.
18 Janar 2024, 08:47 -
-
Drita jeshile për ilaçet, ndihma e kërkuar nga OKB-ja mbërrin në Rripin e Gazës
Një kolonë e gjatë kamionësh që përmbanin ilaçe me flamurin e Katarit mbi to, kaloi kalimin izraelit Kerem Shalom dje në mbrëmje për të hyrë në Gaza. Dorëzimi i ilaçeve erdhi pas javësh negociatash intensive diplomatike falë ndërmjetësimit të kryer nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca.
18 Janar 2024, 08:15 -
Pronat e dhuruara ndaj kushërinjve të parë nuk përjashtohen nga tatimi 15%! S'llogaritet tatim për pasuritë e paluajtshme me vlerë deri 5 mln lekë
Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjve të parë.
18 Janar 2024, 07:26 -
-
Vendimi i Strasburgut për çështjen ‘Hysa’/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut
Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.
17 Janar 2024, 20:20 -
Zbardhet udhëzimi për zbritjen e çmimeve të referencës nga 1% çdo vit, por jo më shumë se 30%: Nga shitja e apartamenteve deri te fabrikat
Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, dukë përfshirë zbritje 1% të vlerës për çdo vit përdorimi, por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës
17 Janar 2024, 20:07 -
Ben Andoni: Shakaja
Për të qeshur është se Berisha i vitit 2008, kujtoi se me pushtetin që iu dhá nga marrëveshja me Ramën, do të drejtonte pafund. Pa ditur, se njeriu i tandemit politik, do ia bënte jetën aq të vështirë dhe do drejtonte ai pafund. Ose si e tha dikur Rama publikisht: Do të iki, por vetëm kur ta mendoj Ai.
17 Janar 2024, 19:37 -
-
Reforma Zgjedhore, OSBE takim me Bardhin: Asistojmë për reformë gjithpërfshirëse! Deputeti: Farsa e rifillimit të punës, një tallje! Rama s’na lejon të përfaqësohemi
Të gatshëm për të asistuar një reformë gjithëpërfshirëse u shpreh OSBE pas takimit me Gazment Bardhin për reformën zgjedhore. Edhe Bardhi, reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur farsë dakordësinë e dy bashkëkryetarëve Alibeaj e Gjiknuri për të rinisur punën të premten në orën 11:00.
17 Janar 2024, 18:01 -
Balla 'dush të ftohtë' shefave të drejtorisë së policisë Tiranë! Zbardhni vrasjet! Report Tv zbardh diskutimet me dyer të mbyllura
Report Tv zbardh diskutimet me dyer të mbyllura të analizës 6 mujore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga momenti kur Ministrinë e Brendshme e drejton Taulant Balla, e cila u zhvillua me të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe shefat e tetë komisariateve, në Krujë.
17 Janar 2024, 17:51 -
-
Dumani u prezanton punën e SPAK, ambasadorët e BE i garantojnë mbështetje në goditjen e korrupsionit në nivele të larta
Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së sot në Europe House. Përfaqësuesit e BE i dhanë mbështetjen e plotë për goditjen e korrupsionit në nivele të larta.
17 Janar 2024, 17:08 -
-
