-
7.500m2 tokë në Vorë u tjetërsua dhe iu shit nipit të Sadri Abazit, 'arrest me burg' për ish-kreun e komunës Bërxullë e 3 të tjerë
Ish-kryetari i Komunës së Bërxullës, Ymer Marku dhe 2 të tjerë janë në hetim pasi akuzohen se ndihmuan në tjetërsimin e një toke 7.500 metra katrorë tokë e llojit “Arë” e cila më pas i është shitur nipit të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi. Report Tv mëson se deri tani janë ekzekutuar 3 urdhërarreste.
15 Prill 2024, 11:10 -
Tjetërsuan dhe grabitën 448 mijë metra2 tokë shtet në Durrës! Në pranga zyrtarë të Kadastrës e pronarë! Burri i zyrtares së Foltores së Berishës i kaloi tokën njeriut të Bashës (EMRAT)
Rreth 450 mijë m² tokë shtetërore pranë universitetit të Durrësit u sekuestrua pasi u privatizua me dokumente false. Pronat kaluan me firmën e numrit 2 të Kadastrës Durrës, Leonard Kadrimi, bashkëshort i zëdhënëses së Rithemelimit, i cili u arrestua. Në pranga ranë dhe 4 përfituesit e pronës, mes tyre Ardit Kërtusha, i angazhuar në politikë nga PS, te Basha
12 Prill 2024, 10:56 -
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars 2024, 10:11 -
Tiranë/ U ndërtuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 7 vila në Mullet! 9 persona merren të pandehur (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 9 persona,mes tyre 2 arkitektë, pasi akuzohen se kanë ndërtuar 7 vila me dokumente të falsifikuara. Nga hetimet u rezultua se për tu pajisur me leje rindërtimi kishin paraqitur dokumentacion tekniko ligjor me të dhëna të rreme duke cënuar kështu fondin pyjor.
28 Mars 2024, 15:14 -
Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie që shpërdoruan detyrën në zgjedhjet e 14 Maji
Qëndresa Qytetare depozitoi sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 Kryetarëve të Bashkive të cileër pretendon se kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 14 majit. Shkeljet që kanë kryer sipas Qëndresës Qytetare lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor.
26 Mars 2024, 09:02 -
SPAK arreston për tjetërsimin e 2 pronave kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro! Arrest shtëpie për 3 zyrtarë! Në kërkim pronari që përfitoi tokën me dokumente false
Kryetari në detyre i bashkisë Himarë Jorgo Garo, u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, në të paktën dy episode, ndërsa për 3 zyrtarë të tjerë, mes të cilëve kreu i kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj, u la në arrest shtëpie.
23 Mars 2024, 17:52 -
Kryebashkiaku socialist i Libohovës i pandehuri i SPAK! Shqiptarja.com siguron dosjen e Leonard Hides e bashkëpunëtorët: Zonat ku u 'mbyllën sytë' e u lejua kultivimi i kanabisit (EMRAT)
Shqiptarja.com siguron dosjen ndaj kryetarit socialist të bashkisë së Libohovës, Leonard Hide i cili akuzohet se bashkëpunoi për të lejuar kultivimin e kanabisit kundrejt fitim gjatë kohës që ishte shef i Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës.
18 Mars 2024, 12:03 -
Merrnin ryshfet për patentat e pezulluara, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për 25 personat e akuzuar për korrupsion në këmbim të përfitimit të lejeve të qarkullimit të pezulluara më parë.
13 Mars 2024, 21:06 -
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë.
1 Mars 2024, 15:29 -
Vangjush Dako lirohet nga burgu i Durrësit! Report Tv sjell pamjet! Kaluan afatet e paraburgimit, i caktohet arrest shtëpie
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjyqtarja Flojera Davidhi ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Dakon.
27 Shkurt 2024, 12:40 -
Presidenti Zelensky legalizon përdorimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë
Zelensky ka nënshkruar një projektligj që lejon përdorimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë, legalizimi i kanabisit mjekësorë ka si qëllim që të ndihmojë ushtarët dhe civiliët nga çrregullime post-traumatike.
16 Shkurt 2024, 15:43 -
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Në burg për koncesionin e sterilizimit, SPAK i sekuestron pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
8 Shkurt 2024, 13:19 -
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq
GjKKO dënon me 2 vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. 40 vjecarja u dënua me 1 vit. Ndryshohen dhe akuzat. Safet Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
7 Shkurt 2024, 16:01 -
Burgu i Peqinit 'hotel me 5 yje', detyrim paraqitje për ish-shefin e sigurisë Marenglen Kadiu! Në qeli u gjetën drogë dhe sende të paligjshme
Ish shefi i sigurisë në burgun e Peqinit, që aktualisht është drejtor i sigurisë në Burgun e Drenovës Marenglen Kadiu është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit.
24 Janar 2024, 15:41