-
-
'Fole' prostitucioni në Tiranë, arrestohet në Rinas ‘tutorja’ tjetër kineze! Rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipine dhe i shfrytëzonin për eskorta
Një 38-vjeçare është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Red Light2’ i cili pak ditë më parë goditi një rrjet prostitucioni në Tiranë. 38-vjeçarja Na Dong, banuese në Tiranë u arrestua në Rinas, në përpjekje për të kaluar nga pika kufitare. Na Dong së bashku me Yhong Yang, 52 vjeçe, e arrestuar dy ditë më parë, kishin krijuar një rrjet prostitucioni në kryeqytet.
24 Gusht 2024, 09:29 -
-
Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri prej 2023-shit, INSTAT: Bashkim familjar e punësim! Kryesojnë qytetarët nga Kosova, italianët dhe turqit
Vjet në Shqipëri banuan më shumë se 21 mijë shtetas të huaj, duke u rritur me 18% krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë ishin nga Kosova, Italia e Turqia, dhe shkaku kryesor është për punësim dhe bashkim familjar.
23 Gusht 2024, 16:39 -
Ekskluzive/ Ndahen rrugët me Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re! Drejt fundit Statuti
Antiberishistë më të zëshëm në luftën thuajse 3 vjeçare në Partinë Demokratike janë gati të krijojnë një parti të re politike. I shkëputur nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe drejtues të tjerë janë duke mbledhur firmat e fundit për regjistrim në gjykatë të subjektit të ri. Statuti është drejt përfundimit, ndërsa së shpejti do të vendoset edhe emri i partisë.
23 Gusht 2024, 15:14 -
-
PRECEDENTËT/ Eskortat e huaja po kërkojnë ‘parajsën’ në Shqipëri, 5 raste vetëm për 2024! Nga Azia, Europa dhe Amerika, për të rrezikuar edhe jetën
Si rekrutohen vajzat e reja nëpërmjet dy faqeve në internet për banesat me qira dhe eskortë. Tutorët që hiqen si menaxherë dhe përfundojnë në shantazhues. Rasti i sotëm me kinezët, më i rëndi. Në Durrës tutori fluturoi spanjollen nga dhoma e hotelit. Si funksionon skema dhe çmimet
22 Gusht 2024, 18:28 -
Kartelet narcos përsëri me ‘risi’, trafik droge me shalqinj të rremë! Kapet kamioni me 2 tonë metamfetaminë dhe vlerë 5 mln USD
Agjentët e kufirit në SHBA ndaluan mjetin me rimorkio që po hynte nga kufiri i meksikës, në Otaya Mesa. Totali prej 1220 pakosh ishte maskuar mes produktit bujqësor veror, në qese të pikturuara si shalqinj. Ngarkesa e dytë e kapur në një javë
22 Gusht 2024, 16:47 -
SPAK kërkoi dokumentet e tenderëve për pajisjet e identifikimit e votimit elektronik, KQZ i dorëzon në Prokurorinë e Posaçme
KQZ ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit elektronik si dhe te votimit dhe numërimit elektronik
22 Gusht 2024, 15:24 -
Vranë 72 vjeçarin në Memaliaj për 4 trungje, trupi u hodh në përrua! Krimi u nxit nga çifti fqinj e kreu nipi 23 vjeç, i ndihmoi dhe i biri! Motivi dhe dinamika
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen me thikë të 72 vjeçarit Faik Ajdini të ndodhur më 20 gusht 2024 si dhe rolin e secilit prej protagonistëve që bashkëpunuan për krimin e rëndë.
22 Gusht 2024, 12:42 -
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, pranga tutores kineze! Vajzat nga Kina e Filipine i 'reklamonin' në 'Escort Tirana', i dhunonin dhe u zhvasnin deri në 15 mijë € që t'i linin të lira
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Dy tutoret kineze rekrutonin vajza nga Kina e Filipinet dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Të huajat reklamoheshin në faqen 'Escort Tirana' dhe çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro. Tutoret i shantazhonin vajzat me foto erotike që të mos largoheshin nga rrjeti, njëra në pranga, tjetra në kërkim. Baza afër Prokurorisë së Tiranës.
22 Gusht 2024, 10:26 -
Kremlini po përgatitet për 'muaj luftimesh' në Kursk
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë do të zgjasin me muaj, dhe është duke tentuar ta përgatitë popullin për këtë “normalitet të ri”, thanë burime të afërta me administratën e presidencës ruse dhe me qeverinë për uebsajtet Meduza dhe Verstka.
21 Gusht 2024, 21:26 -
FOTOT/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki shijon bregdetin e Vlorës! Viziton shpellën e ‘Haxhi Alisë’: Një nga më të bukurat që kam parë
Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki i cili ndodhej në Vlorë, nga ku edhe performoi për herë të parë në Lungomaren e Vlorës, ka ndarë disa foto teksa shijon bregdetin e Jonit
21 Gusht 2024, 20:03 -
Ashensorët pa çertifikata sigurie, qytetarët në mëshirë të fatit
Pavarësisht gjetjeve alarmante të një investigimi të vitit 2021 të INA Media, i cili zbuloi se vetëm 1,200 nga mbi 10,000 ashensorë në Shqipëri kishin çertifikata sigurie, shumë pak ka ndryshuar në katër vitet e fundit. Me zbatimin e dobët të rregulloreve të sigurisë dhe mbikëqyrjen administrative të pamjaftueshme, qytetarët vazhdojnë të përballen me rreziqe serioze çdo ditë
21 Gusht 2024, 19:55 -
Ish-këshilltari zbulon ‘pikat e errëta’: Putin e manipuloi Trump, ish-operatori i KGB luajti me egon dhe pasigurinë e ish-presidentit me lajka
“The Guardian” zbardh pjesë nga libri i gjeneral-leitnantit në pension, që do botohet më 27 Gusht. Shërbeu për më shumë se një vit në “Shtëpinë e Bardhë”. Si e tallte ish-presidenti për veshjen. Tregon se Trump nuk i pëlqenin kritikat për kreun e Kremlinit dhe as nuk i dëgjonte këshillat: I thashë, Putin gënjeu Obamën dhe Bushin!
21 Gusht 2024, 18:46 -
Jahti i mbytur në Siçili, gjendet trupi i manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij! 2 të tjerë ende të zhdukur
Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë gjetur ditën e sotme dy prej trupave të zhdukur pas mbytjes së jahtit luksoz të fundosur të hënën pranë brigjeve të Siclisë, të cilët i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah.
21 Gusht 2024, 18:04 -
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
Më 2004, teksa helikopteri i Guardia di Finanza patrullonte mbi Lazarat, Mahmutaj e qëlloi me mitraloz. Sulmoi efektivët edhe në operacionin antikanabis më 2014, një u plagos. Precedentët në Dukagjin, Vlorë, Delvinë, Krujë, Bulqizë etj.
21 Gusht 2024, 17:37 -
Veliaj inspekton punimet në Kombinat, 300 familjet e dëmtuara nga tërmeti gati të marrin banesat e reja: Partiçkat dhe gjyqtarët na penguan, por s’na bllokojnë dot punët!
Kryebashkiaku pa nga afër punimet drejt përfundimit në bllokun e pallateve me 6 dhe 8 kate, që janë pranë dorëzimit dhe hedhjes së shortit. Vë theksin tek pengesat e ndryshme që i janë krijuar institucionit për të mos punuar në të mirë të komunitetit
21 Gusht 2024, 13:01 -
-
SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021
SPAK ka nisur hetimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me 2 tendera për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimit elektronik, me vlerë totale 21 milionë dollarë, tendera të fituara pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”. Kërkesa drejtuar KQZ, mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumanit, dhe kërkohen dokumentet për 2 tenderat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021
20 Gusht 2024, 18:08 -
Rriten kostot e rrugëve/ Zgjerimi i Tiranë-Durrës 298 mln euro, dyfishohet fatura për Ndroq-Plepa e Baypass-in e Elbasanit! ‘Ngec’ projekti i Skavicës
Zgjerimi i autostradës Tiranë Durrës do të kushtojë plot 298 milionë euro dhe fatura është rritur me më shumë se 93 milionë euro nga projekti fillestar. Dyfishohet edhe vlera e projektit për rrugët Tiranë-Ndroq-Plepa dhe për baypassin e Elbasanit. Të tjera projekte infrastrukturore publikohen në Fletoren Zyrtare.
18 Gusht 2024, 19:20
