-
Me ‘Lamborghini’ dhe milioner, historia e Dorian Pukës që sfidoi Anglinë për herë të tretë!
Puka fotografohet shpesh i veshur nga koka te këmbët me Gucci, dhe përveç filmimit të vetes duke udhëtuar nëpër Londër me një supermakinë, ai mund të shihet edhe duke darkuar në restorante të nivelit të lartë si San Carlo në Knightsbridge, Hakkasan në Mayfair dhe në The Shard.
30 Nëntor 2025, 15:55 -
Përmbytjet në Azinë Jugore, rreth 600 të vdekur gjatë kësaj jave
Reshjet ciklonike që përfshinë këtë javë Azinë Jugore kanë lënë të vdekur rreth 600 persona. Me miliona banorë të prekur në Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Sri Lanka nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet të cilësuara si më të këqijat në vite.
29 Nëntor 2025, 22:15 -
SPECIALE/ Jeta midis fijeve të perit, gratë që ruajnë amanetin e nënave
Të gjitha këto gra e shumë të tjera nëpër Shqipëri u janë përkushtur punimeve të dorës, secila në mënyrën e saj. Nuk e dinë nëse këto zanate do të mbijetojnë në botën e sundimit teknologjik, prandaj kërkojnë ndihmë që këto fije që kanë lidhur breza të tërë, të mos këputen.
29 Nëntor 2025, 18:35 -
Akuzohet se përdhunoi një grua, arrestohet polici në Dibër! E kanosi që të mos bënte kallëzim
Gjatë procedurave hetimore është konstatuar se punonjësi i policisë ishte larguar drejt Kosovës, por sot është bërë e mundur ndalimi i tij në momentin e rikthimit në territorin shqiptar.
29 Nëntor 2025, 15:23 -
Parku fotovoltaik merr kullotat, banorët në fshatin Qinam të Kolonjës protestë kundër projektit: Do shesim bagëtitë e do ikim
Banorët e fshatit Qinam në bashkinë e Kolonjës nisën protestat në mbrojtje të kullotave, që rrezikojnë të zihen nga panelet diellore. Diskutimi i hapur nga bashkia për parkun fotovoltaik, sipas banorëve, po tenton t’i detyrojë ata të braktisin vendlindjen, pasi të ardhurat e vetme i kanë nga blegtoria.
29 Nëntor 2025, 14:26 -
Igli Tare 'ribashkohet' sot me Lazion, nga Klose te Milinkovic-Savic! Sa shumë transferime te bardhekaltërit
Këtë mbrëmje, Milani do të përballet me Lazion dhe për drejtorin sportiv Tare do të jetë një sfidë e veçantë. Më poshtë janë të gjitha lëvizjet e tij më të famshme për tregun e transferimeve gjatë 15 viteve në Romë.
29 Nëntor 2025, 12:10 -
DOSJA/ Kokainë ‘Rolex’ e ‘CR7’, si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës: Këto që të çova tani janë 100% origjinale
Ish-oficeri Igli Haxhiaj, në burg se i shiti informacione hetimore grupit të trafikut të drogës të lidhur me Visin e Pojës, duket i përfshirë edhe vetë në trafik. Në mes të bisedave të koduara dhe transportit ndërkombëtar të drogës, Haxhiaj shfaqet si një nga figurat kyçe të rrjetit shqiptar që përfshinte bazat logjistike në Itali dhe lidhjet me grupet kriminale ndërkombëtare.
29 Nëntor 2025, 11:24 -
Emergjenca në Airbus/ 6 mijë avionë A320 do t'i nënshtrohen një përditësimi në software, disa linja nisin ndërhyrjen! Rrezatimi diellor mund të dëmtojë të dhëna kritike
Rrëzimi i një avioni A320 në fund të tetorit zbuloi se rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtojë të dhënat kritike për kontrollin e fluturimit.
29 Nëntor 2025, 07:16 -
-
Trafikuan 1.3 ton kokainë në Evropë, si funksiononte grupi kriminal i Visit të Pojës? 6 baza logjistike në Itali, 80 kg drogë për shitje brenda muajit
E gjithë kokaina nisej nga Amerika e Jugut, udhëtonte nëpër linja detare tregtare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore dhe më pas transferohej në Itali e fshehur brenda mjeteve të tonazhit të rëndë. Pasi kalonin kontrollet doganore, ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike.
28 Nëntor 2025, 18:19 -
-
-
-
BBC Travel artikull për kulinarinë shqiptare: Si gjyshet kanë arritur të ruajnë dhe trashëgojnë recetat tradicionale
BBC përmend dy periudha që vunë në rrezik kulinarinë shqiptare, duke shtuar se ishin gjyshet ata që arritën ta mbanin 'gjallë'. Artikulli është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama.
27 Nëntor 2025, 11:07 -
-
Bashkitë të pakënaqura me buxhetin e 2026-ës, kërkojnë ndihmë për të larë borxhet: Të jemi përfitues nga ‘Paqja Fiskale’, të na fshihen detyrimet
Shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor.
26 Nëntor 2025, 12:57 -
'Bosht trafiku Shqipëri–Turqi', raporti italian: Pse grupet kriminale shqiptare po e zhvendosin fokusin te drogat e forta
Sipas raportit të DCSA (Direzione centrale per i servizi antidroga) grupet me origjinë shqiptare vazhdojnë të jenë ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në territorin italian, ashtu edhe në pjesën më të madhe të Europës.
25 Nëntor 2025, 21:43 -
Përmbytjet/ 700 krerë bagëti e 2 mijë shpendë u mbytën në Sarandë! Nis verfikimi dëmeve në Lezhë, 300 ha ende në ujë
Dëmet e përmbytjeve në Sarandë kapin shifra alarmante thotë drejtuesi operacional i emergjencave Jolio Dine. 700 krerë bagëti dhe 2 mijë shpendë janë mbytur. Në Lezhë, ende rreth 300 hektarë është nën ujë, ndërsa ka nisur verifikimi në terren
25 Nëntor 2025, 20:21 -
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon
Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.
25 Nëntor 2025, 20:14 -
-
Spaho kritika PD: Në 2021 ishte 30 mijë vota mbrapa PS, tani 300 mijë! Financat shkojnë për LaCivitën, por jo për degët në rrethe! Sulmon edhe Nokën
Në një reagim në rrjete sociale, ish-deputeti shpreh shqetësimin për gjendjen e PD. Ai thotë se i ‘treguan derën’ se ngriti zërin. Thotë se PD shpenzon shuma të majme për të huajt, duke iu referuar Chris LaCivitas, por nuk shpenzon për degët që nuk kanë financa për fushatë. Sulmon edhe Flamur Nokën.
25 Nëntor 2025, 13:02
