-
Shtohet misteri/ Lulzim Basha nuk deklaron në ILDKP kontratën e qirasë së vilës në 'Long Hill', zero shpenzim për banim në 2019
Kreu i PD u zhvendos në tetor të 2019 për të banuar në një vilë ku qiraja kushton 2.5 mijë euro në muaj. Në deklaratën e pasurisë për këtë viti nuk rezulton asnjë e dhënë për koston e banimit. Ligji e detyron të deklarojë çdo ndryshim në pasuri, kontratë qiraje, blerje banese, dhuratë, trajtim preferencial apo ndryshim të gjendjes cash dhe llogarive bankare.
15 Korrik 2020, 16:05 -
-
Ekskluzive/ Pasuria e krerëve të drejtësisë, kreu i KLP me 2 vila në Farkë 566 mijë € dhe 22 troje e ndërtesa, drejtuesi i SPAK 3 kredi, Kryeprokurori vetëm pagën
Zbulohen ndryshimet në pasurinë e krerëve të drejtësisë së re për vitin 2019, kreu i SPAK Arben Kraja mbi 50 mijë USD të ardhura në vit, por shlyen tre kredi, kryeprokurori Olsian Çela kursen nga paga, Gent Ibrahimi trashëgon nga nëna 33 % të mbi 40 mijë m2 truall, 6 magazina dhe 6 ndërtesa, brenda vitit blen makinë 45 mijë USD dhe lidh kontratë për dy apartamente dhe dyqan në Skelë të Vlorës
14 Korrik 2020, 16:49 -
PS-ja i rrëzoi dekretin, Lleshaj: Meta ka fantazi të tepruar! Presidenca: Policia, jo peng e vettingut selektiv për t'i bërë fushatën partisë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se nuk do të pranojnë arsyet e Presidentit sepse kjo do të thotë të ndërpritet procesi i vettingut
14 Korrik 2020, 14:18 -
Rindërtimi në Tiranë/ 5.6 mln dollarë grante cash për riparimin e banesave! Rama: Pagesën do e marrin të gjithë! Veliaj: Të premten nis ndërtimi i 50 banesave individuale në Farkë
Qeveria ka nisur shpërndarjen e granteve prej 5.6 milionë dollarë për riparimin dhe meremetimi vetjak i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Nga këto grante përfitojnë banorët e atyre banesave të cilat kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme dhe që kanë nevojë vetëm për rikonstruksione të lehta, duke marrë pagesë me para në dorë.
14 Korrik 2020, 11:47 -
-
Nisin aplikimet në shkollën e policisë për 'Patrullë të përgjithshme', kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Në përfundim të gjithë procesit të konkurimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.
13 Korrik 2020, 22:49 -
-
-
Itali, dy shqiptarë kapen me 8 kg kokainë me vlerë 1 mln euro
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ankona, pasi akuzohen për trafik kokaine. Sipas mediave në Itali, dy shqiptarët e arrestuar janë me inicialet I.T 43 vjeç dhe J.M 37 vjeç. Policia i sekuestroi 8 kg kokainë me vlerë tregu deri në 1 milion euro.
12 Korrik 2020, 09:33 -
-
-
Në pikëpyetje vijimi i transportit urban në kryeqytet! Operatorët: Nuk po merren parasysh kërkesat, po na shtohen humbjet
Transporti urban në kryeqytet mund të mbyllet përsëri të hënën. Shoqatat e transportit pohojnë se kërkesat e tyre nuk po plotësohen dhe humbjet janë të mëdha. Ndërsa disa nga kompanitë e autobusëve thonë se do të punojnë edhe këtë javë.
11 Korrik 2020, 11:43 -
Ministrja Balluku: Autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë
Teksa Milot-Fier pritet të jetë me pagesë, në autostradën Tiranë-Elbasan nuk do të vendoset trau! Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në Report Tv se nuk ka asnjë plan që kjo rrugë të bëhet me pagesë, duke rrëzuar kështu paraardhësin e saj që në 2018-ën hodhi idenë që udhëtarët të paguanin, për të mbuluar kështu kostot shtesë të ndërtimit të rrugës që përfundoi plotësisht 4 vite me vonese.
10 Korrik 2020, 14:43 -
-
-
-
-
-
28.5 mln euro u dhanë për PPP në pandemi, 2 koncesionet e shëndetësisë më pak të financuara
28.5 milionë euro kanë shkuar për koncesionet në kohë pandemie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 5 muaj të parë të vitit janë financuar 8 kontrata koncesionare. Fondet më të mëdha janë marrë nga koncesioni i skanimit në doganë.
7 Korrik 2020, 18:03 -
