Shtohet misteri/ Lulzim Basha nuk deklaron në ILDKP kontratën e qirasë së vilës në 'Long Hill', zero shpenzim për banim në 2019

Shtohen dyshimet dhe misteri rreth zhvendosjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tetor të vitit 2019, për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë. Në fund të vitit 2019, kryetari i opozitës refuzoi të jepte detaje si dhe të publikonte kontratën e qirasë së pretenduar, për jetesën në një shtëpi, në një zonë të tillë të Tiranës, ku qiraja mujore kushton rreth 2.5 mijë euro. E vetmja mundësi që Lulzim Basha të deklaronte dhe sqaronte raportin e tij me vilën, nëse banonte me qira apo e kishte blerë, ishte deklarimi i pasurisë për vitin 2019, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si një detyrim ligjor dhe më pasoja penale, në rast refuzimi apo deklarimi të rremë.

Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira...”.

Bazuar në këtë deklaratë të PD-së, fakti që Lulzim Basha nuk deklaron shpenzimet dhe kontratën e qirasë, është tejet komprometues dhe mund ta veshë kryetarin e opozitës edhe me përgjegjësi penale. Ligji nr. 9049 për deklarimin e pasurisë, në nenin 4 parashikon që subjekti deklaruar duhet të deklarojë çdo ndryshim në llogaritë bankare dhe të gjendjes cash, si dhe si dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. Gjithashtu ligji parashikon detyrimin për të deklaruar edhe dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale.

Pra, në çdo rrethanë, Lulzim Basha duhet të deklaronte statusin e banesës së re, nëse e ka marrë me qira, e ka blerë, ia kanë bërë dhuratë apo e kanë trajtuar në mënyrë preferenciale, që do të thotë se kanë strehuar pa i marrë pagesë qiraje. Nga ana tjetër, fshehja e pasurisë apo shpenzimeve, refuzimi për deklarim apo mashtrimi me deklaratat e pasurisë përbën vepër penale.

Nga ana tjetër, edhe deklarata e Partisë Demokratike se Lulzim Basha është zhvendosur përkohësisht në një banesë tjetër, pasi banesa e tij po i nënshtrohet disa punimeve për shkak të dënimeve nga tërmeti, nuk rezulton e vërtetë. Edhe pse Basha është zhvendosur në vilë që nga tetori i 2019, që nga ajo kohë e deri më sot, në banesën e tij në pallatin pranë Parkut të Liqenit, nuk është kryer asnjë punim.

Sot banesa e Lulzim Bashës është e boshatisur. Për shkak të mungesës së shërbimit, janë tharë edhe pemët në banesën e zgjeruar në katin e 12-të pallatit. Nga ana tjetër, edhe Instituti i Ndërtimit ka rrëzuar pretendimin që ky pallat të ketë pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti. Shqiptarja.com ka publikuar një raport teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët.

( Kliko këtu ) Deklarata e plotë e pasurisë së Lulzim Bashës për vitin 2019 ku nuk deklaron asnjë shpenzim për qiranë e vilës

 

Neni 4 i ligjit për deklarimin e pasurisë, ku parashikohet detyrimi për të deklaruar çdo ndryshim në pasuri, dhurata apo trajtime preferenciale 

Pasojat penale për mosdeklarim pasurie 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noku: 16/07/2020 11:05

    Ja te shohim a do e therrase ILDKPKI per te dhene shpjegime, se Leskaj merrej me Teatrin, jo me pasurite/deklarimet e boslitikaneve.

    Përgjigju
  • Lylbythi: 16/07/2020 10:44

    Normal si te deklaroje pasurine e vet...Shtepia e tije dihet!

    Përgjigju
  • LORA: 15/07/2020 18:09

    Une nuk e gjej dot misterin e futjes ne vile te lul-holandezit pas termetit te 21 shtatorit dhe para termetit te 26 nentorit 2019-te.

    Përgjigju
  • ymeri: 15/07/2020 17:17

    ARRESTOJENI BASHEN,,ARRESTOJENI KETE PLEHREN,,KETE NDYRESIRE HAJDUT ---SHPELLAR,, DHE BEJINI HETIM SESI I BERI LEKET PER TE BLERE NJE VILE QE KUSHTON 1 MILION EURO......SPAKU ME KETO TE MERRET....

    Përgjigju
  • saliu: 15/07/2020 17:02

    E meriton lulaqi vilen. Populli te rri pa buke vetem lulaqi te mos trembet nga Termeti. Ja japin oligarket se thone ta kene mire, se larg qofte behet me te vertete kryeminister. Se lulaqi ndjek ato teorite enderro ednerro, se behet realitet ajo qe mendo. Keshtuqe ja japin vilen se ambicjen e ka te madhe dhe budallenjte qe e mbeshtesin i ka me vete qe te vrasin per Lulin neper studio televizive.

    Përgjigju
  • Rera: 15/07/2020 16:50

    “”Shkrim qe ia vlen “ A nuk te vrasin syzet .Ku pu te pengon Luli ty .Po vjedhjt a po tu kane thyer xhamat e syzve .Gjej nzj vend dhe cof .

    Përgjigju
  • gaz: 15/07/2020 16:31

    Ky eshte fatkeqesi se po te kishte opozite te hajrit edhe qeveria nuk do te ishte kjo qe eshte. Po kur ke nje karabush si Lyli, ca shprese kemi ne. Ik o gomar, kerric me shume respekt per kerricat

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/07/2020 16:30

    Lulin e ka bekue zoti me jetu ku i don qejfi te cohemi te mposhtim Edvin Mafine qe vret e pret shqiptaret

    Përgjigju
    • Dory: 15/07/2020 21:48

      Po mor shoq po... Sa vrau luli ne gerdec e ne bulevard... Na del dhe pa pune ky dhe neperka gruja vet

  • Landi: 15/07/2020 16:29

    Na cate trapin me kete hajdut. O Edi Rama shume po i shkon mbrapa ketij zagari qe nuk e pyt as gruaja vet. Ky eshte njeri qe ka shkel ligjin me shume edhe se Dritan Dajti e Zani Caushi dhe pretendon te behet dhe kryeminister. Na moret frymen ne si popull dhe lini keto langot te vrasin, te vjedhin dhe te pretendojne te vijne prape ne pushtet. e kuptoni qe po na boni me ik me vrap nga syte komet apo jo!!!!!! Ka shtet ketuuuuuu???????????? Aloooooo Ediiiii????? Do besh shtet apo te te leme vetem ty me Lulin dhe p.... ne krevat bashke

    Përgjigju
    • Gaius: 15/07/2020 16:56

      FIKS !!!!! Ne fakt, na ka ÇAR trapin ky plehra qe kujton se do shpetoj SHQIPTARET.

  • qytetari: 15/07/2020 16:21

    E kuptoni se ky toc po ja ben borxh shqiptareve_. Kush eshte ky pis qe vjedh parate e rrugeve, vret me 21 janar, jeton ne shtepine e kriminelit, tani ne dy supervila me nga 500 mije euro secila ne fshatin e oligarkut dhe nuk e prek njeri_ Ore do beni shtet apo te quhemi shteti i Lulit jo Shqiperi. Jetojme ne Lulistan tani?

    Përgjigju
  • O tej: 15/07/2020 16:19

    Lulqim Badha nuk deklaron se eshte b... q...

    Përgjigju
    • Askushi: 15/07/2020 17:52

      Ky eshte dhe hajdut por dhe budalla.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt