-
Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme
Kur bota sot përballet me COVID-19, një tjetër epidemi kujtohet çdo 1 Dhjetor. Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS Andi (emër i vendosur nga redaksia) mori guximin të rrëfejë për herë të parë historinë e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, 2 vite pasi u infektua.
1 Dhjetor 2021, 18:31 -
U zhduk nga Vlora 3 ditë më parë, nëna e 17-vjeçarit nuk tregon që është njerka e tij/ Dëshmitarja: Gënjen, djali ka ikur tek nëna e tij në Konispol
Një mesazh urgjent mbërriti këtë të mërkurë në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. Familjarët e një 17-vjeçari nga Vlora denoncojnë zhdukjen e të birit, kontaktin e fundit me të cilin e kanë patur në 28 nëntor 2021.
1 Dhjetor 2021, 18:08 -
Kuvendet e PD/ Berisha nga Tropoja: Ti me vasalët e tu po u ofron poste drejtorësh e zv.ministrash në qeverinë Rama në këmbim të 18 dhjetorit! Basha: Po poshtëron demokratët, lajm i rremë
Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tropojë, ku ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Lulzim Bashës. Në një kohë që Lulzim Basha thotë se po takon bazën e partisë, Berisha e akuzon se ai po "blen" demokratët duke i kërkuar që të firmosin për '18 dhjetorin' dhe në këmbim do u japë poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës.
1 Dhjetor 2021, 16:58 -
-
ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë Durrës, bizneset kundërshtojnë: Kemi aplikuar për leje, këta vijnë fshehurazi! Po na shkatërrojnë
Bizneset në aksin Tiranë-Durrës kanë kundërshtuar sot aksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme. Pronarët e bizneseve në anë të rrugës shprehen se kanë aplikuar për leje dhe se i është komunikuar se duhet të presin, teksa theksojnë se ndërhyrja sot e ARRSH ishte e pa lajmëruar.
1 Dhjetor 2021, 12:06 -
Ujërat e trazuar sollën në bregdetin e Lezhës 'indiferencën ndaj natyrës' dhe plehrat e njerëzve! Alarmante situata edhe në Sarandë, plazhet 'pushtohen' nga mbetjet plastike
Ujërat e trazuar të ditëve të fundit për shkak të reshjeve, sollën në bregdetin e grykëderdhjes së lumit Drin në Lezhë, indiferencën, moskujdesin ndaj natyrës, dhe mbeturinat e njerëzve që i duhen 450 vjet për t’u dekompozuar.
1 Dhjetor 2021, 11:14 -
Dy Kuvendet e PD/ Koka: Basha zhduku demokracinë! Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige
Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
30 Nëntor 2021, 21:44 -
Qëlloi me shuplakë në të pasme gazetaren italiane, tifozi merr dënimin e merituar! Greta Beccaglia: Nuk kam fjetur për net të tëra
Gjesti i tij në fund të ndeshjes, duke qëlluar me shuplakë në të pasme gazetaren gjatë transmetimit live, i ka kushtuar jo pak tifozit italian. Mësohet se ai është pezulluar 3 vite nga të gjitha aktivitetet sportive.
30 Nëntor 2021, 21:38 -
-
‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 35-vitesh, jetimi 'mbytet' në lot kur ia dëgjon zërin! Nëna: Ke qenë sekreti im, të kam pasur gjithmonë në zemër
Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV nën moderimin e Odeta Dumes solli sërish emocione mesditën e kësaj marte, duke lidhur pas 35-vitesh djalin me nënën e tij. Aleksander Çoka i lënë në jetimoren e Shkodrës,sot për herë të parë pa imazhin e nënës dhe iu drejtua me fjalë zemre. Momente prekëse edhe për qindra shikues të ekranin të Report Tv, që shprehën emocionet e tyre nga një numër i madh telefonatash.
30 Nëntor 2021, 18:18 -
Shkojnë për firmat, delegatët e degës 4 në Tiranë: PD na kyçi derën! Dega 11: Kanë firmosur 79.5% e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit (LISTA e plotë)
Delegatët e degëve të PD-së, 4 dhe 11 e gjetën të kyçur derën për të shkuar në zyrën e Edi Palokës në selinë blu për procedurën e verifikimit formal të emrave të firmëtarëve për mbajtjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor. Megjithatë para kamerave lexuan nga lista e tyre emrat e anëtarëve që mbështesin Berishën duke thënë se me këtë vendim Basha po ofendon demokratët.
30 Nëntor 2021, 14:50 -
Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje në burgun e Greqisë, Apeli i 'jep një dorë' ish gardianëve: U sollën mirë
Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dëbimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.
30 Nëntor 2021, 13:48 -
VIDEO/ Dallgët e forta në Durrës nxjerrin të ngordhur në breg breshkën detare ‘Kareta-Kareta’
Ndërkohë në breg është nxjerrë edhe një breshkë detare e llojit “kareta-kareta”. Ajo është nxjerrë në breg e ngordhur. Sakaq disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore
30 Nëntor 2021, 11:34 -
VIDEO/ E frikshme në Vlorë, deti i trazuar këput litarët e tragetit të Brindisit me 129 pasagjerë, arrin të ankorohet në port pas 6 orësh, qytetarët: U frikësuam
Trageti i Brindisit në Vlorë me 129 pasagjerë në bord, ka arritur të ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh në det të trazuar dhe dallgët e larta, duke krijuar panik te pasagjerët gjatë kësaj kohe.
30 Nëntor 2021, 10:32 -
-
Zbardhet Shqipëria, temperatura të ulëta e reshje dëbore, bllokohen fshatra malorë! Korça, Llogaraja e Thethi 'veshin' mantelin e bardhë! Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë
Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Shqipëria, nga Thethi, Peshkopi, Llogara, Korçë, Dardhë. Ndërsa fshatrat malorë në Kukës, Dibër dhe Korçë janë bllokuar nga dëbora. Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
30 Nëntor 2021, 08:45 -
Përjashtimi nga PD pas shpalljen 'Non Grata'/ Hoxha te '5 Pyetjet': Berisha do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e Bashës! Në parti s'ka zgjidhje më të mirë se kryedemokrati
Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.
29 Nëntor 2021, 22:37 -
Mehmetaj në ‘5 Pyetjet’: Basha iu dha fund protestave se e dinte që do dilnin jashtë kontrollit! Pas 25 prillit kuptuam se marrëdhënia me PD-në nuk ishte e sinqertë
Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën.
29 Nëntor 2021, 22:31 -
Ish-deputeti Aldo Bumçi në Report Tv: Ka mungesë besimi ndaj Bashës! Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme! Rama s'ka frikë prej tij
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm.
29 Nëntor 2021, 21:52 -
Moti i keq/ Ndalohet kalimi në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë pa zhinxhirë
29 Nëntor 2021, 20:54 -
Debati në ‘Studio Live’/Bejko: Në Gjirokastër po mblidhen firma që të mbrojnë 'doktorin', PD e ndarë në tre pjesë! Këlliçi: Basha e trajton partinë si pronë të tij
'Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në studio ishte deputeti Belind Këlliçi i cili tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë të tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko tregoi se mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.
29 Nëntor 2021, 20:12
