-
-
-
‘Dua që babi të kthehet, s’mund të fle pa të!’, Franca dëbon për herë të dytë 41-vjeçarin shqiptar, indinjohen shoqata dhe komuniteti! Historia dhe kalvari
Gazmir Hoti, kuzhinier restoranti dhe banues në La Rochelle, është dëbuar nga autoritetet më 27 Gusht drejt Shqipërisë, duke shkaktuar pakënaqësi. Hera e dytë që e largojnë në dy vite, baba i dy vajzave të mitura 4 dhe 6 vjeçe. Ishte larguar nga vendi pas kërcënimit nga ish-kunati. Pronari dhe miqtë të shqetësuar. Gruaja: S’i shoh dot fëmijët duke qarë!
30 Gusht 2024, 08:37 -
Fier, plazhi i Darëzezës i frekuentuar në fund të gushtit! Pushuesit: Vijmë për detin e pastër, rërën kurative dhe çmimet e lira
Në një kohë kur në shumicën e plazheve çmimet janë rritur, Darëzeza në Fier ofron një alternativë ekonomike për çdo familje. Në fund të gushtit plazhi është i populluar dhe pushuesit shprehen të kënaqur me ç’ka ofron ky plazh me rërë kurative buzë Adriatikut.
29 Gusht 2024, 15:31 -
-
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
Fondet shtesë të miratuara për bujqësinë nga qeveria do të përdoren kryesisht për ndërtimin e serave të reja, për ndërtimin e rrjetave anti-breshër për shkak të stinës së dimrit që kemi përpara si dhe për stalla, ujitje e rrjeta peshkimi.
29 Gusht 2024, 15:19 -
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
Zbardhet i plotë itinerari i anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furra e çelikut të KURUM dhe që tregtohej nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. “Thestraitstimes” raporton se “Compton” dhe “Condor” përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.
29 Gusht 2024, 13:18 -
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LZHK e Dashamir Shehit nesër depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padinë
Nesër në Gjykatën Kushtetuese LZHK e Dashamir Shehit do të depozitojë një kërkesë padi lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor që u votuan në parlament në fund të korrikut. Lajmin e bëri me dije juristi Rezart Kthupi.
28 Gusht 2024, 21:00 -
Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron
Një sulm me dron i forcave ukrainase shkaktoi zjarr në një depo nafte në Rostov të Rusisë, ndërsa Kievi u përpoq të sulmonte edhe rajonin Kirov, rreth 1 mijë e 500 kilometra në verilindje të kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë, thanë autoritetet e rajonit jugor rus.
28 Gusht 2024, 16:57 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit për vitin 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat! Para për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët
Buxheti i shtetit është rishikuar për herë të dytë brenda vitit, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 27 miliardë lekë. Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se janë shtuar fondet për ministrinë e bujqësisë, të shëndetësisë arsimit dhe të ministrisë së brendshme.
28 Gusht 2024, 12:52 -
U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 60-vjeçari
60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili në muajin korrik u plagos nga helika një gomone, në gjirin e Shën Janit në gadishullin e Karaburunit, ka ndërruar jetë në Turqi. Ish basketbollist, prej 31 vjetësh, punonjës në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kishte shkuar në pushime me familjen. Ai kishte zbritur nga një anije turistike në Karaburun, kur u plagos në këmbë nga helika e gomones në molin e vjetër të ushtrisë në gjirin e Shën Janit, jo zonë plazhi
28 Gusht 2024, 12:22 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:20 -
Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, po përgatitej për hakmarrje pasi i vranë babain në atentat
Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe një tjetër eksponent i botës së krimit Andrea Kalemi. Arrestohet edhe Julian Kalemi, kushëri i Andrea Kalemit, strehonte Andrew Boden
28 Gusht 2024, 10:22 -
-
-
KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit cilësohen veprimet e KURUM që nxori në rrugë 500 punonjës gjoja për shkak të vështirësive financiare. Nga verifikimi i Report Tv rezulton se vetëm vitin 2023 fitimi i KURUM ishte 44 miliard lekë të vjetra.
27 Gusht 2024, 17:15 -
Thikë për ‘nder’! Darmend Keli mbulon fytyrën me duar: S’doja! U ktheva në shtëpi pa menduar se e vrava
Gjykata la në burg, 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili qëlloi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin, pasi ky i fundit i ngacmoi të fejuarën. Keli është parë duke mbajtur duart në kokë, edhe për të shmangur vëmendjen e mediave të pranishme në seancë. Në burg u la edhe shoku i viktimës, i cili drejtonte motorin në gjendje të dehur.
27 Gusht 2024, 16:10 -
Superaksion në Australi, 1600 vetë të arrestuar për drogë! Sekuestrohet drogë me vlerë 63 mln dollarë
Një superaksion kundër drogës është realizuar në Australi, dhe më shumë se 1600 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestrua një sasi droge me vlerë 63 milionë USD. Shefi i inteligjencës një lloj droge e re, Nitazene, po rrezikon shoqërinë më shumë se Fentanili
27 Gusht 2024, 14:21 -
Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin, lihet në burg 25-vjeçari! I penduar para gjykatës: S’doja ta vrisja! Më ngacmoi gruan e më qëlloi me grusht pastaj e godita
Darment Keli është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit pasditen e 24 gushtit në zonën e Astirit në Tiranë, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën. 25-vjeçari, i cili u la në burg nga gjykata e Tiranës, tha se nuk kishte qëllim që ta vriste Amarildo Hoxhallarin, por pasi e kishte parë duke i ngacmuar bashkëshortes së tij, ai e kishte pyetur se çfarë po bën dhe më tej sipas tij ishte ofenduar e goditur me grusht nga 34-vjeçari
27 Gusht 2024, 11:52 -
Fatos Çoçoli: Kthesa e madhe me arbitrazhin ndërkombëtar! Shteti shmangu gjoba dhe humbje në nivel 208 milionë euro
Në tre muaj, shteti shqiptar fiton tre gjyqe të rëndësishme ndërkombëtare. imazhit të një shteti, që në shtatë gjyqe humb gjashtë, i erdhi fundi. Merr fund perceptimi i Shqipërisë si një shtet i dobët në arbitrazhin ndërkombëtar, i cili humb në masë gjyqe, për shkak të ankesave të kompanive të huaja
27 Gusht 2024, 11:01
