-
Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit 8-vjeçari! Autori dhe familja e viktimës u konfliktuan në shtator, por s'njoftuan policinë! Ekspertët nesër në shtëpinë e Çalamanit, dyshohet për tentativë përdhunimi
Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai se ka duruar dhe e ka vrarë’. Autori paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta.
17 Nëntor 2021, 08:19 -
Kompanitë nuk e mbyllin dot “krisjen”, sigurimet e makinave ende shiten me çmime deri 28% më të ulëta se nivelet zyrtare
Kompanitë e sigurimeve ende nuk kanë arritur ta mbyllin “krisjen” që ka ndodhur në marrëveshjen për tregtimin e policave të sigurimit për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).
16 Nëntor 2021, 23:41 -
Tjetër luftë? Armenia i kërkon ndihmë Rusisë: Kemi përplasje ushtarake me Azerbajxhanin, na mbroni
Armenia i kërkoi Rusisë ditën e sotme që të ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit dhe tha se një përplasje e rëndë kufitare midis forcave azere dhe armene ishte duke u zhvilluar. Tensionet midis Jerevanit dhe Bakut mbeten të larta pas një lufte 44-ditore vitin e kaluar midis forcave etnike armene dhe ushtrisë azere, të mbështetur nga Turqia, që vrau të paktën 6,500 njerëz dhe përfundoi në një fitore vendimtare për Azerbajxhanin.
16 Nëntor 2021, 15:14 -
FOTOT/ Porti më i ri turistik në Vlorë merr formë, ja si do të duket pas 4 vitesh
Prej disa kohësh po punohet për modernizimin e turizmit në rivierën tonë dhe Vlora është epiqendra e projekteve. Porti ekzistues industrial në qytet do zhvendoset për t’u zëvendësuar nga një port i ri vetëm për qëllime turistike.
16 Nëntor 2021, 13:40 -
Luljeta Bozo në Kuvend: Pensioni minimal të mos jetë më i vogël se minimumi jetik
16 Nëntor 2021, 13:25 -
Humb motrën, deputeti socialist Sinaj i bën thirrje vajzave dhe grave: Mos neglizhoni kontrollin dhe mamografinë
Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë. Ai shton se ato shpëtojnë jetën dhe kursejnë dhimbjen e njerëzve të dashur.
16 Nëntor 2021, 08:49 -
Dy standardet/ SPAK u bllokon pasurinë dhe i çon për gjykim, Prokuroria e Tiranës zvarrit prej 20 muajsh dosjet e gjyqtarëve e prokurorëve të kallëzuar për fshehje pasurie
20 ish gjyqtarë dhe prokurorë u kallëzuan në të njëjtën kohë për fshehje pasurie nga avokati Fran Dashi, SPAK bën gati dosjet për gjykim si dhe ka kërkuar sekuestrimin e pasurive për 3 ish gjyqtarë VIP, prokuroria e zakonshme asnjë vendim prej 20 muajsh për 10 subjekte, Perit Fusha u kallëzua nga Vetingu që në maj të 2019.
16 Nëntor 2021, 08:41 -
SHBA-ja kritikon Rusinë për testimin që çon në mbeturina të rrezikshme hapësinore
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price kritikoi Rusinë për kryerjen e një testi rakete "të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm" që shpërtheu satelitin e saj, duke krijuar një re mbeturinash që detyroi ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të ndërmarrë veprime evazive.
16 Nëntor 2021, 04:20 -
Aksion pastrimi në të gjithë vendin, Rama publikon foto nga Durrësi, Saranda dhe Fieri: Patriotizmi fillon nga mbrojta e mjedisit! Toka dyshemeja e shtëpisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga aksioni I sotëm në Durrës, Sarandë dhe Fier, duke e karakterizuar mbrojtën e mjedisit fillimin e patriotizmit.
15 Nëntor 2021, 20:41 -
Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Topalli: Vendimi i tij nul! Do mblidhet në datën 11! Lulzimi gënjeu
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është një nga zërat që i ka dalë hapur prej kohësh Lulzim Bashës, mirëpo nuk është parë asnjë ditë në 'Foltoret' e Sali Berishës, megjithatë në këtë "luftë" të brendshme ajo është pozicionuar krah ish-kryeministrit. Në një kohë kur Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor, Topalli tha se kjo është një tjetër gënjeshtër e tij e radhës.
15 Nëntor 2021, 18:04 -
Inaugurohet Qendra e re Komunitare në Shkozë, Veliaj: Iu shërben mbi 500 familjeve në nevojë dhe fëmijëve me aftësi ndryshe
Qendra Komunitare në Shkozë, e amortizuar ndër vite dhe e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është transformuar në një qendër bashkëkohore, me kushte moderne dhe hapësira të bollshme, për të paktën 500 familje në nevojë, të cilave iu shërben çdo vit
15 Nëntor 2021, 14:01 -
Osmani publikon ftesën e Presidentit Biden, konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se e ka kuptuar javën e kaluar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, pas disa takimeve që ka realizuar në Uashington.
15 Nëntor 2021, 09:57 -
-
-
Paketa Fiskale 2022, Tabaku: Klienteliste dhe anti-biznes! Qeveria po minon dhe shkatërron tregun e lirë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar paketën fiskale të 2022 si klienteliste dhe anti-biznes, duke shtuar se qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.
14 Nëntor 2021, 11:49 -
Humb ‘luftën’ me COVID-19 mësuesja nga Elbasani, ministrja ndan lajmin e trishtë dhe ngre apel për vaksinim: Mos e neglizhoni, virusi ende mes nesh
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër COVID-19, të cilën nuk e fitoi dot.
14 Nëntor 2021, 11:22 -
Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë, ‘plasin’ portalet me akuza, Osmani: Nuk kam premtuar toka në shkëmbim të ftesës! Koha e këtyre politikanëve ka mbaruar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj disa portaleve të cilat e akuzuan se ka premtuar toka për Manastirin e Deçanit në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokracinë në SHBA.
14 Nëntor 2021, 11:05 -
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:38 -
Fermerët e Roskovecit: Nuk kemi treg për vajin e ullirit! Mbiprodhimi, këtë vit vaji i ullirit shitet me 500 lekë/litër
Fermerët e Roskovecit janë përballur me prodhim të madh të vajit të ullirit, por nuk kanë treg për ta shitur. Shumë prej tyre kanë zgjedhur ta shesin direkt në fabrikën e përpunimit për një çmim më të lirë, ndërsa të tjerë ankohen se tregun e dominon vaji i importit./
13 Nëntor 2021, 22:53 -
-
Diaspora me një tekst të përbashkët mësimor të gjuhës dhe kulturës shqiptare
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të e librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
13 Nëntor 2021, 20:43
