-
-
-
Rama uron presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi: Mbështetja që mori u ktheftë në mbarësi për vendin që na lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Jakov Milatoviç që u zgjodh presidenti i ri i Malit të Zi. Në mesazhin e tij në Twitter, Rama thotë se mbështetja që mori nga zgjedhësit u ktheftë në më shumë mbarësi për Malin e Zi.
7 Prill 2023, 18:10 -
VIDEO/ Apolonia fiton në 'frymën e fundit' me përmbysje, Lushnja disfatë në Luz! Lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte javën e 22-të me dy duele. Duke nisur nga 15:00, Apolonia fitoi me vuajtje 2-1 kundër Burrelit në "Loni Papuçiu", ndërsa Luzi mposhti pastër 2-0 Lushnjën.
7 Prill 2023, 16:59 -
E kritikoi për komentet ndaj vajzës së tij, Zhaklina i ‘përgjigjet’ babait të Kiarës! Poston adresën e psikiatrisë
Një ditë më parë, babai i Kiarës komentoi sjelljen e vajzës së tij brenda Shtëpisë së Big Brother pas debateve që ajo pati me Efin. Babi i Kiarës pati kritika për opinionisten Zhaklina, pasi sipas tij ka mbajtur qëndrime kontradiktore.
7 Prill 2023, 16:16 -
Më 1 maj ‘shkrihen’ 9 gjykata të shkallës parë, dosjet nuk rishortohen! Kreu i Gykatës së Pogradecit: Brenda muajit transferohemi në Korçë
Pas gjykatave të Apelit do të mbyllen 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe. Nga data 1 Maj ato do të transferohen në qendër qarku, por e rëndësishme është se nuk ka rishortim. Të gjitha çështjet e nisura do të vazhdojnë të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.
7 Prill 2023, 16:14 -
Koha kur Benito Musolini i shpalli luftë makaronave italiane
Gjatë viteve 1920 dhe 1930, diktatori fashist Benito Mussolini tentoi diçka që asnjë politikan italian nuk e kishte tentuar kurrë më parë: ndalimin e makaronave.Kërkimi për të hequr qafe ushqimin më ikonik dhe më të konsumuar të vendit u motivua kryesisht nga faktorë ekonomikë. Ndërsa marrëdhëniet ndërkombëtare u ftohën dhe perspektiva e një lufte tjetër evropiane u rrit, qeveria shpresonte ta bënte bujqësinë italiane më të pavarur duke reduktuar importin e përbërësit kryesor të makaronave: miellin.
7 Prill 2023, 15:31 -
Dështon edhe sot nisja e gjykimit për inceneratorin e Elbasanit, e akuzuara duhet të ishte në 'arrest shtëpie' por policia nuk e gjen në banesë! Seanca më 20 prill
Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy".
7 Prill 2023, 15:26 -
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale me ortakë rusë, Frrok Çupi: Do nxjerrin zbuluar veprat e kryera nga ajo dhe Meta kundër interesave të vendit
Gazetari dhe analisti i njohur, Frrok Çupi ka zbuluar prapaskena të bujshme për politikën shqiptare. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çupi është shprehur se dosja ruse ku implikohet çifti Meta-Kryemadhi do të nxjerrë zbuluar të tjera ngjarje të rënda të kësaj familjeje që vazhdon të punojë kundër interesave të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, analisti ka treguar dhe fakte tronditëse për dosjen “non grata” të Sali Berishës.
7 Prill 2023, 15:22 -
-
-
-
Historia e lepurushit të Pashkëve që shpërndan vezë: Si u bë simbol i i ngjalljes së Jezu Krishtit
Lepuri i Pashkëve është kthyer në një simbol të dashur të festës së Pashkëve, por nga e ka origjinën kjo traditë? Historia e lepurushit të Pashkëve mund të gjurmohet në ritualet e lashta pagane që festonin ardhjen e pranverës dhe rinovimin e jetës.
7 Prill 2023, 14:49 -
-
-
Në ‘Big Brother’ mbërrin zarfi i zi! Merren masa për Luizin dhe Efin, çfarë kanë bërë?
Big Brother ka paralajmëruar Luzin dhe Efin për sjelljen e tyre. Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother, në të cilin paralajmërohej se Luizi dhe Efi do të përjashtohen nga loja nëse vijojnë të sfidojnë banorët me lojëra që janë në kundërshtim të rregullave të shtëpisë, siç është ftesa që iu bëjnë për t’u futur në tualet, sfidë që do t’i nxirrte direkt në nominim.
7 Prill 2023, 14:21 -
Euro në pikiatë, arrin nivelin minimal historik! Sot u këmbye me 112.83 lekë! Eksperti në Report Tv: Ka ndikim negativ në ekonomi
Euro po vijon rënien pikiatë në kursin e këmbimit me lekun. E sotmja është dita kur Euro ka arritur sërish nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye ditën e sotme me 112.83 lekë, niveli më i ulët historik së bashku me atë të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur arriti nivelin e njejtë, 112.83 lekë. Ka një tendencë të monedhës evropiane për t’u ulur duke dhënë perceptimin se është e orientuar drejt rekordeve të reja.
7 Prill 2023, 14:12 -
Rritja e numrit të vëzhguesve për ‘vendore’-t e 14 majit, Mërtiri: Nuk zgjidhin problemin, zgjedhjet manipulohen që para ditës së votimit
Sipas analistit, Ergys Mërtiri, shtimi i numrit të vëzhguesve, jo domosdoshmërisht do të sjellë si rezultat zgjedhje me standart më të lartë. Në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Mërtiri tha se problemi i vërtetë që duhet të zgjidhet sot në Shqipëri ka të bëjë me shitblerjen e votave para ditës së votimit.
7 Prill 2023, 14:04 -
Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! PD e ankimon në KAS
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
7 Prill 2023, 13:35 -
-