-
-
-
Koalicioni kundër ISIS, Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.
28 Qershor 2021, 19:12 -
Yuri Kim i prezanton vendin tonë miqve të saj të fëmijërisë: Kanë ardhur për vizitë dhe po i shëtis përreth! Po përfshihen në trendin për vizituar Shqipërinë
Turistët e huaj që zgjedhin të Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre janë të shumtë, e duket se vendi ynë i vogël, por me një natyrë të mrekullueshme i ka rënë në sy edhe miqve të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
28 Qershor 2021, 10:04 -
Jemi të tillë të panginjur, sepse Shqipëria nuk është e lirë!
Qenësia e varfër, si gjendje shoqërore, nuk mund të bëj fajtor askënd në vendin tonë. Në Shqipëri është një gjendje normale, ku njeriut i duhet t’u mbijetojë kushteve të jetesës aspak normale, politikës, trashëgimisë, burokracisë me mentalitet të pandryshuar qysh prej dekadash dhe një shteti të padrejtë në thelb, paçka ndryshimeve demokratike.
27 Qershor 2021, 20:06 -
Kryekomisionerja von der Leyen letër Kurtit: Takimi i radhës me Vuçiç sa më shpejtë, dialogu duhet të vazhdojë, thelbësore për rrugën drejt integrimit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër përmes së cilës i ka bërë thirrje që dialogu me Serbinë të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur.
27 Qershor 2021, 18:01 -
-
Mediat serbe: Vuçiç përplasje fizike me Jeremiç, shkak mbështetja për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit
Mbështetja që Serbia i bëri kandidaturës së Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit në OKB është bërë shkas që në Beograd të ketë jo vetëm përplasje politike por edhe fizike në mes të Presidencës.
25 Qershor 2021, 19:14 -
-
-
Skaneri i zbuloi 48 kg kokainë fshehur në 2 traversa e kontejnerit në Portin e Durrësit, Gjykata e Lartë lë në qeli Selim Çekajn! Report Tv zbardh vendimin
Një kontroll rutinë me skaner në doganën e Durrësit mesditën e 31 marsit zbuloi 48 kg kokainë në kontenierin me banane të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafik droge. ReportTv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në qeli të moshuarin duke i refuzuar kërkesën për liri, ndërsa përshkruhen detajet e kontrollit rutinë që zbuloi drogën.
24 Qershor 2021, 14:12 -
Ndahen çmimet e fituesve të Tiranathlone, Veliaj: Forcojmë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit
Është përmbyllur me sukses edicioni i parë i Tiranathlone në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm i tregarëshit, i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në vendin tonë. Për gati tre orë sportdashësit kanë garuar në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen” në Liqenin e Farkës në tre disiplina: not, çiklizëm dhe ecje sportive.
20 Qershor 2021, 15:53 -
-
Pasuria e ‘frikshme’ e Familjes Berisha, pallate, fabrika, vila, disa shtëpi e qindra mijëra euro! Shkëlzeni mbi 900 mijë € si sekser e konsulent, të ardhurat befasuese të Argitës (Dokumentet)
Disa prova për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e në listën e zezë të Sali Berishës dhe Familjes së tij për korrupsion. Të ardhurat e Argitës ranë në mënyrë drastike pas largimit të Berishës nga pushteti. Në 2013 6.5 milionë lekë nga mësimdhënia në universitete private, në vitin 2014 vetëm 1.4 milionë lekë. Çuditërisht më pak të ardhura edhe nga qiratë dhe konsulenca! Shkëlzeni makinë 85 mijë euro, bleu apartament 346 mijë euro dhe e shiti pas 3 vitesh 600 mijë euro. Miliona euro investim pranë Gërdecit.
19 Qershor 2021, 17:34 -
FOTO-LAJM/ Rama intervistë për televizionin francez: Me gazetaren e famshme
Kryeministri Edi Rama, i cili vijon të jetë në Francë, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për median franceze FRANCE24. Rama ka ndarë një foto me gazetaren e famshme Caroline de Camaret teksa ndodhet i ftuar në studion e saj.
17 Qershor 2021, 18:41 -
-
Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”
Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standartet ndërkombëtare
17 Qershor 2021, 09:14 -
SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë
1 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni për financimin e pajisje mjekësore. Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.
16 Qershor 2021, 17:33 -
Ministri Çuçi takim online me kreun e EUROPOL: Të shtrijmë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit me SPAK e BKH
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në një postim në ‘Facebook’ Çuçi thotë se ndër të tjera është diskutuar edhe për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura në vendin tonë siç është SPAK e BKH.
15 Qershor 2021, 17:42 -
-
Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për 'luftë' mediatike! Tender për blerjen e pajisjeve televizive
Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t'i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe 'qetësia' e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.
14 Qershor 2021, 14:49