-
Territorialja, PS bën një hap pas ‘nëse PD nuk bojkoton më’! Bardhi në kundërshti me Berishën: S’erdhëm se kishim angazhime
Mazhoranca kërkon që opozitës t'i hiqet e drejta e vetos në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët duan edhe shumicën në këtë komision dhe propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e tyre. Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar por nënkryetar. Këtë propozim pritet të bëjnë edhe për Komisionin e Zgjedhores, në rast se PD vijon bojkotin.
29 Janar, 10:41 -
Kulla të reja në Tiranë, zhvendoset ‘Shtëpia e Fëmijës’! VIDEO e 5 projekteve që garuan
Studioja fituese për “Shtëpinë e re të fëmijëve” u zgjodh ajo e meksikanit Hector Barroso, ndërsa kullat do të ndërtohen sipas projektit të studios “Rojkind Arquitetos” edhe kjo nga Meksika. Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.
29 Janar, 10:01 -
Zjarret e verës, 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki! Vengu: Kompensim për objektet dhe banesat e dëmtuara
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë të dhënat se sa dëmshpërblim do të përfitojnë secila prej 15 bashkive të prekura, ku rezulton se Kruja do të marrë më shumë para, në vlerën e 146 milionë lekëve. Delvina dhe Finqi ndër më të prekurat, do marrin përkatësisht nga 36 mln lekë dhe 40 mln lekë. Edhe Gramshi që gjithashtu pësoi dëme të jashtëzakonshme, do të marrë vetëm 86.6 milionë lekë.
29 Janar, 09:29 -
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus, Fico njofton se do të ngrejë padi në Gjykatën Europiane
Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për të cilën ka vendosur BE-ja. Kryeministri Robert Fico njoftoi se Sllovakia do të ngrejë padi për faktin se vendimi u miratua me shumicë të kualifikuar. Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj me Hungarinë. Fico nuk tha se kur do të ngrejë Sllovakia padinë e saj.
29 Janar, 07:22 -
VKM/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas, 377 milionë lekë shtesë për pronarët
Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Ndryshimet përfshijnë rishikimin e vlerave të kompensimit për disa pasuri ekzistuese, si dhe shtimin e pasurive të reja që do të shpronësohen.
28 Janar, 17:00 -
Platforma Export On/ Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE, në mbështetje të eksportuesve! Lehtësi me burokracinë e doganave
Është prezantuar këtë të mërkurë platforma më e re kombëtare “ExportON”, që bën bashkë qeverinë dhe biznesin për të fuqizuar eksportet shqiptare. Kryeministri Edi Rama e cilësoi markën “Made in Albania” si një "pasaportë cilësie" për tregun e Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje sipërmarrësve të konkurrojnë me standarde të larta.
28 Janar, 15:28 -
SKEDA/ Ndryshimet që u miratuan në Kodin Penal, shpifja falet për gazetarët! Ashpërsohet dënimi për zjarret e ndërtimet pa leje! Deri në 1 vit burg për ata që parkojnë dysh
Kuvendi miratoi një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal, në një kohë kur vendi ka një draft për një Kod totalisht të ri. Ndryshimet parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh, ndërsa janë shtuar nene të rinj për mbrojtjen e parave të BE apo korrupsionin e zyrtarëve evropianë.
28 Janar, 14:12 -
A është Gjermania parajsë për krime ekonomike?
Gjermanisë i mungojnë rreth 2.000 prokurorë shtetërorë dhe paralajmëron se rreth një milion çështje të hapura janë ende të pahetuara. Shumë veprime të tilla të paligjshme kanë një afat relativisht të shkurtër kufizimi, gjë që e bën jetën një makth për kriminelët edhe nëse kapen me duart e tyre brenda, zakonisht arkën e shtetit.
28 Janar, 12:18 -
Demo: Harta e Territoriale t’i mbijetojë kohës! Veliaj në burg? Bashkisë i mungon lidershipi politik
Një reformë territoriale që do t’i mbijetojë kohës kërkon ministri për pushtetin Vendor Ervin Demo. Ministri bën thirrje për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës. Bashkive u kërkoi të gjejnë edhe rrugë të tjera financimi. Demo foli edhe për mungesën fizike të kryebashkiakut Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës.
28 Janar, 11:49 -
-
18 orë seancë/ Akti normativ i buxhetit dhe ndryshimet e reformës në drejtësi kalojnë në Kuvend, miratohet për herë të parë projektligji për lobimin
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas 18 orësh në seancë plenare 1 akt normativ dhe 13 projektligje. Me 85 vota, u miratua dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, 1 vit burg për parkimin dysh dhe ashpërsimi i dënimeve për zjarrvënie e ndërtimet. Me 83 vota pro, për herë të parë është ligjëruar lobimi në Shqipëri.
28 Janar, 07:59 -
Rrëshqitje toke në Itali/ Mbrojtja Civile ngre alarmin: Kodra në Niscemi po shembet, 1,500 persona janë zhvendosur! Dhjetëra ndërtesa në rrezik (VIDEO)
I gjithë shpati mbi të cilin është ndërtuar qendra e banuar e Niscemit është në lëvizje, duke vënë në rrezik serioz stabilitetin e dhjetëra ndërtesave. Numri i personave që janë detyruar të braktisin banesat e tyre ka arritur tashmë në rreth 1.500 dhe sipas Mbrojtjes Civile, ky numër pritet të rritet.
27 Janar, 16:53 -
-
-
Protesta e dhunshme e Berishës/ Lirohen 19 protestuesit, caktohet detyrim paraqitjeje! Balliu ‘mësyn’ në Gjykatë, zihet me qytetarin (VIDEO)
19 të arrestuarit pas protestës së dhunshme të PD-së para kryeministrisë dhe Kuvendit u liruan nga Gjykata e Tiranës e cila i la në masë detyrim paraqitje. Tensionet deputeti Klevis Balliu, në hetim për dhunën në tubim, nuk i ndali as në ambientet e gjykatës. Ai tentoi të sulmonte fizikisht në hollin e gjykatës një qytetar që sipas tij e ofendoi. Policia e shoqëroi burrin që dyshohet se ishte i dehur.
27 Janar, 15:16 -
Kadastra ‘ikën’ nga Vlora/ Punonjësit pezullojnë punën, në lot për nëndrejtorin: Më shkarkuan se firmosa peticionin me ta (VIDEO)
Nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj tha se u njoftua me e-mail për shkarkimin nga detyra, pasi mbështeti protestën e punonjësve kundër transferimit në drejtorinë qendrore në Tiranë. 55 punonjësit e mbetur në Vlorë e pritën me lot shkarkimin e numrit 2 të Kadastrës së Vlorës, ndërsa bojkotuan punën deri në rishikimin e vendimit për t’i zhvendosur në Tiranë.
27 Janar, 12:46 -
Rënia e popullsisë dhe emigrimi po ushtrojnë presion mbi ekonominë, Sejko: Duhen reformuar pensionet, të investohet në tregun e punës
Plakjes e shpejtë të popullsisë dhe emigrimi i të rinjve në moshë pune, është kthyer në sfidë serioze për ekonominë shqiptare tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili bën apel për reformim të skemës së pensioneve. Ndërsa BERZH thekson se ekonomia e Shqipërisë mund të ngadalësohet vetëm prej rënies së popullsisë dhe emigracionit.
27 Janar, 10:52 -
-
Rrëfimi i një të mbijetuari të Holokaustit: Tingulli i trokitjes së çizmeve naziste në kalldrëm më rrëqeth ende sot
Urinë e tmerrshme e mizoritë në kampin e përqendrimit nuk mund t’i harrojë as sot 100 vjeçari Leon Weintraub. Ai lufton që të mos zbehet kujtesa ndaj Holokaustit. 27 Janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit.
27 Janar, 09:53 -
Ndërtimi i tregut të ri, tregtarët e Vlorës protestojnë për zhvendosjen nga ai industrial: Njoftimi është bërë pa asnjë konsultë
Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.
26 Janar, 19:48 -
