-
Grida Duma: Më çmimin e ri kush paguan sot mbi 7600 lekë do të paguajë 4.4 herë më shumë! Rama përgënjeshtron
Deputetja e PD, Grida Duma, thotë se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë. Ndërkohë që i është përgjigjur menjëherë Kryeministri Rama.
8 Shtator 2022, 13:35 -
Çmimi i energjisë, Rama përplaset me Bushatin: Çfarë ke që ulërin? Injoranca nuk është argument, prandaj jeni katandisur kështu
Teksa po shpjegonte sërish paketën anti-krizë të qeverisë, kryeministri Edi Rama po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati. Ai po fliste nga vendi dhe ndonëse ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi sërish derisa Rama nuk e kurseu një koment për të.
8 Shtator 2022, 11:46 -
Kriza energjetike, Rama: Ndryshon çmimi për familjet, çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë pa TVSH! Nuk preken bizneset
Familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë. Familjet që shpenzojnë deri në 800 KWH do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset.
8 Shtator 2022, 10:07 -
-
-
-
-
Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022 për paketën e dytë të rezistencës sociale! PS: Mbrojtje për qytetarët! Opozita: E pamjaftueshme
Përballë çmimeve të cilat janë duke njohur vetëm rritje, Kuvendi ka miratuar sot aktin normativ për ndryshimet e buxhetit në paketën e rezistencës sociale. Në sallën e Parlamentit ky akt normativ është miratuar me 71 vota pro, 39 vota kundër dhe 0 abstenime.
8 Shtator 2022, 09:07 -
Qeveria prezanton paketën 43.1 mld lekë! Paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Prej shtatorit rriten pensionet, pagat për administratën, policinë e Shtetit e Burgjeve
Pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës sociale. Sa do të rriten pagat për punonjësit e adiministratës, policisë së burgjeve dhe policisë së shtetit
8 Shtator 2022, 07:54 -
-
Kriza e energjisë/ Braçe: Të shpallet plani i kursimit, vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues, mos ruajnë paratë? Spaho: Ulni humbjet në rrjet janë 25%
Duke u ndalur te plani i kursimit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se është i domosdoshëm teksa shtoi se në periferi të Tiranës ka vila që mbajnë dritat e vilave ndezur për luks, duke thënë se kjo është një abuzim, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë.
6 Shtator 2022, 11:48 -
Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)
Komisioni i Ekonomisë miratoi rishikimin e buzhetit të vitit 2022. Opozita doli kundër rritjes së çmimit të energjisë për familjes që shpenzojnë mbi 800 kilovat. Debatet kulmuan mes Erion Braçe dhe ministres së Financave, për vonesën e qeverisë në shpalljen e paketës së tyre sociale për grupet vunerabël.
6 Shtator 2022, 10:20 -
Kriza energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime! Drejtori i KESH: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë gati në nëntor
Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 11:54 -
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
3 Shtator 2022, 16:51 -
Nga 1 tetori rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kwh! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri
Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.
31 Gusht 2022, 15:19 -
Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²; Shoqata e Ndërtuesve: Rritja, nga shtrenjtimi i materialeve
Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro që ishin mbi një vit më parë
30 Gusht 2022, 13:22 -
Kriza e energjisë/ 1 megavat arrin në 730 euro, eksperti: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë
Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
29 Gusht 2022, 13:40 -
Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: Buxhetit të shtetit i janë shtuar 110 milionë dollarë
Shteti arkëtoi 110 milionë dollarë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, proces që përfundoi me 2 gusht. Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se 398 familje nuk e kanë bërë rivlerësimin që do të thotë se nëse shesin një pasuri do taksohen 15%. Ndërsa 113 mijë familje përfituan rivlerësim të pasurisë me taksën e ulur në 3%.
27 Gusht 2022, 10:49 -
Berisha: Bashkëveprim me Metën në një front për rrëzimin e Ramës, do largohet me protesta! Shpenzohen 760 mln euro për naftën
Dy impiantet që kryeministri Rama po sjell nga Bangladeshi në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike kanë kosto stratosferike dhe janë tejet ndotës ndaj mjedisit. Kështu u shpreh Sali Berisha në një konferencë për mediat, të premten.
26 Gusht 2022, 12:13 -
'Dosjet e ish-sigurimit', Shqipëria ende larg ndarjes me të shkuarën
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës. Historianët vërejnë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të komprometimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar.
26 Gusht 2022, 08:10 -
