-
Dështon për të tretën herë seanca në GJKKO për Inceneratorin e Elbasanit, shpallet në kërkim e akuzuara që duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’
Ka dështuar për të tretën herë seanca në GJKKO për fillimin e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit. E pandehura Jonida Zeqo e cila hetohet nën masën e arrestit shtëpiak, nuk është gjetur në banesë ashtu si edhe në seancën e kaluar.
20 Prill 2023, 10:11 -
Miratohen vendimet për rritjen e pagave! Ministrja e Ekonomisë: Fondet do të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe rialokime të brendshme
Ministrja e Ekonomisë ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti.
20 Prill 2023, 09:41 -
Financimet e partive politike, Çoçoli: Shkeljet më të rënda, fondet nga jashtë! KQZ të dyfishojë gjobat! Meta, politikani që shpenzon më shumë për Facebook
Eksperti ekonomik, Fatos Cocoli ka analizuar financimin e partive politike duke thënë se shqetësim mbeten fondet nga jashtë vendit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çoçoli thotë se partitë politike nuk financohen vetëm nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore por edhe nga donatorët, ndërsa fondet nga jashtë i cilëson shkelje të rënda që duhet të ndëshkohen.
19 Prill 2023, 19:54 -
Euro në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 112.3 lekë! Eksperti: Rrezik për ekonominë, prek shumë sektorë! Problem paratë informale
Monedha ‘euro’ në muajt e fundit ka pasur një rënie drastike. Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112.3 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane.
19 Prill 2023, 12:14 -
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu dhe Kumbaro: Rrisim sigurinë në plazhe! Do hapim edhe 29 qendra shëndetësore verore
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
19 Prill 2023, 12:03 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, ku dhe si do të votohet?
Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.
19 Prill 2023, 11:39 -
-
-
Planifikoi atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, ekstradohet nga Spanja Edmir Vlashi
Edmir Vlashi (Marku), është ekstraduar nga Spanja pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale. 33-vjeçari, nga Lezha, u arrestua pak muaj më parë në Barcelonë dhe akuzohet si bashkëposedues i një arsenali të përbërë prej 6 armësh zjarri, 1 arme gjahu dhe lëndë plasëse.
18 Prill 2023, 15:58 -
FOTOT/ Kur Ilir Meta bënte fushatë në krah të Veliajt kundër PD-së: Figurë e spikatur, shembull i menaxhimit dhe përkushtimit
Ishte viti 2015, kur Ilir Meta shprehte fuqishëm mbështetjen e tij për kandidatin socialist për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj. “Drejtimi i duhur për Tiranën” ishte slogani i kryebashkiakut të Tiranës dhe kandidonte përballë Halim Kosovës, i cili ishte kandidati i Partisë Demokratike.
18 Prill 2023, 15:52 -
-
Nita puth Elvis Pupën në buzë, aktori vihet në siklet! Batuta e Luizit: Nëse të ngushëllon, unë kam puthur Oltën
Teksa banorët e BBV ishin duke u argëtuar teksa po organizohej një “Pyjama Party”, në dhomën e ndenjes ishet vendosur një roletë e madhe ku kishte disa dënime për banorët
18 Prill 2023, 10:10 -
Thellohen tensionet mes SHBA dhe Kinës, FBI arreston agjentë kinezë: Kanë punuar këtu për heshtur disidentët
FBI ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe prokurorët federalë kanë akuzuar dhjetëra të tjerë se kanë punuar për të heshtur dhe ngacmuar disidentët brenda Shteteve të Bashkuara – me disa madje që operojnë një “stacion policie të padeklaruar” në qytetin e Nju Jorkut
17 Prill 2023, 20:32 -
-
Çifti në ditët e tyre më të mira, Kiara ‘sfidon’ Luizin: S’ke b** të merresh me mua, s’ta merr mendja
Teksa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndihet prezenca e konkurrencës, për çiftin Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, duket se ka vetëm ditë të mira. Dyshja po shijojnë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke lënë kështu pas sherret e tyre të mëparshme
17 Prill 2023, 15:40 -
Kritiku i Vladimir Putin dënohet me 25 vite burg, dënimi më i madh i dhënë për një disident që prej nisjes së luftës
Aktivisti i opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg në Rusi për shkak se ka qenë kritik ndaj luftës në Ukrainë. Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për një disident nga një gjykatë ruse që kur Rusia nisi trupat e saj kundër Ukrainës. Kundërshtari rus Vladimir Kara-Murza, 41 vjeç, tha se ai e dinte vendimin.
17 Prill 2023, 15:05 -
-
-
Luizi vazhdon përplasjet me Efin: Ke ditur ta luash rolin e viktimës më bukur nga të gjithë
Këngëtari Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë përfshirë në një debat së fundmi teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP. Dyshja të cilët në fillim ishin miq të mirë, së fundmi kanë pasur përplasje me njëri tjetrin.
17 Prill 2023, 10:42 -
PS çel fushatën në Gramsh, Gjiknuri: Saliu dhe Iliri përfaqësojnë të shkuarën! Mbështetja për PS, është votë për projektet e mëdha që ne kemi
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Besian Ajazi çelën fushatën zgjedhore në qytetin e Gramshit. Numri dy i socialistëve deklaroi se qytetarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, dhe do të kërkojnë më 14 maj që Gramshi dhe Shqipëria të vijojnë të ecin përpara.
15 Prill 2023, 17:08 -
Fleta e votimit, KQZ nuk vendos emrin e Ilir Metës krah 'BF'! Celibashi: E vendosin ata vetë! PD: Precedent i rrezikshëm! PS: Krijon paqartësi
Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve është vendosur si se do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 14 Majit. KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike por në rastin e koalicioneve nuk e ka bërë këtë. KQZ fsheh nga fleta e votimit emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit të tij me Berishën.
15 Prill 2023, 11:40
