-
Vijon trendi ulës i rasteve të reja ditore dhe i viktimave me COVID/ Sot 422 të infektuar dhe 10 humbje jete! Shërohen 631 qytetarë
Nga 1908 teste të kryera janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 422, një shifër kjo e ulët krahasuar me një ditë më parë. Edhe këtë të hënë trendi i rasteve të reja vijon të pësoj një ulje të lehtë, e ndërsa e njëjtë paraqitet edhe numri i viktimave. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 viktima, 4 më pak se një ditë më parë. Viktimat janë nga mosha 60-81 vjeç.
21 Dhjetor 2020, 17:16 -
Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit
Kjo e diel ka shënuar sërish një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 461 persona, ose 77 më pak se një ditë më parë. Në ndryshim nga rastet e reja, fatkeqësisht numri i viktimave ka një trend në rritje. Bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1927 testimeve të kryera.
20 Dhjetor 2020, 16:49 -
-
-
U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga COVID mësuesi në Elbasan
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e mësuesve mëngjesin e sotëm (20 dhjetor). Ka humbur jetën Neim Istrefi, mësues nga Elbasani i cili jepte mësim në gjimnazin profesional "Sahli Çeka". Ai ishte dërguar për kurim në Turqi.
20 Dhjetor 2020, 11:48 -
COVID-19 në Shqipëri/ Vijon trendi ulës, 538 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! 376 të shtruar në spitale! Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me koronavirus ndërsa 8 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën. Gjithashtu këtë të shtunë u raportuan 405 persona të shëruar. Aktualisht në 4 spitale COVID po marrin trajtim 376 qytetarë prej të cilëve 10 janë në intubim.
19 Dhjetor 2020, 16:43 -
Hipokrizia e Albin Kurtit, Vjosja Osmanit dhe opozitës në Tiranë, dhe pse tarifa për 'Rrugën e Kombit' s’mund të hiqet
Dhenia me konçension e Rrugës së Kombit, apo me PPP(Partneritet Publiko-Privat) vazhdon të mbajë ende hapur një debat të gjerë mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, por edhe shoqërisë civile.
18 Dhjetor 2020, 21:59 -
Bilanci i OFL në 11 muaj/ 589 të skeduar e 1550 pasuri nën sekuestro! GJKKO 11 vendime për konfiskime, nga 120 që i janë kërkuar
Duke filluar nga data 1 janar nuk do të shpërndahen më formularë të Operacionit Forca e Ligjit, por hetimi për formularët që tashmë janë dërguar pritet të vijojë. Që nga fillimi OFL ka dërguar 589 formularë tek eksponentët e krimit, ndërsa deri tani me vendim të Gjykatës së Posaçme janë dhënë vetëm 11 vendime konfiskime pasurish.
18 Dhjetor 2020, 20:23 -
-
Mbledhja sekrete e Byrosë Politike, si Berisha raportonte tek Ramiz Aliaj për shkrimet në gazetat e partisë në ‘90, sot e paraqet veten si disident
Rrëfimi i Ramiz Alia në mbledhjen sekrete të Byronë Politika në Dhjetor 1990: Nuk rrezikohemi nga PD-ja, por nga parti të tjera, Sali Berishës i thashë ‘të thirri, prokurori për këtë? Jo, më tha. Po atëherë për çfarë më ankohesh!
18 Dhjetor 2020, 18:39 -
Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm
Kjo e premte ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë.
18 Dhjetor 2020, 16:55 -
Betohen në Presidencë/ Ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi morën sot zyrtarisht detyrën (VIDEO)
Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, pas miratimit që morën dje në seancë plenare janë betuar në Presidencë. Me betimin Çuçi dhe Ekonomi kanë marrë zyrtarisht detyrën.
18 Dhjetor 2020, 12:25 -
Prezantohet aplikacioni më i ri i Postës Shqiptare/ Rama nga Elbasani: Shkurton kohë dhe zhduk burokracitë!
Rama shkon sot në Elbasan, viziton përfundimin e punimeve në Postën Shqiptare. Nga atje Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta. Përmes këtij aplikacioni, kryeministri tha se merren një sërë shërbimesh në postë online, duke shkurtuar kohën si dhe duke zhdukur burokracitë
18 Dhjetor 2020, 10:58 -
Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend/ 15 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja! 393 pacientë të shtruar në spitale
15 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 15 qytetarë në spitalet COVID: 8 nga Tirana, 2 nga Tepelena, 2 nga Berati, 1 nga Vlora, 1 nga Elbasani, 1 nga Korça. Viktimat kanë qenë të moshave 57-77 vjeç
17 Dhjetor 2020, 16:55 -
Meta dhe Kuvendi s'humbin kohë! Votohen me nga 97 vota pro emërimi i Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit në krye të Ministrisë së Bujqësisë!
Pa humbur kohë, presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomin. Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa kreu i shtetit i ka dekretuar menjëherë, duke mos u bërë kështu pengesë. Kështu, pas shkarkimit të Sandër Lleshajt, në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e tij te ministria e Bujqësisë do të jetë Milva Ekonomi.
17 Dhjetor 2020, 10:06 -
120 magjistratët e radhës në Veting, nga Avni Sejdi i skandalit 'Duty Free' që sfidoi amerikanët tek gjyqtari që liroi ‘mbretin e drogës’ Alket Hatinë
Nis procesi i Vetingut për gjyqtarët e skandaleve të nivelit të parë, në listë edhe Qani Hasa i dënuar për pasurinë, Mimoza Margjeka e arrestuar nga SPAK, Pajtime Fetahu e përgjimeve komprometuese dhe Markelian Kuqo që liroi nga burgu Gerd Gjenerarin.
17 Dhjetor 2020, 09:46 -
Bien lehtë infektimet/ 637 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID në 24 orët e fundit! Humb betejën mësuesi nga Fieri, 403 pacientë të shtruar e 11 të intubuar
2657 testime, 505 të shëruar, 637 raste të reja dhe 12 humbje jete! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 12 qytetarë në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç
16 Dhjetor 2020, 16:31 -
Pas dorëheqjes së Lleshajt/ Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm! Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë
Kryeministri Rama ka njoftuar pak më parë emrin e ministrit të ri të Brendshëm. Kryeministri thotë se vendin e Sandër Lleshajt, i dorëhequr nga detyra pas vrasjes së Klodian Rashës do ta zërë Bledi Çuçi, aktualisht ministër i Bujqësisë. Rama njofton gjithashtu se në vend të Çuçit te 'Bujqësia' do të jetë Milva Ekonomi.
16 Dhjetor 2020, 14:10 -
Elbasan/ U kap me heroinë dhe kokainë, në pranga një 40-vjeçar (VIDEO)
Një 40-vjeçar u arrestua në Elbasan pasi trafikonte lëndë narkotike të forta në sasi të vogla.Pas një hetimi disajavor, policia ka finalizuar operacionin e koduar "Kinemaja". Në banesën e tij u gjetën disa sasi heroine e kokaine, para që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal, një peshore dhe 2 celularë.
16 Dhjetor 2020, 09:14 -
809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi
2711 testime, 551 të shëruar, 809 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë
15 Dhjetor 2020, 16:58 -
Prodhim i bollshëm i mandarinave në Konispol! Tregtari serb: Janë më të mira se të Greqisë! Fermerët: Po i shesim me çmim të ulët
Në Konispol, furnizuesin më të madh të mandarinave në vend, prodhimi këtë vit është i bollshëm dhe arrin deri në 50 mijë ton. Fermerët ankohen për rënien e çmimit në tregun e shumicës, por nga ana tjetër kjo ka sjell më shumë tregtarë nga jashtë, të cilët zgjedhin Konispolin për çmimin dhe cilësinë e mirë të agrumeve.
15 Dhjetor 2020, 16:41
