-
Koronavirusi/ 616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
17 Nëntor 2021, 19:02 -
-
-
Komisioni Hetimor për 25 prillin/ PS: PD zero informacion për Strukturën e Mbrojtjes së Votës! Vranë Xhuvanin 3 ditë para zgjedhjeve! PD: 41 institucione pa përgjigje
Përgjigja e PD për funksionimin e strukturës së mbrojtjes së votës, ka shkaktuar sërish përplasje në komisionin hetimor për 25 prillin. Deputetët socialistë thanë se PD nuk ka sjellë të dhëna në Komision, ndërsa demokrati Gazment Bardhi iu përgjigj se nuk objekt i hetimit parlamentar nuk është veprimtaria e opozitës në zgjedhje, por e insitucioneve shtetërore.
17 Nëntor 2021, 13:51 -
Berisha: Bashën e bëra kryebashkiak unë, edhe pse zyrtari amerikan më tha të tërhiqesha
16 Nëntor 2021, 18:00 -
COVID/ 7 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 587 raste të reja infeksioni
587 qytetarë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 7 viktima të moshave nga 56-85 vjeç. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin ka 8,317 raste aktive me virusin.
16 Nëntor 2021, 17:57 -
Votuan pro për Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha sulmon Kryesinë e PD: 60% e anëtarëve të korruptuar! Vendim nul! Bashën e bëra unë kryebashkiak, edhe pse zyrtari amerikan më tha të tërhiqesha
Lufta brenda PD-së, nuk është më vetëm në rrafshin Berisha Basha, por është shtrirë edhe më tej dhe "armiq" të tij, ish-kryeministri i quan të gjithë që janë kundër tij. Dje në një mbledhje maratonë, Kryesia e PD-së me 26 vota pro miratoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor dhe jo 11, por Sali Berisha e quan vendim nul, kjo sepse sipas tij, ky organ përbëhet nga të korruptuar e që nuk janë zgjedhur, por janë emëruar nga kryedemokrati.
16 Nëntor 2021, 17:40 -
300 studentë veshin bluzat e bardha, ministrja e 'Shëndetësisë' dhe e 'Arsimit': Do të rrisim kuotat për mjekësinë
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se angazhimi për Paktin për Universitetin është jetësuar dhe do të vijojë më tej, me projekte të reja në dobi të cilësisë së mësimdhënies.
16 Nëntor 2021, 16:03 -
Rrëfimi i Enkeleda Kapedanit për pasurinë modeste, çështjen e Viktor Ymerit dhe videot në Tik-Tok! Të premten vendimi i Komisionit të Vetingut
Detaje nga përballja e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani me Vetingun. Komisioni nuk gjeti probleme në asnjërin prej tre kritereve. Gjyqtarja: Ju lutem mos më gjykoni për veshjen dhe muzikën.
16 Nëntor 2021, 15:55 -
-
Komisioni Hetimor për inceneratorët, biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacion konfidencial! Po shkelin ligjin dhe janë jashtë objektit
Biznesmeni Mirel Mërtiri e quan në shkelje të ligjit kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin hetimor për inceneratorët, që i kërkojnë bankave të nivelit të dytë, ektraktet e llogarive të tij bankare. Përmes një letre ai i kërkon bankave të mos i lëshojnë këto informacione private që shkelin të drejtat e njeriut.
16 Nëntor 2021, 09:11 -
FNSH e Shqiponja 'blindojnë' Fierin e Vlorë, kontrolle 'blic' në qytet (VIDEO)
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe ato Shqiponja kanë zbritur në terren dhe po ushtrojnë kontrolle në qytetin e Elbasanit dhe atë të Vlorës. Burime bëjnë me se qëllimi i këtyre kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim.
15 Nëntor 2021, 19:46 -
Basha-Nokës: Detyra jote është t'u thuash elbasanasve 'Suel Celës ia thyej brinjët këtu'! Për pak plas grushti mes Gjanës dhe Bumçit, i ndan Bardhi
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokracisë ka agravuar deri në një tentativë për konfrontim fizik mes Jemin Gjanës dhe Aldo Bumçin. Nga ana tjetër debate të forta ka pasur edhe mes Lulzim Bashës dhe Flamur Nokës.
15 Nëntor 2021, 19:38 -
-
Akuza e fortë e Bashës: Suel Çela ka mbajtur peng për 4 orë një të ri në Elbasan që të firmosë formularin e Berishës për Kuvendin Kombëtar
Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë sot duke thënë se Suel Çela, , kreu i një bande famëkeqe në Elbasan ka marrë peng një të ri, me qëllimin e vetëm që të firmosë formularin e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
15 Nëntor 2021, 18:40 -
-
-
Gjyqtarja e 'Tik-Tokut' del sot para vettingut, mbrohet vetë! Nuk justifikon dot pasurinë
Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, e cila ishte në detyrë edhe si drejtuesi e kësaj gjykata, Enkeleda Kapedani, del sot para vetingut. Mësohet se gjyqtarja nuk ka marrë avokat për ka zgjedhur të mbrohet vetë.
15 Nëntor 2021, 11:06 -
Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës: Frrok Çupin e hoqën nga ‘Zëri i popullit’ me porosi të Enverit dhe e dërguan me dënim në Mirditë
Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitin 1966 u emërua gazetar në Radio-Tirana në Drejtorinë e Jashtme të saj, ku punoi deri në vitin 1975, kur ai u emërua si gazetar dhe shef i redaksisë së jashtme në gazetën ‘Zëri i popullit’, organ i Komitetit Qendror të PPSH-së.
15 Nëntor 2021, 09:40 -
Basha fiton betejën e kryesisë: 26 vota pro Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, vetëm 3 kundër! Akuza Berishës: Suel Çela e Aqif Rakipi ndihmuan për të mbledhur firma!
Fiton versioni i Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në PD për mbledhjen e Kuvendit me 18 dhjetor dhe jo me 11 siç donte Berisha. Basha ashpërsoi tonet sot kundër Berishës të cilin e akuzon se po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën e Tom Doshin kundër PD. Basha tha se Kuvendi legjitim i PD do mblidhet më 18 dhjetor dhe jo më 11 kur e kërkon Berisha. Akuza e fortë e Bashës: Suel Çela ka mbajtur peng për 4 orë një të ri në Elbasan që të firmosë formularin e Berishës.
15 Nëntor 2021, 07:59 -
Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44%
Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%.
15 Nëntor 2021, 07:52