-
475 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në vend! 186 të shtruar në spitale, 25 në gjendje të rëndë
Ministria e Shëndetësisë, teksa iu bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
14 Nëntor 2021, 17:49 -
Humb ‘luftën’ me COVID-19 mësuesja nga Elbasani, ministrja ndan lajmin e trishtë dhe ngre apel për vaksinim: Mos e neglizhoni, virusi ende mes nesh
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër COVID-19, të cilën nuk e fitoi dot.
14 Nëntor 2021, 11:22 -
Kujtimet e ish-ministrit: Në Konferencën e Tiranës u arrestuan 27 delegatë! Gjendja u acarua shumë, sa një batalion i tankeve të rrinte në gatishmëri
Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd dhe çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat i përmblodhi për t’i botuar në një libër me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”.
14 Nëntor 2021, 07:46 -
-
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
Atentat me viktima në kryeqytet. Pasditja e kësaj të shtunë është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç, brenda një makine tip audi luksoz i cili ishte në lëvizje. Në Thumanë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Makina tip Audi që lëviznin vikimat, 30 minuta para ngjarjes është ndaluar nga policia dhe është lënë e lirë pranë Politeknikut në sheshin "Nënë Tereza".
13 Nëntor 2021, 19:43 -
Mero Baze: 'Besëprerja e dytë' e Bashes, si alibi për partinë Meta-Berisha
Ilir Meta më në fund e gjeti motivin publik që e bashkon me “foltoren” Meqë vet ende nuk është në Listën e zezë të SHAB dhe nuk ka halle të ngjashme me Berishën, gjeti më në fund shpëtim tek Gazmend Bardhi
13 Nëntor 2021, 18:29 -
3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total
Tre humbje jete dhe 587 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa pasditen kësaj të shtune mbërritën 74,880 doza Pfizer, duke çuar në 2.6 milionë numrin e vaksinave të siguruara në total.
13 Nëntor 2021, 16:49 -
Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët
Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, bashkimin e PD-së.
13 Nëntor 2021, 12:56 -
U kapën duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, një i arrestuar në Elbasan, vihet në hetim 33-vjeçari në Mat
Një person është arrestuar në Elbasan pasi është konstatuar ditën e djeshme duke transportuar dru pa leje. Ndërkohë, një 33-vjeçar është vënë nën hetim në Mat pasi po transportonte 5 metër kub të prera në mënyrë të paligjshme.
13 Nëntor 2021, 11:31 -
-
“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol
Publikohet historia e panjohur e gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu.
13 Nëntor 2021, 07:27 -
Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan
Kujtim Ozuni, nën komisar me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore në Elbasan, është arrestuar nga SHÇBA. 52-vjeçari në detyrën e oficerit të policisë rrugore, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas
12 Nëntor 2021, 18:20 -
Ish-deputetja Caka në Report Tv: S’kemi pasur zyrtarisht asnjë propozim nga PD për numër mandatesh! Basha kishte plan për të sulmuar e izoluar LSI-në në aleancë me Edi Ramën
PD nuk ka bërë asnjë propozim zyrtar që të dilte me një listë të përbashkët me LSI-në, apo që t’i jepeshin një numër i caktuar mandatesh. Kështu tha në Report Tv, anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Caka, në përgjigje të deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sipas saj nuk duhet që të justifikojnë humbjen më këtë. Më tej Caka tha se ka pasur një plan të mirëmenduar për të sulmuar e më pas izoluar LSI-në, dhe për këtë, PD ka pasur aleancë Edi Ramën
12 Nëntor 2021, 18:04 -
Ylli Pata: Pse ndodhi acarimi i madh pas hapjes së 'dosjes LSI' nga Gazmend Bardhi?!
Ka qenë mjaft traumatik komunikimi mes LSI-së dhe PD-së pas deklaratës së Gazment Bardhit mbi negociatat paraprake për zgjedhjet e 25 prillit. Ish-asistentja e Metës në LSI dhe njeriu më i afërt i Kryemadhit, ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj numrit dy të PD-së, që ngjau jo thjesht si shantazh, por edhe një ngjizje me zhargonin e sharjeve të Foltores.
12 Nëntor 2021, 18:03 -
Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 573 rezultojnë pozitiv me koronavirus! 26 prej tyre në gjendje të rëndë në spital
5 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
12 Nëntor 2021, 16:56 -
Lorenc Vangjeli: Bëhet 'Kabull' Berisha Junior, por Basha Bis është 'Too much'
Gazmend Bardhi është padyshim një nga katër, pesë figurat më të rëndësishme të opozitës. Jo për shkak të funksionit, por sepse është nga personazhet më të artikuluar në PD-së. Me yllin që i ndezi Basha mbi kokë, siç kishte bërë me atë vetë Berisha, Bardhi u identifikua katër vjet më parë kur u bë ministër drejtësie për pak kohë mbas marrëveshjes së majit 2017.
12 Nëntor 2021, 15:49 -
Bardhi i përgjigjet Kryemadhit për koalicionet: Mendonin se të ndarë do fitonin 40 mandate! LSI: Na mashtruat me planin gjerman, pakti juaj ishte me Ramën
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se LSI nuk kishte pranuar të garonte me një listë të përbashkët me PD-në, duke pretenduar se mund të fitonin të vetëm 40 mandate. Por kjo u hodh poshtë sërish nga LSI ku tha se nuk ka pasur asnjë ftesë të tillë dhe akuzoi Bashën se i mashtroni me planin gjerman për zgjedhje të parakohshme kur dogjën mandatet. LSI tha se në fakt plani ka qenë Rama-Basha për interesat e tyre të ngushta.
12 Nëntor 2021, 14:02 -
Paloka nxjerr formularët nga kasaforta, por s'tregon emrat! Bardhi: Mbledhim Kuvendin nëse protokolloni firmat! PD s'është celulë, po veproni në ilegalitet
Pas akuzave të Bashës e Bardhit se Berisha luan blofin, Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka hapi kasafortën me 4200 firmat e delegatëve të PD që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit dhe ftoi gazetarët t’i shohin pa bërë publike emrat. Po gazmend Bardhi tha se ky ishte një show dhe se PD nuk mund të trajtohej si një celulë dhe në ilegalitetit. Ai tha se Kuvendi do të mblidhet nëse protokollohen firmat.
12 Nëntor 2021, 10:42 -
Elona Guri e LSI, Gazment Bardhit: Mos i jep gojës si b...! S'pranove të flisje kundër Suel Çelës, dole garant i bandave në Elbasan
Një deklaratë “shpërthyese” ka ardhur nga anëtarja e LSI-së Elona Guri për deklaratën e Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit.
12 Nëntor 2021, 00:57 -
Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta nëse do futeshim me një listë, por ata mendonin se do fitonin 35 mandate të vetëm! Kryemadhi: Mashtrim pervers
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit.
11 Nëntor 2021, 22:47 -
Mero Baze: 'Talebanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit'
Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.
11 Nëntor 2021, 20:17