-
-
-
EKSKLUZIVE/ Vetura përplas autobusin në tunelin e Elbasanit! Policia shton masat, tashmë ju vëzhgon radari (VIDEO)
Shoferët të cilët nuk respektojnë sinjalistikën në tunele, do të duhet të mendohen dy herë. Radarët elektronikë dhe pamjet e kamerave të sigurisë do të jenë aktive për 24 orë si në Elbasan, Tiranë ashtu edhe në Kalimash. Është ky projekti i policisë rrugore ndërsa vetëm pak javë më parë një aksident nga një shofer i papërgjegjshëm ka rrezikuar me 10 udhëtarë të një autobusi. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të këtij aksidenti.
9 Gusht 2019, 14:01 -
Balla në Elbasan me kryetarin e ri të bashkisë: Blloqe banimi komode, gjelbërim dhe kënde lojërash
Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja inspektuan nga afër punimet që po kryhen për sistemimin e shesheve të pallateve dhe rikonstriksionin e rrugës "Mustafa Demiri" në Lagjen "5 Maji" në Elbasan, e cila është një nga lagjet më të mëdha, por edhe më problematike përsa i përket informalitetit.
8 Gusht 2019, 21:03 -
Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat
Gega Oil është bllokuar për shkak se është gjetur me probleme tek pompat. Ky bllokim vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku janë mbyllur dhe janë ndëshkuar qindra biznese ku nuk bëjnë përjashtim edhe ato nga më të famshmit në vendin tonë, si Taivani, Rogneri, Markata e Peshkut apo lokale 'VIP' në bregdetin e jugut, etj.
8 Gusht 2019, 19:14 -
AlbChrome bën transparencë: Mbi 7 milionë USD taksa në vit, 12 milionë USD paga dhe 45 milionë USD investime
Një gjë të tillë e bëjnë vetëm ato kompani të cilat gëzojnë një reputacion serioz dhe që ndihen krenare për kontributin e punës së tyre, i cili ka impakt dhe ndikon direkt jo vetëm në ndryshimin pozitiv të jetëve të punonjësve të tyre, por dhe të komuniteteve ku këto kompani operojnë.
8 Gusht 2019, 16:32 -
Zbardhet dosja/ Vajza nga qytete të ndryshme dhe kokainë...ja çfarë ndodhte në 'Tallava Qerosi' në pronësi të ish-boksierit
Edmond Çipllaka i arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave në fillim të muajit korrik tashmë ndodhet në burg duke pritur gjykimin e tij.
8 Gusht 2019, 07:38 -
-
Lufta anti-informalitet/ Shteti 'me dorë të hekurt' ndaj abuzuesve, 66 të proceduar në fundjavë, mes tyre një drejtor ALUIZNI
Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.
5 Gusht 2019, 17:05 -
-
-
-
Rilindasi/ Krishtërimi si faktor i formimit të arbërve, triumfi mbi paganizmin
-Institucionet, kishat dhe manastiret. Priftërinjtë, peshkopët, kryepeshkopët, dhe dioqezat e tyre. Si evoluan strukturat kishtare në Iliri dhe kryeqendrat e tyre në provincat e Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe e Epirit të Vjetër
4 Gusht 2019, 07:48 -
Gjashtë vite manipulim me kasat e pikave të karburantit, Braçe: Abuzuesit do i rikthejnë shtetit cdo qindarkë
Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe kalimit në sitë të gjitha pikave të karburanteve zv/kryeministri Erjon Braçe i shoqëruar nga drejtoresha e Tatimeve inspektuan depozitat në Porto Romano, ku janë magazinat doganore dhe ku çdo pompë duhet të punojë vetëm nën regjim elektronik.
3 Gusht 2019, 13:29 -
-
Sherr për borxhet, breshëri kallashi në Elbasan, tre të plagosur, në kërkim i dënuari për vrasje (VD+EMRAT)
Tre persona janë plagosur pranë Pallatit të Sportit. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa Fezi Ago është lënduar si pasojë e goditjes me sende të forta gjatë debatit që përfundoi në përdorimin e armës. Sipas burimeve të Report Tv pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka fshehur pamjet e kamerave të sigurisë. Ende nuk dihen motivet e përplasjes, por dyshohet për çështje borxhesh.
2 Gusht 2019, 17:47 -
-
Plagoset 13-vjeçari në Peqin, policia fsheh ngjarjen, denoncimi: Shoferi ka lidhje me shefin e rendit
Një 13-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes me një furgon dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke mos e bërë publike për mediat.
1 Gusht 2019, 15:28 -
-
Dy në pranga për evazion fiskal/ Rama: Po hetohet, mund të ketë edhe të tjerë pas tyre
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish bizneset të cilët shkelin rregullat tatimorë se do ketë zeo tolerancë ndaj tyre. Ai ka sjellë në vëmendje rastin e arrestimit të dy personave ku ranë në pranga L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë.
31 Korrik 2019, 20:58 -
U lirua para kohe, shpallet në kërkim i forti i Beratit, arrestohet drejtori i burgut dhe kartelisti në Lushnje
Arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino me detyrë kartelist pasi akuzohen se liruan nga burgu 4 muaj e 22 ditë para kohe të fortin e Beratit, Lulzim Caka. Ai u lirua përpara shlyerjes së plotë të dënimit për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të burgut Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga drejtori.
30 Korrik 2019, 10:09