Ëndrra Euro 2020 vazhdon, Shqipëria gjunjëzon me goleadë Islandën në Elbasan, fiton 4-2 (VIDEO-FOTO)

ELBASAN- Shqipëria fiton 4-2 përballë Islandës dhe rihap garën në grupin H për kualifikueset e Euro 2020. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi menduan t'i japin fitoren kuqezinjve përballë Islandës, një ndeshje shumë vendimtare për kuqezinjtë.

Reja hodhi në fushë një formacion 3-5-2, me gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me atë ndaj Francës. Golin e parë e shënoi Dermaku në minutën e 32'. 27- vjeçari të cilin Reja zgjodhi ta vendosë në vendin e Mavrajt, shpërbleu me një gol me kokë Shqipërinë. Lojtari i Parmas kërceu mbi gjithë mbrojtësit e tjerë për të zhbllokuar sfidën. 

Pjesa e dytë nisi me gol për islandezët. Një pasiguri i Ardian Ismajli bëri lojtari më i rrezikshëm i miqve, Gylfi Sigurdsson barazoi në 'heshtje' rezultatin e sfidës. Por vetëm pak minuta dhe një pasim spektakolar i sulmuesit Rey Manaj u konkretizua me gol nga kapiteni Elseid Hysaj. Shkodrani mposhti lehtë portierin Halldorsson dhe festoi me stolin. Por euforia e kuqezinjve do të zgjaste shumë pak. Islandezët menduan të inkuadrojnë 9-shin e tyre Sigthorsson i cili shënoi me prekjen e tij të parë në portën e Thomas Strakoshës.

Por Shqipëria nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Goli i tretë erdhi nga stoli, pikërisht nga Odise Roshi i cili i ndihmuar nga një devijim i një prej mbrojtësve islandezë, çoi topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë. I gjithë stoli i kombëtares në fushë për të festuar me Roshin. Por nuk do të mjaftonte me kaq. Sokol Cikalleshi i cili deri në ato momente kishte bërë një ndeshje pefekte, shënoi golin e katërt shfrytëzuar një top të ardhur në qendër të zonës. Bomberi shpërtheu portën e Halldorsson duke e çuar topin në trekëndësh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Shqipëria gjunjëzon Islandën në Elbasan, Cikalleshi shënon golin e katërt

Shqipëria gjunjëzon Islandën në Elbasan. Cikalleshi shënon golin e katërt për kuqezinjtë. Pas një topi në zonë dhe duke shfrytëzuar edhe euforinë në kampin e Shqipërisë, Cikalleshi çoi topin në trekëndësh duke çuar në qiellin e shtatë tifozët e pranishëm.

Ora 22:21
Shqipëria për herë të tretë në avantazh, Roshi 'çohet' nga stoli dhe shënon

'Raketa' e Shqipërisë, Odise Roshi shënon golin e tretë për Shqipërinë, duke kaluar po kaq herë në avantazh kuqezinjtë. 

Ora 22:01
Islanda gjen barazimin nga stoli, Sigthorsson shënon me prekjen e parë

Kolbeinn Sigthorsson ka barazuar shifrat për islandezët. Me të shënuar Hysaj, trajneri islandezët menduan të hedhin në fushë sulmuesin kryesor të tyre. Dhe numri 9 shënon shumë shpejt duke barazuar rezultatin në 2-2. 

Islandezët kanë ndëshkuar dy herë brenda disa minutave kuqezinjtë duke i thyer euforinë disa minutëshe.

Ora 21:54
Shqipëria e papërmbajtshme, kapiteni Hysaj çon peshë stadiumin

 

Kapiteni Elseid Hysaj ka kaluar në avantazh përsëri Shqipërinë pas një aksioni fantastik të Rei Manaj. Shqipëria u trondit pak nga goli i Sigurdsson dhe barazimi i befasishëm i Islandës por situata zgjati shumë pak.

Sërish një gol nga mbrojtja, kësaj radhe nga Elseid Hysaj i cili shënon golin e parë me fanellën e kombëtares kuqezi.

Ora 21:48
Avantazhi i Shqipërisë zgjat shumë pak, Islanda ndëshkon në heshtje

Islanda ka barazuar rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Gylfi Sigurdsson ka arritur të shënojë falë një pasigurie të mbrojtjes shqiptare. I gjendur në mes të zonës Sigurdsson ka çuar në cep të portës i pashqetësuar topin dhe 1-1. 

Shqipëria e filloi në sulm këtë pjesë të dytë por islandezët janë treguar tepër të ftohtë duke shfrytëzuar paqartësinë e mbrojtësit Ismajli në mbrojtje. 

Ora 21:18
I mori vendin kapitenit Mavraj, Dermaku shpërblen me gol Shqipërinë

Kastriot Dermaku kalon në avantazh Shqipërinë përballë Islandës me një gol me kokë. Mbrojtësi ka shënuar pas një harkimi në zonë të kapitenit Hysaj. 27- vjeçari i cili i mori vendin Mavrajt ka shpërblyer me gol jo vetëm Shqipërinë por dhe besimin e Edy Rejas për këtë sfidë kaq të rëndësishme.

Shqipëria në minutën e 32' e gjen veten në avantazh minimal 1-0 pas një pjese të parë vërtet sulmuese. Kur pritej të shënonte një sulmues shënoi një mbrojtës.

Ora 21:01
Shqipëria sulmuese në minutat e para, Cikalleshi nuk e shfrytëzon rastin

Shqipëria është shfaqur që në minutat e para të ndeshjes sulmuese ku dhe ka rrezikuar me një rast të Sokol Cikalleshit. Një rrëmujë në zonën e islandezëve nuk u shfrytëzua mirë nga Cikalleshi i cili goditi jashtë në minutën e 11'. 

Portieri Halldorsson në këtë rast të mirë për shqiptarët ishte thuajse i mposhtur por bomberi kavajas u nxitua duke goditur keq dhe topi më pas përfundoi. Nuk mungoi ovacioni dëshpërues i tifozëve të shumtë shqiptarë në Elbasan Arena.

Ora 20:05
Kuqezinjtë prekin tapetin e gjelbër, Edy Reja jep udhëzimet e fundit

Lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit kanë prekur tapetin e gjelbër të 'Elbasan Arena'. Duke u ambientuar qetësisht me atmosferën e cila pritet të jetë e ndezur, i vetmi që duket i levizshëm në fushë është trajneri Reja. 

Italiani po jep udhëzimet e fundit para sfidës përballë Islandës dhe duket se më i përqëndruar është tek kapiteni Elseid Hysaj, i cili sot do të ketë gjithë peshën e krahut të majtë. Ndërkohë nuk mungojnë as bisedat miqësore mes lojtarët të Shqipërisë dhe atyre të Islandës.

Ora 19:47
Ndeshja ndaj Islandës, lojtarët e Shqipërisë zbarkojnë në 'Elbasan Arena'

Futbollistët e Shqipërisë sapo kanë mbërritur në 'Elbasan Arena', ku do të luajnë përballë Islandës. Në fakt islandezët janë treguar më 'strikt' pasi kanë ardhur 5 minuta më herët në stadium. 

Gjithsesi të dyja ekipet sonte janë të motivuara për rezultat, edhe pse për Shqipërinë sot fitorja është detyrim nëse do të duhet të vazhdojë ëndrrën për t'u kualifikuar në EURO 2020 siç deklaroi një ditë më parë dhe trajneri Edy Reja.

Ora 19:19
Publikohen formacionet e Shqipëri- Islandë, Reja i beson sulmin dyshes Cikalleshi- Manaj

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri- Islandë dhe janë 6 ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Francës. Siç Eduardo Reja paralajmëroi, Shqipëria reshtohet në një formacion tipik italian 3-5-2, dhe Mavraj ulet në stol për t'ia lënë shiritin e kapitenit Elseid Hysaj

Në portë Reja i beson Thomas Strakoshës, ndërsa ajo çfarë bie në sy është mbrojtja. Berat Gjimshiti, Ismajli dhe Dërmaku i cili zëvendëson Mavrajn do të kenë çelësat e mbrojtjes përballë Islandës. Nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe në të majtë një lojtar me mjaft eksperiencë si Ermir Lenjani. 

Mesfusha është tepër cilësore pasi në këtë ndeshje shkatërrues do të luajë Klaus Gjasula, i cili la mbresa nga ndeshja me Francën, edhe pse u aktivizua gjatë pjesës së fundit. Ndërsa Memushaj dhe Bare do të jenë ata të cilët do të duhet të organizojnë lojën. 
Sulmi ndryshe nga ndeshja me Francën ku luajti vetëm Bekim Balaj, tani do të tentohet gjithçka, me Rey Manajn dhe Sokol Cikalleshin. Reja i ka besuar dy sulmuesave tipikë qendrorë për ndeshjen e cila do të vendosë fatet. Shqipërisë pa dyshim i duhet fitore.

 

Ora 19:09
Shqipëri- Islandë, FSHF: Deri në 19:00 janë shitur 8 mijë bileta

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije për Report Tv se më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes janë shitur 8 mijë bileta. Elbasan Arena do të jetë me siguri i mbushur në 2/3 e tij. 

Gjithsesi kjo nuk është një shifër përfundimtare pasi ka dhe më pas se dy orë kohë që shqiptarët të mbushin sot stadiumin e Elbasanit, për të mbështetur kombëtaren e tyre. Koha e freskët i favorizon që të ndjekin një ndeshje të nivelit të lartë për kualifikueset e EURO 2020 shtojmë dhe rëndësinë e ndeshjes e cila është vendimtare për fatin e këtyre eleminatoreve për Shqipërinë. 

Përballë kanë Islandën dhe kuqezinjve i duhet me patjetër një fitore. Barazimi është i barazvlerfshëm me një humbje pasi tre ekipet të cilat Shqipëria ka ''mbi kokë'' janë 6 pikë larg. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 11/09/2019 05:56

    I bëj një thirrje gazetës: mos ta pëmendi fare emrin e atij plehut, Duka. Duhet ta bojkotoni në qoftë se e quando vetem njerëz me etikë qytetare dhe patriotë.Ai është kanceri i futbillit tonë.

    Përgjigju
  • Loti: 11/09/2019 02:04

    Bravo çuna, perpara me gjith energjit qe keni.

    Përgjigju
  • Mili: 10/09/2019 23:00

    Shyqyr me ne fund se Islanda na ka degjeneruar ndeshjet e fundit mes nesh. Tani kemi tre ndeshje te rradhes. Turqinë jashtë, jashtë Moldavinë she brenda Andorën. Ti fitojme te treja dhe shkojme 18 pikë.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/09/2019 22:06

    Mbrojtja byth, turp! Plerat!

    Përgjigju
  • goni: 10/09/2019 12:22

    po pse marrin bdeksinat e italis kur ka tranjera shqiptar me shumic ... shko le xhaken jasht qe esht me i miri aty

    Përgjigju
    • Tifozi: 10/09/2019 18:25

      Po De Biasi cfare ishte?

  • Selenicë: 10/09/2019 10:01

    Treni i fundit ka kohë që ka ikur. Përpara ardhjes së kosovarëve kombëtarja jonë ka qënë yll me dinjitet, jo kështu!

    Përgjigju
    • Selenicës: 10/09/2019 22:38

      Ti Selenica qenke copë by......, KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI, O TË. Q*FSHA RACËN E COBANIT PLEHRË MUTI. RROFTË SHQIPËRIA E MADHE!!

    • Epir: 10/09/2019 22:01

      Mos ja vi re se do jet ndonje coban selenice

    • One: 10/09/2019 12:06

      Seriozisht e ke?! Mos vazhdoni me krenarine idjote qe ne jemi me te miret dhe te pranijme problemet e shumeta dhe qe na duhet shume pune. Flm djemve kosovare qe e ngriten nivelin e kombetares deri ne pjesemarrje ne evropian. Do ishte mire ta kishin kete sinergji ne te gjitha fushat.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt