-
OFL 'zbret' në Elbasan, dy të dënuar në Angli për trafik droge duhet të justifikojnë pasuritë (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit ka 'mbërritur' sot në Elbasan. Ajo i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge. Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre
14 Shkurt 2020, 11:02 -
Elbasan/ Shpërndante kokainë dhe heroinë, arrestohet 41-vjeçari
I arrestuari është B.M banues në Elbasan. Atij gjatë kontrollin fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
14 Shkurt 2020, 09:13 -
'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga zhdukja e Renato Hamzës. Dy muaj para ishte vendosur në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion
Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.
13 Shkurt 2020, 22:57 -
'Një jetë mes tingujve, pasuria që desha'! Robert Radoja: Si punova me talentet fëmijë, sot Inva Mula, Ermonela Jaho, Ema Qazimi
Mësuesi dhe zbuluesi i talenteve, i rritur me “muzat” e muzikës Prenk Jakovën e Tonin Arapin, një pianist klasi, kompozitor filmash, rrëfen odisenë e një jete të mbushur me tinguj, me përkushtim, me idealizëm, shpërblesa mirënjohjesh, por edhe me krenari kur sheh nxënësit e tij të pushtojnë skenat shqiptare dhe ato botërore. Gjithashtu, Radoja bën thirrje për punë e vëmendje ndaj fëmijëve të talentuar
13 Shkurt 2020, 20:44 -
Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella ngec në 'rrjetën' e ONM, kërkohet shkarkimi i saj
Drejtuesja e Prokurorisë Durrës, Anita Jella, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme SPAK, 'ngec ' në rrjetën e ONM. Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.
12 Shkurt 2020, 16:20 -
-
-
-
Tirana 100 vjet kryeqytet, historiani: Ishte zgjedhje e detyruar, s'ka pas vendim në Kongresin e Lushnjës
Historiani Beqir Meta për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet rrëfen prapaskenat. Studiuesi Meta tregon edhe përplasjet mes krerëve të Veriut edhe Jugut, duke synuar që kryeqytet, të shpallej Vlora, Durrësi ose Shkodra, por kurrsesi Tirana
11 Shkurt 2020, 17:29 -
-
-
Shoferi 22-vjeçar që iku nga vendi i ngjarjes lirohet për 'plagosje të lehtë', kalimtarja e aksidentuar ndërron jetë në spital 5 ditë më pas
Gjykata e la të lirë 22-vjeçarin para se kalimtarja të ndërrontë jetë, duke vlerëuar që plagët nuk ishin të rënda, dhe ngriti akuzën vetëm për "largim nga vendi i ngjarjes".
10 Shkurt 2020, 17:16 -
Vijon aksioni për makinat luksoze dhe pa dokumente, 50 automjete të sekuestruara në Gjirokastër (VIDEO)
Që prej ditës së djeshme vijon aksionin deri në një afat të papërcaktuar sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme janë ndaluar 5 automjete në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për shkak të mungesës së dokumenteve, ndërhyrje në sasi.
10 Shkurt 2020, 10:53 -
-
Postblloqe në gjithë vendin/ 37 automjete luksoze të sekuestruara! Pronarët do të justifikojnë blerjet 40-250 mijë euro (VIDEO)
Policia e Shteti ka vijuar me kontrolle të shumta në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur i gjenden sende të jashtëligjshme. Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion automjeti bllokohet dhe dokumentacioni I kalon Operacionit Forca e Ligjit.
9 Shkurt 2020, 11:00 -
Korçë- E përplas makina kur po kalonte rrugën, këmbësorja në gjendje të rëndë! Shoqërohet në komisariat shoferi (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, ku një mjet tip Benz me drejtues I.H. nga Elbasani ka përplasur këmbësoren R. Xh., rreth 40 vjeçe.
9 Shkurt 2020, 09:51 -
Grabitet një biznes në Elbasan, autorët marrin 50 mijë lekë
Ngjarja është konstatuar nga pronari i dyqanit në fjalë, mëngjesin e sotëm , i cili sapo kishte hapur biznesin për të filluar rutinën e ditës por ka vërejtur që aty mungojnë paratë. Pronari ka njoftuar policinë, ku këta të fundit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e aturëve, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar.
8 Shkurt 2020, 18:33 -
Elbasan- Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari
Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, ku i riu teksa po drejtonte mjetin tip "Benz", ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, e për pasojë gjeti vdekjen. Referuar burimeve zyrtare, i riu është identifkuar si Suel Spahiu, ku pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses.
8 Shkurt 2020, 07:59 -
'Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo'!Gjobë dhe heqje patente për 4 shoferë! 'Rrugorja': Shpejtësia s'të çon në destinacion
Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo"! Është ky mesazhi i Policisë rrugore për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Në formën e një mesazhi më tepër se paralajmërimi ka zgjedhur policia rrugore të njoftojë të gjthë drejtuesit e mjetit se do të ketë një kontroll të pandërprerë në rrugët interurbane Tiranë- Durrës - Tiranë, Elbasan , por jo vetëm.
8 Shkurt 2020, 07:54 -
-
Lihet në burg 'Schumacher-i' i Gjirokastrës që përplasi postbllokun e policisë në Elbasan (VIDEO)
I vetë cilësuar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit.
7 Shkurt 2020, 12:23