-
-
Gjykata e Elbasanit e liroi, prokuroria apelon vendimin për Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt
Ankimi i prokurorisë është bërë në në Gjykatën e Apelit pasi pretendon se lirimi I tij ishte i jashtëligjshëm. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg.
30 Dhjetor 2019, 16:43 -
Fundviti 'blindon' trafikun rrugor, masat e policisë në Tiranë dhe shkaqet kryesore të aksidenteve
Një numër i konsiderueshëm segmentesh rrugorë paraqiten problematikë sa i përket trafikut të rëndëuar në këto ditë festash: "Hyrja e sheshit "Shqiponja", Unaza e Madhe", Pallati me Shigjeta, dhe TEG-ut. Rruga "Dritan Hoxha", bulevardi dhe nyjet lidhëse, kryqëzimi i "Vasil Shantos", rruga e Elbasanit, rruga George Bush, rruga e Durërsit, 9 katëshi, arteriet kryesore të kryeqytetit"
30 Dhjetor 2019, 16:04 -
Manastirliu bën bilancin e vitit 2019: Rritëm aksesin në shërbime për qytetarët, objektivat për 2020-tën (VIDEO)
Manastirliu tha se do të punohet më shumë për të rritur aksesin në shërbime për qytetarët drejt objektivit madhor qeverisës, për mbulimin shëndetësor universal. Viti 2020 do të çelë siparin e axhendës 2030 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
30 Dhjetor 2019, 14:51 -
'Policë në çdo aks rrugor' Masat për ndërrimin e viteve, Drejtori i Policisë Rrugore, Tarkaj: Nga sot rrugët monitorehen me radar (VIDEO)
Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.
30 Dhjetor 2019, 12:43 -
Rrëfimi i Eva Golemit, sopranos së 35 kryeroleve në opera (VIDEO)
Sopranoja Eva Golemi rrëfen për kamerën e “ReportTV” karrierën 20-vjeçare brenda edhe jashtë vendit. Artistja, e cila numëron rreth 35 kryerole, tregon se ruan të njëjtin pasion për punën që bën, duke qenë e vendosur që të mos e ndërrojë Shqipërinë me asnjë vend tjetër
29 Dhjetor 2019, 16:40 -
Zija Muka, gazetari shkodran, i afërmi i Ramiz Alisë që adhuronte Zogun dhe s’votoi kurrë në regjimin komunist
Gjatë gjithë periudhës 45-vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës, mosmarrja pjesë në votime, apo hedhja e votës kundër kandidatëve të Frontit Demokratik, që paraqiste PPSH-ja, përbënte një herezi që do t’i sillte shumë pasoja të rënda personit që s’pranonte të shkonte tek kutia e votimit dhe në rastin më të keq, ky veprim “paguhej” edhe me burg.
29 Dhjetor 2019, 08:53 -
Akuzohet për tre vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt
Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”dhe është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Ditën e sotme Ymeri ka lënë qelinë e burgut të Lushnjes dhe është nisur në drejtim të Vlorës, ku një eskortë makinash e shoqëronte atë. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij.
28 Dhjetor 2019, 21:15 -
Zjarr në një pallat në Pogradec, digjen 12 apartamente në dy katet shtesë ende të pa legalizuar! Lëndohet edhe një zjarrfikës (VIDEO)
Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme një pallat pranë kishës në Pogradec, duke djegur të paktën 12 apartamente. Forcat zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas disa orësh 'luftë' me zjarrin kanë bërë të mundur izolimin e tij. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur edhe evakuimin në kohë të banorëve. Dy katet e përfshira nga flakët në këtë pallat kanë qenë shtesë në ndërtesën ekzistuese që janë shtuar në vitet 2000-2003 dhe ende nuk janë legalizuar.
28 Dhjetor 2019, 13:14 -
-
27.3 milionë USD për 2019 nga AlbChrome në Bulqizë, hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri që nga koha e komunizmit
Në vitin 2020, Albchrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësise të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhurkapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furres nr. 3 në UFK Elbasan.
26 Dhjetor 2019, 14:26 -
-
-
Qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit me emigracionin më të lartë më 2018
Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.
26 Dhjetor 2019, 08:08 -
Shefit të paraburgimit të Elbasanit i digjet makina 100 metra larg 'bluve', policia: Dyshohet aksidentale (Momenti i 'Benz'-it në flakë)
Makina e shefit të policisë së paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan është djegur mbrëmjen e sotme. Automjeti ka qenë i parkuar 100 metra larg drejtorisë së policisë së Elbasanit kur shpërtheu në flakë. Policia thotë se paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
25 Dhjetor 2019, 21:59 -
'Festo, por mos fluturo'! Policia kap në autostradën Tiranë-Elbasan pilotin me 174 km/h (VIDEO)
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë vijon monitorimi me radar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 16 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 151 km/h deri në 174 km/h.
25 Dhjetor 2019, 17:48 -
Shkrirja e Krimeve të Rënda, dosjet e nxehta në rrethe do të dërgohen me blinda nga RENEA
Efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe ata të repartit RENEA do të asistojnë në transportimin e dosjeve nga godina e SPAK në prokuroritë e rretheve. Transporti i dosjeve, hetimet e të cilave janë ende të hapura do të bëhet me mjete të blinduara, e ndërsa pjesa tjetër do të dërgohen me postë sekrete. Dosjet e transportuara në rrethe, me ngritjen e SPAK-ut, janë ato që kanë veprat penale si vrasjet në familje, kultivimin e drogës dhe gjobëvëniet.
25 Dhjetor 2019, 16:07 -
Elbasan- Vetëm tre muaj pasi ishte rikonstruktuar, dëmtohet nga shirat e dendura argjinatura e përroi të Zaranikës
Shirat e dendura që pushtuan vendin ditët e fundit kanë dëmtuar argjinaturën e përroit të Zaranikës në qytetin e Elbasanit, ndonëse kishte vetëm tre muaj që kishin përfunduar punimet.
24 Dhjetor 2019, 16:40 -
-
Ekskluzive/ Rrëfimi i vëllezërve Çapja: Ja pse na akuzoi Fadil Mema për atentatin...u shty nga krimi i organizuar
Dëshmitë e Ardjan dhe Enver Çapja: Fadil Memën e kishim, krushk, por na akuzoi duke u shtyrë nga krimi i organizuar. “I bëri akuzat për të përfituar azilin jashtë shtetit”.
24 Dhjetor 2019, 12:04 -