-
'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "show",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.
8 Shkurt 2020, 11:54 -
Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin
Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinat e blinduara të Landi Muharremit, të njohur edhe me emrin Aleksandër Laho, por edhe pseudonimin 'Rrumi' i Shijakut, i cili ishte në nëntor të vitit të kaluar në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu zu pritë në Shkozet. Durim Bami nga Kruja i dënuar më parë për vjedhje me armë është emri i dytë që i është sekuestruar makina e blinduar dhe i treti Saimir Taullau nga Lushnja, që dje iu dërgua formulari për të justifikuar pasurinë.
8 Shkurt 2020, 10:20 -
Anti-KÇK-ja vijon aksionin, shkon në 37 numri i makinave luksoze të bllokuara në disa qytete! 134 persona të shoqëruar në polici (VIDEO)
Pas dërgimit të formularëve të disa të 'fortëve' që të justifikojnë pasurinë dhe sekuestrimet në kushtet e emergjencës, aksioni anti-KÇK-së ka kaluar në një tjetër fazë, duke zbritur në terren. Në disa qarqe të vendit janë ngritur pika postblloku nga drejtoritë rajonale për kontrollin dhe verifikimin e makinave luksoze për dokumentacionin, nëse janë të trafikuara apo kanë fshirë shasinë. Qëllimi është i njëjtë, nëse e kaluara e individit e justifikon pronësinë e makinës, në të kundërt dosja i shkon OFL-së. Deri tani 37 makina të bllokuara.
8 Shkurt 2020, 10:05 -
Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara
Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.
7 Shkurt 2020, 21:40 -
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
Anti-KÇK-ja vijon operacionin për pasurinë e personave që dyshohet se i kanë vendosur nga aktiviteti kriminal. Sot OFL-ja u ka dërguar formularin për të plotësuar dhe justifikuar pasurinë që kanë ngritur dy emrave të radhës, Saaimir Taullai banues në Lushnje, i dënuar më parë për trafik droge dhe i njohur për pronësinë mbi disa biznese dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë.
7 Shkurt 2020, 10:58 -
Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët
Nisma ligjore që ka nisur të shqyrtohet në Kuvend kalon për një periudhë gjashtëmujore në kompetencë të KLG-KLP hetimin e magjistratëve KÇK, si bëhet ankesa dhe çfarë duhet të përmbajë
6 Shkurt 2020, 19:20 -
Aksioni kundër KÇK-së, Spaho: Saimir Tahiri dhe Ermal Hoxha, janë argumentet se përse PD-ja nuk ka besim
Edmond Spaho në një prononcim për mediat nga selia blu pasi ka akuzuar qeverinë, ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk kanë besim te aksioni i fundit i policisë së shtetit në luftën kundër KÇK-së, pas miratimit të aktit normativ nga qeveria.
6 Shkurt 2020, 13:37 -
Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.
6 Shkurt 2020, 12:22 -
I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali (VIDEO)
Plarent Dervishaj dhe Suel Çela, edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Çela në vitin 2019 mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë. OFL i dorëzon formularin për burimin e pasurive të tyre, duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë brenda 48 orëve.
6 Shkurt 2020, 11:34 -
Anti-KÇK-ja, Rama: Verifikim, jo gjyq! Politikanët? S'mund të kthehemi në diktaturë, e bën drejtësia e re (VIDEO)
Pyetjes se përse nuk është përfshirë verifikimi i pasurisë së politikanëve në aktin normativ kundër KÇK-së, kryeministri u përgjigj se nuk mund të rikthehet në 1945 në diktaturë,pasi këtë gjë tani do ta bëjë drejtësia e re. "Si mund të b&eum
6 Shkurt 2020, 10:41 -
'Rindërtimi, Anti-KÇK, minishengeni dhe dialogu Kosovë-Serbi', Rama pas takimit me Pompeon: Shqipëria besnikërisht e lidhur me SHBA
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbuluar temat e nxehta që ka diskutuar sot gjatë takimit me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo."Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiK&
5 Shkurt 2020, 21:26 -
Bardhi i përgjigjet Ramës për paketën anti-KÇK: Duhet të shndërrohesh në kamikaz për të luftuar kundër vetes
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën anti-KÇK. Bardhi thotë se për të luftuar krimin, Rama duhet të shndërrohet në kamikaz dhe t&
5 Shkurt 2020, 19:59 -
'Lacat nuk dalin me makinë se i ndalon policia', Veliaj: Ligji anti-KÇK ka ulur trafikun në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se paketa anti-KÇK ka ulur trafikun në Tiranë, pasi sipas tij të fortët siç i quajti ai 'lacat' nuk dalin më me makina pas
5 Shkurt 2020, 19:32 -
Kritikat kundër KÇK/ Rama: Po bëjnë avokatin e krimit përballë qeverisë! Janë armiqësuar me të vërtetën
Kritikët kundër paketës anti-KÇK në panelet televizive kryeministri Edi Rama i ka quajtur avokatë të krimit, që po përpiqen ta mbrojnë shkeljen e ligjit nga ofensiva e qeverisë. Rama shkruan se qeveria është e angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit.
5 Shkurt 2020, 18:42 -
Rama paralajmëron nga SHBA: Pas Anti-KÇK, ngrihet njësia e re speciale Antikorrupsion dhe Antievazion
Teksa shtrëngon duart me administratorin e USAID Rama thotë se gjatë takimit është folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.
5 Shkurt 2020, 16:41 -
I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak, Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe /VD
Sot, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Bashkë me të, edhe Emiljano Hysenit, të arrestuar dhe të dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.
5 Shkurt 2020, 11:10