-
Nis në Korçë festivali i serenatave, 4 ditë festë me emra të njohur të muzikës
Në Korçë ka nisur festivali i serenave që do të vazhdojë deri të dielën. Zëra të rinj dhe emra të njohur të muzikës shqiptare do të interpretojnë këngët ikonike shoqëruar me kitarë. Mes artistëve të mirënjohur do të jenë Mihallaq Andrea, Eli Fara dhe Redon Makashi.
18 Shtator, 16:33 -
‘Gjithë mundi shkoi dëm’, kalben tonela me perime në fushën e Korçës pasi u goditën nga breshëri! Fermerët kërkojnë dëmshpërblim (VIDEO)
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë kanë humbur miliona lek, pasi gjithë prodhimet bujqësore janë dëmtuar nga bresheri. Specat, spinaqi e kultura të tjera kanë mbetur te kalbura ne fushë, pasi tregtarët nuk e tërheqin për shkak të cilësisë së dobët.
18 Shtator, 15:32 -
Operacion antidrogë në Korçë/ Tre të rinj kapen me rreth 6 kg kanabis në bagazhin e makinës, vihen në pranga pranë Qafë Thanës (VIDEO)
Droga u gjet në vendin e gomës rezervë të një automjeti “Volkswagen”, që transportohej mbi një makinë me karroceri. Në pranga ranë dy të rinj nga Tirana dhe një nga Shëngjini, ndërsa policia sekuestroi edhe dy automjete, katër celularë dhe një shumë parash.
17 Shtator, 08:41 -
-
-
-
Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!
Goditja e grupeve kriminale, kapja e personave që lëvizin me armë e drogë, arrestimi i personave në kërkim dhe më, shumë, siguri në, shkolla ishin disa nga porositë kryesore që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u dha strukturave të Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër para nisjes së, vitit shkollor.
11 Shtator, 17:07 -
-
-
-
Mbyllet edicioni 13-të i 'Koko Fest' në Korçë, ‘Babai’ merr çmimin e parë
Në Korcë u mbyll festivali i komedisë, ku çmimi fitues iu dha trupës së Teatrit Eksperimental te Tiranës me shfaqjen “Babai”. Gent Bejko mori cmim per regjinë më të mirë. Po kështu çmime u ndanë për aktorët, Luiza Xhuvani e Viktor Zhusti.
7 Shtator, 16:57 -
-
Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës 'Besa' në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve
Mësohet se përpara nisjes së tyre, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Korçë, Niko Peleshi, ka porositur që takimet të zhvillohen pa praninë e medias, ndërsa qytetarët të priten individualisht nga deputetët për të parashtruar problematikat e tyre.
4 Shtator, 18:11 -
Ngjarjet kriminale në Mirditë, Orikum e Korçë, PD: Shqipëria po terrorizohet nga krimi, policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas
Demokratët kërkojnë zbardhjen e plotë të të tre rasteve dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë, ndërsa akuzojnë qeverinë se ka dobësuar autoritetin e shtetit dhe ka lejuar rritjen e pandëshkueshmërisë.
3 Shtator, 18:09 -
Përshkallëzon sherri mes kushërinjve në Korçë, njëri prej tyre plagos tjetrin me armë zjarri! Shpallet në kërkim
Sipas informacioneve, i plagosuri është Dhimitër Shaka, ndërsa autor i ngjarjes është Nikolin Tarusha, tashmë i shpallur në kërkim. Dy personat mësohet se janë kushërinj dhe dyshohet se mes tyre ka pasur fillimisht një debat për motive të dobëta, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
3 Shtator, 15:27 -
-
-
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, lëvizje në Berat, Korçë e Tiranë! Ndëshkohen drejtues të lartë, kryepolici i Elbasanit bëhet specialist
Me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë bërë ndryshimet e para në disa drejtori qarqesh në vend. Fatmir Hoxha i Elbasanit nga drejtues shkon specialist në drejtori të përgjithshme. Luigj Vathi, nga Berati shkon në drejtues i Kufirit të Korçës. Ndryshime ka edhe në Tiranë në nivelin e zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë.
1 Shtator, 10:15 -
Hita firmos ndryshime në Kupolën e Policisë së Shtetit! Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë, Kastriot Skënderaj pritet të emërohet Kryepolic i Elbasanit
Ndryshimet në Polici vijnë pas hyrjes në fuqi të ligjit për Policinë e Shtetit, ku tashmë kryepolici Skënder Hita ka të drejtën të kryejë emërime të drejtorëve dhe shefave të Komisariateve pa garë.
31 Gusht, 21:35 -
‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’, sherr me sende të forta mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër
Dy vëllezërit morën dëmtime në kokë dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas të 4 personat e përfshirë në sherr u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, për të dhënë sqarime për ngjarjen.
29 Gusht, 20:12 -