-
Bilanci paraprak i përmbytjeve në Vlorë: 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara! 200 mijë euro fondi në dispozicion të të prekurve
Ardian Vreshtazi, drejtori i emergjencave civile pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për Report Tv shprehet se puna vazhdon ende për verifikimet e objekteve të tjera të përmbytura.
11 Tetor 2024, 11:56 -
-
‘O gangster që vendos gjoba’, vihen në hetim babë e bir që rrahën policin në Vlorë! Efektivi në spital: Prokuroria liroi dhunuesit
Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj denoncon në media se është rrahur barbarisht pasi ka gjobitur një furgon pasagjerësh. Policia e Vlorës bën të ditur se babë e bir po hetohen në gjendje të lirë, duke cilësuar se dhuna ndaj policit ka motive të dobëta.
10 Tetor 2024, 11:08 -
-
-
Me 4 kode në Sky ECC! ONM i kërkon komisionerit të apelojë vendimin që konfirmon në detyrë ish kryeprokurorin e Vlorës! SPAK e arrestoi se ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe Suel Çelës
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmon në detyre prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua më 29 korrik 2024. ONM kërkon t'i verifiohet pasuria
9 Tetor 2024, 10:55 -
S’deklaroi apartamentin në bregdet, dënohet me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe! GJKKO vendos konfiskimin
Dënim i ri për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe. GJKKO e shpall fajtor për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Gjykata e Posaçme e dënon Tushen me 2 vite shërbim prove, nga 17 muaj burg që kishte kërkuar SPAK. Tushe nuk deklaroi një apartament të blerë në Lungomare të Vlorës.
9 Tetor 2024, 09:43 -
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
Bashkia e Vlorës dhe Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve po auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për përmbytjet dramatike që dëmtuan pronën publike e private. Burimet thanë se objekt i auditit janë tenderat dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohet e fundit në qytet, si në rrugë ashtu dhe në rrjetin e kanalizimeve.
8 Tetor 2024, 15:52 -
-
VIDEO/ Si erdhi përmbytja në Vlorë, momenti kur zona historike mbushet plot me ujë! Tavolinat e karriget 'lundrojnë' si varka
Shqiptarja.com sjell një video nga kamerat e sigurisë, ku dallohet momenti i përmbytjes në zonën historike të Vlorës. Uji vjen gradualisht derisa lagjja ‘Muradie’ mbushet plot me ujë.
8 Tetor 2024, 09:26 -
-
Foshnja 5 ditëshe vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi
Një foshnje vetëm 5 ditëshe humbi jetën më datë 4 tetor në spitalin rajonal të Vlorës, në rrethana ende të paqarta. Familjarët kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje, të cilët po kërkojnë drejtësi për foshnjën e tyre.
7 Tetor 2024, 16:06 -
Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...
INTERVISTA/ Report TV trajtoi sot tematikën e arsyeve pse u përmbyt qyteti i Vlorës në fundjavë. Inxhinieri i UK Fier, që mbulon hidrovoret, shpjegon se sasia e 184 mm shi për 6 orë ka qenë shumë e madhe. Hidrovoret janë ndërtuar me 5-7,5 litra shi për sekondë dhe kanalet kulluese për 100 mm shi në 24 orë. Bushi: Nëse ka rënë mbi këtë kapacitet, atëherë shkak është natyra
7 Tetor 2024, 15:52 -
-
Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të lartat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat
Reshjet e shiut që përmbytën qytetin e Vlorës më 4 tetor janë më të mëdhatë ndonjëherë. E zbulon Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv
7 Tetor 2024, 14:11 -
-
Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre: Kemi fakte dhe prova! Të nisin hetimet dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit
PD ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Vlorës lidhur me përmbytjet në këtë qytet pasditen e 4 tetorit. Dega e Vlorës së PD kërkon nisjen e hetimit, ku i vë në dispozicion prokurorisë fakte dhe prova, si dhe kërkon vënien përpara të përgjegjësisë të shkaktarëve të situatës që çoi në përmbytjet, pasi sipas tyre shkaku kryesor nuk ishin shirat e shumtë, por mosfunkskionimi i kanaleve të ujërave të larta.
7 Tetor 2024, 12:43 -
-
-
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Administrata duhet shkundur, do mbajë përgjegjësi kush s'reagoi në kohë! Edhe KLSH nis auditin! PD kallëzon në Prokurori
Prefekti i Vlorës Kristo Koço ka paralajmëruar se do të vihen para përgjegjësisë të gjitha ata të cilët nuk reaguan në kohë më 4 tetor kur Vlora u përfshi nga reshjet e dendura shiu dhe çarja e kanalit të ujrave të larta shkakoi përmbytje të mëdha në qytet.
7 Tetor 2024, 10:56 -