-
Ndahet mandati për 74 vota, rinumërohen 114 kuti në Qarkun Berat! Përfundon numërimi për 46 kuti, LSI rikuperon me 3 vota
Ndërkohë që ka përfunduar numërimi 46 kutive të votimit nga 114 që janë në total, dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota mes është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Nesër pritet që të vijojë rinumërimi i kutive të votimit për 68 kuti
20 Maj 2021, 10:08 -
Rama darkë pune për Aeroportin e Vlorës me Pacollin, i dhuron tre shishe verë: Amballazhimin e kam bërë vet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto së bashku me Pacollin dhe nënvizon se u diskutua për planin e ndërtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
19 Maj 2021, 21:46 -
-
Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, vetëdorëzohet në polici një nga autorët e dyshuar! Avokati mbrojtës: Klienti s'e di pse u përdorën armët
Vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Vlores Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së ndodhur në datë 3 Mars të këtij viti ne rrugën TrasnBallkanike
19 Maj 2021, 16:11 -
KAS rrëzoi ankimin e PD-LSI për Gjirokastrën, anëtari i Komisionit Rregullator, Caka: Referuar provave, rezultati i drejtë! Nëse rinumërohen votat në Berat mund të ketë ndryshime
Vendimi i KAS për rrëzim të ankimit të PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës është konsideruar i drejtë nga anëtari i Komisionit Rregullator Dritan Caka. Caka tha në një intervistë për Report Tv se e quan këtë një vendim të drejtë duke iu referuar provave të paraqitura nga palët për këtë qark.
19 Maj 2021, 13:43 -
Meta si opozita: U shtuan ndjeshëm krimet zgjedhore! Asgjë nuk ka përfunduar, jemi ende në periudhë zgjedhore
Ndërsa KAS rrëzoi sot kërkesën e PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës, Presidenti Ilir Meta akuzuar se procesi zgjedhor ka patur shumë problematike duke kërkuar që denoncimet për krime zgjedhore të zbardhen.
19 Maj 2021, 13:28 -
Mbi 51 mijë vaksinime të kryera në qarkun e Vlorës, kreu i Kujdesit Shëndetësor Kujtim Llapi: Në fundjavë vijnë dozat e tjera të Sinovac
Mbi 51.000 vaksinime të kryera në rrethin e Vlorës që prej fillimit të procesit të vaksinimit, fakt të tillë e konfirmon kreu i kujdesit shëndetësor parësor, Kujtim Llapi. Ai është shprehur se procesi vijon normalisht në 3 qendra të mëdha në Vlorë e rrethina
18 Maj 2021, 19:00 -
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit vendosi sot të dënojë Moisi Habilaj me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar janë edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
18 Maj 2021, 17:25 -
-
-
Hetimet për krime zgjedhore, Çela në prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës: Shumë shpejt do kemi rezultate, edhe krimi i organizuar në fokus
Këtë të hënë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës lidhur me hetimet për krime zgjedhore. Ndërsa deklaroi se ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve për krime zgjedhore, Çela theksoi se se këto denoncime po ndiqen me shumë vëmendje dhe shumë shpejt do të kemi rezultate të cilat do të bëhen publike.
17 Maj 2021, 11:57 -
-
Degradon lagjia historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët! Po behën diferencime nga policia, nxisin konkurrencën e pandershme
E rikonstruktuar dy vite më parë lagjia historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen "Muradie".
15 Maj 2021, 13:52 -
-
-
-
2 porositë e kryeministrit Rama për sezonin turistik, prefekti i Vlorës: Stacionet e plazheve gati, pastërti në të gjithë territorin
Fundi i muajit maj pritet ta gjejë gati Shqipërinë për sezonin turistik, që ndryshe nga viti i parë në pandemi, pritet të mos ketë kufizim orari dhe do të presë turistë të huaj
14 Maj 2021, 12:29 -
'Defender 21', Rama e nis mëngjesin me foto nga stërvitja e marinës amerikane dhe shqiptare në Pashaliman të Vlorës
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me foto nga stërvitja 'Defender 2021' e marinës amerikane dhe shqiptare në bazën detare PashaLiman në Vlorë.
14 Maj 2021, 09:43 -
-