-
Privatizimi i ish-fabrikës ‘Buka’ në Tiranë, shtyhet seanca për Arben Ahmetajn në arrati! Avokati: Çështja të kthehet për hetim në SPAK
Seanca paraprake ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, lidhur me dosjen e privatizimit të fabrikës ‘Buka’, është shtyrë për datën 2 shkurt. Shtyrja është bërë pas kërkesës se avokatëve të ish-zëvendës kryeministrit, të cilët kërkojnë kthimin për hetim të çështjes, duke ngritur disa argumente kundër akuzës
18 Janar 2024, 08:15 -
-
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
Parlamenti u mblodh sot për herë të parë për vitin 2024 për të votuar dekretet për ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë Rama. Deputetët e Bardhit dhe Berishën s'hoqën dorë nga skenari i vjetër i kaosit. Si asnjëherë më parë Presidenti u largua pa mbajtur fjalimin e rastit. Seanca zgjati 13 minuta, ndërsa ambasadori gjerman dhe ai anglez panë gjithçka nga lozhet.
15 Janar 2024, 07:45 -
-
Mandati 'i djegur' i Ahmetajt i kalon Plarent Ndrecës! Juristi për Report Tv: I nderuar ta pranoj! Dallëndyshe Bici e refuzoi: Vijoj detyrën Kadastër
Plarent Ndreca do të marrë mandatin e 'djegur' nga Arben Ahmetaj. Lajmin e pohoi për Report Tv vetë juristi! Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin, duke njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se do të vijojë angazhimin në krye të Kadastrës
11 Janar 2024, 10:30 -
Në arrati prej 6 muajsh, Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit
Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën. Mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca.
10 Janar 2024, 11:41 -
-
Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim
9 Janar 2024, 17:30 -
Sot 6 muaj ‘arrati’ edhe nga salla e Kuvendit, Arben Ahmetaj humb mandatin
I ndodhur në arrati prej muajsh, mandati i Arben Ahmetajt si deputet i tashmë mund të konsiderohet i mbaruar. Këtë të shtunë bëhen 6 muaj që ish zv. kryeministri mungon në Kuvend dhe tashmë sipas Kushtetutës duhet të nisë procesi për zëvendësimin e tij. Sipas listës, vendin e zë Dallëndyshe Bici, ose në rast refuzimi Plarent Ndreca.
6 Janar 2024, 15:15 -
Mungon prej 6 muajsh në Kuvend, Arben Ahmetajt i 'digjet' mandati, Ja kush pritet ta zërë vendin e tij në parlament (EMRI)
PS nis sesionin e ri me ndryshime në grupin parlamentar. Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj i vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale pritet të humbasë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
3 Janar 2024, 16:55 -
Viti 2023 nën shenjën e SPAK-ut
Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh, kryesisht të niveleve të larta të pushtetit qendror dhe atij lokalë, kapërcyen gjatë vitit, pragun e godinës së SPAK-ut në Tiranë, prej nga jo të gjithë dolën prej andej.
31 Dhjetor 2023, 07:41 -
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
30 Dhjetor 2023, 10:43 -
Zvarritja e procesit për arrestin e Berishës, Valteri: Lojë e tij, ja përse kërkon të fitojë pak kohë! Hoxha: Ka krijuar ‘botë paralele’ që prej 'non-gratës'
Zvarritjen e procesit gjyqësor në GJKKO që avokatët e Sali Berishës po bëjnë për të shtyrë arrestin e tij shtëpiak, ish-deputeti Halit Valteri e cilësoi si një lojë të ish-kryeministrit për të fituar pak kohë.
28 Dhjetor 2023, 22:02 -
SPAK 2023, Dumani: Me Berishën u veprua sipas ligjit! 'Gërdeci', nuk është dosje e fjetur, po punohet! Do sqarohet pozita e çdo zyrtari tek Inceneratori i Tiranës
Një vit tepër intensiv ka qenë ky për Prokurorinë e Posaçme. Janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.
28 Dhjetor 2023, 12:28 -
Kërkohet arrest shtëpie për Berishën, Kthupi: Mbështesim drejtësinë! Nesho akuza SPAK: Po bëhet pjesë e një skenari politik
SPAK ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën Partizani. Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi foli në Report Tv për mungesën e Lulzim Bashës dhe deputetëve në seancën plenare, ku u miratua për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.
22 Dhjetor 2023, 18:11 -
Pritet arrestimi i Berishës, 'dorëzohet' Rithemelimi, Baçi: Ne nuk dalim mbi vendimet e Gjykatës, jo akte dhune
Ndërkohë që prangat për Sali Berishën po "tunden", Rithemelimi ka zbutur qëndrimet ndaj organeve të drejtësisë. Deputeti Luan Baçi i ftuar në "Studio Live" në Report Tv tha se ndonëse e kontestojnë dhe e quajnë të padrejtë vendimin që do të marrë Gjykata, pranon se nuk mund të dalin mbi të
21 Dhjetor 2023, 17:56 -
-
-
-
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, PS: Do ta votojmë padiskutim! Po djegin parlamentin vetëm për ta mbrojtur
Partia Socialiste do të votojë kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha, për të cilin prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë më të ashpër, duke kërkuar arrestimin e tij. Kryetari i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi tha se qëndrimi i tyre në këtë pikë ka qenë i prerë
14 Dhjetor 2023, 11:17
