-
1000 studentë ekselentë punësim në administratë/ Në pak orë, 64 aplikime në portal
Studentët kanë treguar interes të lartë vetëm 24 orë pas lançimit të platformës "Punëtëmbarë.al". Në portal kanë mbërritur aplikimet e para dhe sipas burimeve, deri tani llogariten 64 studentë të interesuar për t'u punësuar në shtet.
12 Janar 2019, 14:45 -
-
'Unaza e Madhe', Basha: Edhe tenderi i ri po manipulohet, kërkojnë vinç 450 tonësh
12 Janar 2019, 13:52 -
Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil
Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se urdhëroi policinë të dhunonte studentët në fakultete ku ndodhen të ngujuar. Basha paralajmëroi se vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil dhe përgjegjës sipas tij është kryeministri që ushtron dhunë policore ndaj qytetarëve të cilët pengohen të protestojnë paqësisht.
12 Janar 2019, 13:16 -
Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?
Për gazetarin Mero Baze, presidenti Ilir Meta mund të shkojë drejt dorëheqjes nga posti për t'iu rikthyer jetës politike aktive me synim marrjen e drejtimit të opozitës. Si kryetar shteti, Meta ka folur dhe vepruar me instiktin e politikanit, ka kthyer dekrete që mund ta çojnë atë në Gjykatën Kushtetuese duke rrezikuar shkarkimin. Por mesa duket, Metën nuk e shqetëson kjo, pasi sipas Mero Bazes, presidenti mund ta lërë vetë postin dhe të synojë lidershipin e opozitës, duke eklipsuar Lulzim Bashën.
12 Janar 2019, 11:59 -
‘Cakaj’, Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë! Rama: More peng Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të shndërrohet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë në Ballkan. Indirekt Meta këshillon Ramën që të propozojë një kandidaturë tjetër pasi sipas tij PS ka kapacitete të shkëlqyra për drejtimin e MEPJ. Në reagimin e tij, kryeministri Rama u shpreh se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese ajo që do ti japë fund, asaj që ai e ka quajtur maskaradë.
12 Janar 2019, 10:35 -
Pas 13 vitesh pritje, familja Mazreku nga Kamza merr lejen e legalizmit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rastin e familjes Mazrreku nga Kamza. Uki Mazreku në videon e publikuar nga kryeministri Rama është shprehur se e vetmja përgjigje që ka marrë në 13 ka qënë se legalizimi është në proces.
12 Janar 2019, 08:39 -
-
Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte
Kryeministri Edi Rama thotë se të tre zyrtarët e LSI kur kanë qenë në poste drejtuese kanë qenë pa certifikatë sigurie. Rama foli edhe për opsionin e një shkarkimi të mundshëm të Metës nga posti i presidentit, por tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi duhen 2/3 e votave të Kuvendit. Rama tha se Presidenti ka marrë çdo informacion ku vërtetohet që Cakaj është i pastër.
11 Janar 2019, 21:32 -
-
-
Militantja e LSI ‘e ngujuar’ brenda Fakultetit Juridik/ Si këndonte në verë këngë ushtarake për Ramën në Jalë (Foto+Video)
Pamje nga ngujimi i disa studentëve brenda Fakultetit Juridik. Një militante e LSI që këndonte këngë ushtarake në Jalë rishfaqet në Fakultetin Juridik duke protestuar.
11 Janar 2019, 20:53 -
Mosdekretimi nga Meta/ Ish-ambasadorët shqiptarë kundër kandidaturës së Gent Cakajt: Ishte i papërshtatshëm
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një shoqatë e krijuar nga një grup ish-diplomatësh shqiptarë që kanë shërbyer nëpër vende të ndryshme të botës. Në reagimin e tyre, ish-diplomatët thonë se Gent Caka nuk ka cilësitë e duhura profesionale për tu bërë ministër i Jashtëm.
11 Janar 2019, 18:15 -
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
11 Janar 2019, 15:03 -
-
Protesta e studentëve tek Juridiku dhe Ekonomiku, Basha: Prania e policisë, shkelje flagrante e lirisë
Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar praninë e policisë në ambientet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, ku po zhvillohet protesta e studentëve, si shkelje flagrante dhe bën thirrje që të largohet menjëherë prej ambienteve të tyre.
11 Janar 2019, 12:14 -
'Djali im nuk hyri në universitet se s'kishte mik'/ Rama rrëfen historinë e Gregut: Bëri një vit punë
Kreu i qeverisë tha se ai nuk kishte arritur të shpallej fitues në Universitet pasi sipas tij nuk kishte mik dhe ishte detyruar të priste një vit për t'u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar.
11 Janar 2019, 11:51 -
Një grup studentësh ngujohen në fakultete, Rama: Po pengohet mësimi, kërkojnë gjëra që s'do bëhen kurrë
Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish se ekselentët dhe ata në nevojë nuk do paguajnë tarifë studimi, ndërsa të gjithë tjetër do shlyejnë vetëm 50%. Duke iu referuar ngujimit të studentëve në fakultete, Rama tha se ata po pengojnë zhvillimin e mësimit.
11 Janar 2019, 11:42 -
Prezatohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, Rama: S'do bëhej pa protestën
Qeveria prezanton platformën online "Punetembare.al" përmes të cilit do punësohen në administratë rreth një mijë studentë me rezultate të shkëlqyra. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Ai shtoi se punësimi nuk ishte pjesë e tetë kërkesave, por e ofroi vetë qeveria. Studentët me rezultate të larta do punësohen në bazë të notave, pa pasur nevojë për konkurs.
11 Janar 2019, 11:18 -
-
'Cakaj', Rama i përgjigjet Metës me ironi: Do i ketë vjedhur 'Doktoresha e Shkencave' passwordin e faqes zyrtare
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Meta se po kërcënohet nga kreu i qeverisë pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të Jashtëm.
11 Janar 2019, 09:50

