-
-
-
Platforma për Bashkëqeverisjen/ Rama me koordinatorët: Ndëshkime nëse vonesat janë të qëllimshme
Kryeministri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t'i drejtohen platformës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Mirëpo më shumë se për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë e vuri theksin te studentët të cilët në vend të protestës po bojkotojnë mësimin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe për pedagogët kur u shpreh se nuk duan të bëjnë mësim dhe po dezinfirmojnë studentët.
9 Janar 2019, 10:30 -
Studentët/ Rama: Brenda janarit do publikohet Pakti për Universitetin, shkojmë përtej kërkesave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kërkesat e studentëve. Kryeministri thotë se brenda muajit janar do të publikohet i plotë Pakti për Universitetin. Rama shton se ka komunikuar deri në orët e para të mëngjesit me studentët për këto kërkesa.
9 Janar 2019, 10:13 -
Disa nga banorët e Unazës së Re protestë pranë shtëpisë së Ramës në Surrel, polici-Balliut: Largojini urgjent (Debati)
Pas 66 ditëve protestë te Unaza e Re, një pjesë e banorëve mbrëmjen e sotme janë drejtuar te shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel duke protestuar për rreth 20 minuta. Ata kërkojnë anulimin e projektit.
8 Janar 2019, 21:00 -
2019 viti i NATO-s në Kosovë, Rama: Dita e kufirit 'Shengen', të shndërrohet në një moment kulmor
Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur shpalljen e vitit 2019 si Vit të Natos dhe duke marrë shkak nga përkimi i saj edhe me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO, kreu i ekzekutivit ka bërë thirrje që dita e kufirit Shengen” në Morinë të shndërrohet në një moment kulmor.
8 Janar 2019, 17:11 -
Lajmi i rremë për tarifat, Rama publikon njoftimin e saktë për studentët: Kërkoni ekzaktësisht këtë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar njoftimin e saktë se ku duhet të bazohen studentët dhe atë që duhet të kërkojnë në cdo universitet në lidhje me tarifat pas qarkullimit të një lajmi të rremë paraditen e sotme. Procesi i mbledhjes së dokumenteve për studentët që përfitojnë ulje të tarifës nis nesër, ndërsa për ata që përfitojnë bursë në datë 10 janar.
8 Janar 2019, 15:18 -
-
Njoftimi për pagesën e tarifave/ Flet rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari: S’ka dalë asnjë urdhër nga kancelaria e Fakultetit, shkresë e rremë
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, flet për Report Tv. Maliqari përgënjeshtron që Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të ketë nxjerrë një shkresë të tillë.
8 Janar 2019, 13:05 -
Njoftimi që qarkulloi sot në media, si u përdorën studentët për të shpërndarë lajmin e rremë për pagesën e tarifave të plota (Foto)
Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk ka as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare.
8 Janar 2019, 12:47 -
Njoftimi i rremë për pagesën e plotë të tarifave të studimit/ Rama: Dezinformim! Qeveria kalon lekët tek Universiteti brenda janarit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrese të rreme që qarkulloi në rrjetet sociale dhe portalet pranë PD ku thuhej se studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, janë të detyruar të paguajnë tarifën e plotë të studimit brenda 28 Janarit. Rama sqaron se është miratuar vendimi që i hap rrugë përgjysmimit të tarifave për të gjithë studentët.
8 Janar 2019, 12:08 -
Qeveria u plotësoi kërkesat në dhjetor/ Studentët rikthehen në auditore, shuhet protesta
Studentët i janë rikthyer sot në një masë të gjerë frekuentimit të leksioneve. Studentët e Mjekësisë, Politeknikut dhe Inxhinierisë së Ndërtimit kthehen në auditore. Një grup shumë i vogël studentësh protestuan para Kryeministrisë, duke sjellë edhe shuarjen e protestës. Dështon organizimi i protestës në rrethe. Grupe të vecuara studentësh bojkotojnë mësimin tek Bujqësori, tek Gjuhët e Huaja dhe tek Shkencat Sociale.
8 Janar 2019, 10:10 -
Akademia e Shkencave/ Projektligji ende pa miratuar, 10 akademikë kërkojnë zgjedhjet
Intervista me Floresha Dadon, anëtare e Asamblesë: Akademia e Shkencave më 20 shkurt pa të drejtë firme. Më 10 janar do të mblidhet Asambleja për zgjedhjet e reja. S’ka kryetar e nënkryetar, sekretarit i skadon më 20 shkurt mandati
8 Janar 2019, 08:24 -
Posti i ministrit të Jashtëm, Meta: Pozicion delikat, ja pse nuk dekretova shkarkimin e Bushatit
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmjen e sotme se përse nuk e ka dekretuar shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deri tani dhe se përse po mban pezull 5 emrat e propozuar nga Rama për ministra të rinj.
7 Janar 2019, 23:10 -
Studenti Olgert Rakipllari në '5 Pyetje': Nuk e kërkuam shkarkimin e Nikollës, protesta vijon
Në emisionin e sotëm të “5 pyetje nga Babaramo”, studenti Olgert Rakipllari ka folur lidhur me arsyen e nisjes së protestës, shkarkimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla nga kryeministri Edi Rama dhe vijimsinë e protestës.
7 Janar 2019, 21:17 -
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:16 -
Dita e 65-të e protestës tek Astiri, Pampuri: Të largohen të gjithë, t’i lënë vendin atyre që punojnë për ju
Banorët e Astirit me thirrjet "O dorëzohu, o rrëzohu" ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë vijuar protestën kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.
7 Janar 2019, 17:25 -
Ngritja e KLP-së, Vasili: Strukturë e kapur nga qeveria e Ramës
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar mbledhjen e së hënës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke thënë ky institucion sipas tij po vazhdon të veprojë në mënyrë të paligjshme, dhe se ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga Kryeministri Rama.
7 Janar 2019, 15:52 -
-
-
Skeda/ Pakti për Universitetin, ja kërkesat e studentëve që plotësoi Qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2018
Qeveria plotësoi pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve në mbledhjen e fundvitit të kaluar, duke bërë që ata të largoheshin nga sheshet dhe aty të mbeteshin vetëm militantët e forumeve partiake. Qeveria uli tarifat per studentët, ata ekselentë dhe studentë nga familje në nevojë nuk paguajnë tarifë. 1 mije studentë do punësohen në administratë. Vettingu i pedagogëve nis në mars 2017. Ndërsa Basha dhe Kryemadhi kanë bërë thirrje për t'iu bashkuar protestës së studentëve.
7 Janar 2019, 11:50

