-
Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton
Për juristin Kreshnik Spahiu, në të gjithë botën demokratike, është partia që humb zgjedhjet e cila hyn në një proces të brendshëm zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe rigjenerimin e krerëve të strukturave.
7 Maj, 22:07 -
-
-
Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se akti normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri është i përkohshëm, i domosdoshëm dhe synon mbrojtjen e konsumatorit.
7 Maj, 13:20 -
-
-
-
Sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, Rama: Përzgjedhja e Tiranës, domethënëse! Reforma në drejtësi, sfidë historike
Nëse shoqata botërore e juristëve zgjodhi Tiranën për të organizuar në 2027 kongresin e saj, për kryeministrin Edi Rama, arsyeja duhet gjendur pikërisht te reforma në Drejtësi që vendi ndërmorri që nga viti 2016.
7 Maj, 10:27 -
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS, në fokus bilanci i turit ‘Punët e Shqipërisë’ dhe organizimi i brendshëm
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
7 Maj, 09:54 -
Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor
Kompania pas resortit luksoz të Zvërnecit ka nisur punimet në zemër të ekosistemit të mbrojtur Pishë Poro -Nartë me një leje ende të pazbardhur të KKT-së, ndërkohë që institucionet lokale dhe qëndrore bëjnë një sy qorr.
7 Maj, 09:33 -
Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje nën hetim! Bardhi: S’ke guxim të sjellësh Ramën
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për të futur në rendin e ditës në Kuvend, diskutimet për raportin e Komisionit të Jashtëm që pritet të miratohet në parlamentin Evropian. Për demokratët, raporti reflekton kritikat e tyre, ndërsa për socialistët, njeh progresin e vendit drejt integrimit.
7 Maj, 09:13 -
-
Ndryshime në Qeveri/ Tana Kika emërohet zv.ministre e Bujqësisë, Blerta Rama lirohet nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë
Në mbledhjen e Qeverisë, mes disa vendimeve të miratuara, janë edhe emërimi i Tana Kika si zv.ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe lirimi nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të Blerta Ramës.
6 Maj, 20:34 -
Raporti i PE për Shqipërinë/ Gaba: Nëse Parlamenti do i hiqte imunitetin Ballukut, sot do hapnim shampanjën! Demalia: Rama ka merita, opozita pengesë për integrimin!
Për analistin Demalia, opozita është pengesë për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, për shkak sepse sipas tij, ka humbur besueshmërinë te qytetarët dhe po rrudhet dita ditës. Nga ana tjetër, politologu Gaba tha se mos-heqja e imunitetit të Belinda Ballukut, e ka ngadalësuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Unionit Europian.
6 Maj, 19:58 -
‘Nxin’ Shqipërinë në Bruksel, Berisha: Të ndihemi krenarë, kritikat tona në raportin e PE! S’bashkojmë votat me PS për të prekur drejtësinë
Sali Berisha krenohet me nxirjen që i ka bërë vendit në Bruksel, kritika që sipas tij janë reflektuar edhe në raportin e Komisionit të jashtëm në PE për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit.
6 Maj, 14:28 -
‘Peng i Ramës’, Salianji i përgjigjet Nokës: Mul Çupëlina, unë nuk ha jashtëqitjet e shefit siç bën ti! Kone që mendon se je bulldog i Sali kolltukut
Duke i përmendur disa epitete dhe një foto të Flamur Nokës si kloun, Ervin Salianji iu përgjigj ahspër akuzave të tij se përdoret nga Edi Rama. Sipas Salianjit, PD është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
6 Maj, 13:32 -
-
Firmoset marrëveshja, krijohet Agjencia Kombëtare Arsimore! Rama: ‘Cambridge’ do të sjellë ekselencë në arsimin shqiptar
Universiteti i Cambridge do të ndihmojë vendin për të modernizuar shërbimet në arsim. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për krijimin e Agjencisë Kombëtare Arsimore, kryeministri Rama tha se shërbimet arsimore do të kenë standard ekselence.
6 Maj, 12:14 -
Nesër Kuvend/ PD thirrje PS: Pranoni nismat tona për uljen e çmimit të naftës, tejkaloni interesin partiak
Deputeti i PD Enno Bozdo i kërkon mazhorancës të bashkojë nesër në seancë plenare votën për nismat ligjore të PD-së, të cilat synojnë uljen e çmimit të naftës përmes uljes së taksave dhe akcizës së ndryshueshme. Bozdo thotë se këto nisma, të rrëzuara në komisionet do t’u lehtësonin jetën qytetarëve.
6 Maj, 11:55 -
‘Mediat e kapura’/ Rama sërish replikë me ‘Reporterët Pa Kufij’: PD mori 60.12% të kohës televizive në mars! Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se ai i qeverisë
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat në distancë kundrejt organizatës Reporterët Pa Kufij mbi lirinë e shtypit në vendin tonë.
6 Maj, 10:28 -
Sot Sesioni Hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, drejtësia në qendër të diskutimeve! I pranishëm edhe Rama
Aktivitetet do të nisin sot me ceremoninë e dhënies së titujve Doctor Honoris Causa për personalitete të shquara të fushës së ligjit, që do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa më 7 maj do të zhvillohet ceremonia zyrtare e Sesionit Hapës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
6 Maj, 07:57

