1 i ndëshkuar se theu vetëkarantinimin/ Imeraj për Report Tv: E vështirë t'i bindësh njerëzit të rrinë në shtëpi, janë marrë të gjitha masat

1 i ndëshkuar se theu vetëkarantinimin/ Imeraj për Report Tv: E vështirë t'i bindësh njerëzit të rrinë në shtëpi, janë marrë të gjitha masat

Dionis Imeraj

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj në një lidhje telefonike për Report Tv tha se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha se është paska e vështirë që të "bindësh" qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, siç ishte rasti i një dibrani të gjobitur ditën e sotme se nuk kishte zbatuar vetëkarantinimit. Sipas tij, janë 150 emigrantë nga zonat e kuqe që duhet të vetëkarantinohet dhe është ndëshkuar 1 person, e sheh paksa optimiste.

"U mbyllën baret restorantet u lanë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmaci. Deri më tani nuk kemi raste me Covid-19, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative. Duhet pasur shumë kujdes për moshën e tretë. Grupet e punës së përbashkët është shikuar e gjithë lista, 150 emigrantë për rreth 8 orë u bë kontaktimi për t'u vëtëkarantinuar. Pas një kontrolli të dytë u mor masa vetëm për një person dhe e tillë situatë menaxhohet në të gjithë vendin. Është shumë e vështirë, por çdo ditë që kalon e kuptojnë se sa rrezik ka", tha Imeraj.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 17/03/2020 11:48

    Po cfare masash jane marre o rrote... apo venia e supergjobave ti e quan marrje masash??? Masat e marra mund te quhen kur ti kesh siguruar ushqim te gjithe popullit, mbasi ta kesh bere kete gje atehere ti mund tu vesh supergjoba kujtdo qe i shkel rregullat... jo ta lesh popullin pa ushqim dhe pastaj ti vesh gjobe pse doli qe te siguroje buken e gojes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja