Nuk u vetëkarantinuan, gjobiten 700 mijë lekë 3 'të pabindurit' e parë në Dibër, Pogradec dhe Durrës!

TIRANË- Gjobë 700 mijë lekë për tre persona në Dibër, Durrës dhe Pogradec, të cilët ndonëse kishin ardhur nga zonat e prekura me koronavirus, nuk ishin vetëkarantinuar në shtëpi, por lëviznin të lirë. Në Dibër është një 29-vjeçar me inicialet E.S, i cili kishte një histori udhëtimi nga Italia. Ai kishte ardhur në datën 3 mars, por vijonte të lëvizte i lirë në fshat edhe pse ishte paralajmëruar më herët nga policia me anë të mesazheve nga policia që të vetëkarantinohej.

Në Pogradez, personi i ndëshkuar ka thyer njëherazi dy urdhra, atë të vetëkarantinimit dhe lëvizjen me makinë pa marrë një autorizimi. Ai kishte ardhur në datën 6 mars nga Italia dhe vijonte të lëvizte në qytet, ndonëse duhej të qëndronte në shtëpi, dhe mbi të gjitha me makinë pa marrë një autorizim. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë dhe i merret makina. Edhe në Durrës është një person i ndëshkuar.

Ndërkohë që tre shoferë të tjerë janë ndëshkuar se lëviznin me makinë pa autorizim, duke iu marrë patenta për 3 vite. Gjithashtu është ndëshkuar edhe një pronar lokali që vijonte ta mbante të hapur biznesin e tij, duke thyer urdhrin. Sipas aktit normativ ai gjobite me 2 mln lekë.  

Të gjithë të ardhurit nga Italia dhe zonat e tjera të prekura janë të detyruar që të vetëkarantinohen në shtëpi, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavisurit. Janë 117 mijë të ardhur nga zonat e kuqe, referuar shifrave zyrtare, të cilët do duhet të vetëkarantinohen. Atyre u dërgohet një mesazh në celular dhe janë marrë në celular që u kërkohet të vetëkarantinohen, për ata që nuk zbatojnë urdhrin, sipas aktit normativ të miratuar së fundmi, do të ndëshkohen me gjobë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Lëvizte i lirë në fshat edhe pse duhet të vetëkarantinohej, gjobitet me 700 mijë lekë i riu në Dibër

Një 29-vjeçar nga Dibra është personi i parë i ardhur nga zonat e kuqe që është gjobitur nga policia, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit. I riu me inicialet E. S.,  ishte kthyer nga Italia me datën 3 mars dhe pavarësisht se me anë të celularit i ishte bërë thirrje që të vetëkarantinohet , ai nuk e zbatoi këtë urdhër, duke u shndërruar në një rrezik serioz për të gjithë banorët e fshatit. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë.

"Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19. Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij. Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19", Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë", njofton policia.

Ora 09:48
Theu vetëkarantinimin dhe doli me makinë, gjobë 700 mijë lekë pogradecarit! I sekuestrohet dhe automjeti...Gjoba edhe në Durrës

Një pogradecar është ndëshkuar në policia, pasi theu vetëkarantinimin dhe doli me makinë. Ai ishte kthyer nga Italia para disa ditësh dhe jo vetëm që nuk u vëtëizolua, por edhe lëvizte me makinë pa marrë autorizim. Ai është gjobitur me 700 mijë lekë dhe sekuestrim të makinës,  për dy urdhrat e thyer.

Ndërkohë edhe në Durrës ka pasur thyerje të rregullave. Një person është gjobitur me 700 mijë lekë se nuk u vetëizolua, teksa 3 shoferë u janë marrë patenta sepse lëviznin në qytet pa autorizim.

Gjithashtu 1 bar kafe u gjobit se vijonte të qëndronte hapur, pavarësisht urdhrit për t'u mbyllur.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 17/03/2020 12:43

    Shume mire ja keni bere plehrave.....nuk merr vesh ky popull injorant,,

    Përgjigju
  • Bledi: 17/03/2020 12:14

    Bravo policia, jo vetem gjobe por edhe vrasje me paramendim te gjykohen. Mire qe nuk duan veten e tyre por semurin edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Liu: 17/03/2020 09:35

    Me qene ne vendin tend i shkruj atij malokut dixhital e cfar keshillash do te japi per ket rast, siguro e kane me ty do te thote se vijen nga veriu. A more kafshe me dy kembe vijen edhe nga Italia po nuk e shikon ore majmun cfare po ndodh ne itali.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 17/03/2020 10:38

      Do te ofendohet majmuni qe po' krahason me ket race m....i PLERAT.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki