10 arsye të forta përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD

10 arsye të forta përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Partia Demokratike ndodhet në udhëkryqin më delikat në historinë e saj që nga themelimi më 12 dhjetor 1990. Me një humnerë bilancesh në 8 vjet në opozitë dhe me mungesë busulle për të ardhmen, ajo tashmë ka vetëm dy rrugë: ose të ndryshojë, të reformohet dhe të sjellë vërtetë shpresë edhe për ata që nuk janë anëtarë të saj, ose të tretet nën diktatin e politikanit që e drejton, por që po i sjell kësaj force pasoja të parikuperueshme. Fitorja e Partisë Socialiste për një mandat të tretë qeverisës duke përmbysur rregullin e pashkruar pas tre dekadash nuk po sjell ndonjë entuziasëm për një arsye shumë të fortë.

Debati politik në Shqipëri është transferuar në Partinë Demokratike me interesin për të ardhmen e saj me pyetjen e madhe: A duhet të largohet apo jo Lulzim Basha nga drejtimi i kësaj partie. Janë të paktën 10 arsye që konkludojnë se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së si një veprim mëse normal që i shërben vetëm të ardhmes së kësaj partie. Çdo vendim për të qendruar i shoqëruar me 10 justifikime thjesht do zgjaste agoninë e PD-së dhe do vërtetonte se kjo parti është e kryetarit dhe jo e anëtarësisë së saj. Në fakt ka një sforco këto ditë për ta justifikuar të gjithë rrugëtimin politik të Lulzim Bashës. Argumenti më i dobët është se të kërkosh sot dorëheqjen e Lulzim Bashës bën lojën e Edi Ramës. Një argument aq i pështirë sa nuk ua shpif vetëm atyre anëtareve që e duan PD-në më shumë se të tjerë, por edhe atyre gazetarëve, intelektualëve dhe figurave të brezit gri që e shikojnë PD-në jo thjesht si një alternativë por si një shpresë për një politikë më të mirë në Shqipëri. Fundja, një parti me rregulla demokracie ka më shumë garanci për të qeverisur në mënyrë demokratike. E kundërta jo.

1. Kryetar po, lider jo

Lulzim Basha në këto tetë vjet vërtetë ka qenë kryetar, por kurrë ai nuk u bë lider. Kurrë nuk krijoi formatin e një politikani që udhëheq, orienton, drejton dhe të ketë karizëm për të bërë për vete masat e njerëzve. Ai kurrë nuk arriti ta bashkojë Partinë Demokratike me të gjitha ata që kanë dhënë kontribute aty, por krijoi përçarje, me largime të të vjetërve dhe të rinjve duke formatuar një parti që lëngon nga hemoragjia e përhershme. Në PD është lëvruar një perceptim se me Lulzim Bashën Shqipëria e mbylli ciklin e politikanëve të fortë si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta. Sipas tyre Lulzim Basha është një politikan normal, rrjedhimisht, nëse PD do fitonte zgjedhjet e 25 prillit Shqipëria do kishte një kryeministër normal. Por, si mund të kemi një kryeministër normal në një vend anormal? Në vendin më të varfëri në Evropë, me gjysmën e popullisë me të ardhura minimanle në kontinet, me një papunësi në rritje dhe mbi të gjitha me 500 mijë shqiptarë të larguar në 10 vjet, vetëm një politikan ambicioz, vizionar dhe që ka treguar vullnet në punë mund të bëjë ndryshimin e madh. Pa kaluar emergjencat që kërkohen, Shqipërisë i duhen politikanë dhe drejtues që falë vizionit të tyre dhe pasionit për të bërë gjëra të mira e çojnë vendin në prosperitet. E pra, Lulzim Basha kurrë nuk krijoi këtë model.

Nuk mund ta quajmë Bashën kurrë lider, as me atë që ka thënë, e as me atë që ka bërë në këto 8 vjet. John Kennedy thoshte se një politikan sa herë që mban një fjalim në publik duhet të thotë diçka që të mbahet mend. Dhe për presidentin e 35-të të SHBA kishte çdo herë një gjë që mbahej mend. A ka ndonjë frazë, ndonjë fjali, ndonjë ide, që ka qenë aq e goditur, aq befasuese, aq motivuese që ta ketë artikuluar Lulzim Basha që e mban mend kush në këto tetë vjet? Me të gjithë të mirat dhe tëmetat, nuk mund ta themi kurrë këtë për Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën dhe Ilir Metën. E kush nuk e kujton frazën e Berishës kryeministër se “do shkrijmë varset dhe unazat e florinjta të grave dhe vajzave tona dhe rrugën e kombit do ta ndërtojmë”. E kush nuk e kujton frazën e Fatos Nanos kryeministër se “Sali Berisha është pasuria më e madhe, më e çmuar dhe e hipitekuar në sytë e të gjithëve”. E kush nuk e kujton frazën e Edi Ramës në mes të Beogradit se “Kosova ishte shtet i pavarur dhe ky është një realitet që ju serbët duhet ta pranoni”. E kush nuk e kujton frazën e Ilir Metës kryeministër se “policia duhet të gjejë vrasësit e vrasësve të Azem Hajdarit”. Epo Lulzim Basha kurrë nuk futet në listën e tyre me ndonjë thënie që i mbahet mend si politikan me ide dhe mendime të larta duke çimentuar konkluzionin se ai vërtetë ka qenë kryetar i PD por kurrë nuk u bë lider i saj.

2. Një profil që nuk jep besim, siguri dhe nuk krijoi frymë

Cilësia më tipike e Lulzim Bashës është mungesa e besimit që kanë njerëzit ndaj tij. Përtej batutave së të gënjen edhe për orën, e thënë kjo nga bashkëpunëtorët dhe ata që e kanë mbështetur atë, Lulzim Basha krijoi një raport të çuditshëm edhe me ata që e rrethojnë. Unë nuk njoh asnjë bashkëpunëtor të Lulzim Bashës që të shprehet me zë dhe nën zë që ai i beson Lulzim Bashës te ajo që thotë dhe bën, te ajo që premton dhe ajo që e mban fjalën. Është e freskët pritja me më shumë se një orë e simpatizanëtve të PD të premten e 23 prillit gjatë mbylljes së fushatës elektorale në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Po aq e freskët pritja me një orë në selinë e PD-së të martën e 27 prillit kur në orën 18.00 u lajmërua për një deklaratë për shtyp nga kryetari Basha por që në fakt u bë 45 minuta me vonesë dhe rreth 30 të rinj dhe të reja dhe gjithë shqiptarët e interesuar prisnin përsëri Bashën. Epo kjo është një gjë që kurrë nuk mund të përbëjë formatin e një politikani të lartë. Nuk është detaj i vogël, është pjesë e asaj që Basha nuk të jep besim, siguri dhe akoma më e rëndësishme, nuk krijon frymë. Ishte pikërisht mungesa e frymës një nga arsyet që PD nuk arriti të fitojë. Kjo parti nën drejtimin e Bashës kurrë në këto tetë vjet nuk krijoi frymëm që do sillte ndryshimin e madhe. Një profil besues duket që në detajet e vogla. Marrim një prej tyre. Një nga cilësitë e Sali Berishës, Ilir Metës, Edi Ramës është korrektësia. A e imagjinojmë dot që të kesh lënë diçka me Berishën, Metën dhe Edi Ramën dhe të vinë një orë me vonesë? Ose të mendosh se mund të mos vinë fare se ashtu ishte një punë? Por shumë syresh kanë me Bashën plot e plot histori me vonesa e mosmbajtje fjalësh që e vizatojnë atë si njeri jo korrekt.

3. Krijoi perceptimin e rremë se çdo gjë në PD e bën Berisha

E kam investiguar jo pak raportin e Lulzim Bashës me Sali Berishën në këto tetë vite. Më shumë se një herë e kam pyetur vetë Sali Berishën për këtë temë dhe përgjigja e tij ka qenë: “Kurrë nuk i them diçka pa më pyetur. Kur më pyet, i them mendimin tim. Kur nuk më pytet, nuk i them kurrë diçka”. Dhe kësaj fraze Berisha i ka shtuar edhe një tjetër që tregon edhe një lloj distancimi nga Basha, por është kaluar tangent: “Kjo PD e drejtuar nga Basha është parti e një brezi të ri që nuk ka lidhje me ne”. Nisur nga këto, unë kam nxjerr konkluzionin që Lulzim Basha është autori i krijimit të rremë të një perceptimi se në rrugëtimin e tij politik ai drejtohet si marionetë nga Sali Berisha. Kjo është një alibi e përdorur gjerësisht në këto tetë vjet sa herë që Basha dështon në një aksion politik me percpetimin e rremë se “fajin e ka Saliu”. Në fakt rezulton krejt ndryshe. Sali Berisha vërtetë është ai që e sponsorizoi Bashën dhe unë nuk kam dyshim për këtë. I “dhuroi” një parti të madhe, historike dhe një aset kombëtar. Por kjo “dhuratë” mbaroi aty në 2013-ën. Lulzim Basha krijoi përherë një perceptim sikiur atë nuk e lë Sali Berisha të qetë, të bëjë punën e vetë.

Disa shkojnë deri atje sa kanë përdorur shprehjen “Basha duhet të vriste babain e vet politik”. Kush e ndaloi për të “vrarë” babain politik Bashën? A ndaloi vetë Berisha? Unë them jo. Sali Berisha i la trashëgimi Bashës një transoqeanik dhe Basha e shndërroi në një varkë pa vela. Po pse Sali Berisha e ka urdhëruar Bashën të realizonte marrëveshjen e 17 majit 2017 pa asnjë transparencë duke qendruar katër orë me Edi Ramën në një zyrë? Po pse Sali Berisha urdhëroi Bashën të hiqte dorë nga mandatet në shkurt 2018 dhe në 2019 të mos futej në zgjedhje? Po pse Sali Berisha e urdhëroi Bashën dëgjonte këshilltarë mizerabël dhe të bëjë katër fushata elektorale skandaloze? Përse Sali Berisha urdhëroi Bashën të mos mbështese protestën e Kukësit më 31 mars 2018? Si këto pyetje mund të bëhen me dhjetra dhe përgjigjet janë afërmendsh. Basha e ka përdorur si alibi Berishën. Madje edhe tani që ka humbur betejën më të fortë politike.

4. Nga njëra humbje në tjetrën, katër gara me rezultat negativ

Lulzim Basha është humbësi i madh i Partisë Demokratike. Me këtë bilanc madje ai nuk mund të shkojë larg se duket sikur ndodhet në fund të një grope dhe vazhdon të gërmojë. PD humbi zgjedhjet lokale të 25 qershorit 2015. Humbi zgjedhjet e parlamentare të 25 qershorit 2017, nuk mori pjesë, rrjedhimisht quhen nul zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Me këtë bilanc nuk ka politikan në botë që tenton të vijojë më tej drejtimin e një partie. Alibia që Edi Rama ia ka vjedhur të katërta zgjedhjet është aq e dobët tashmë saqë nuk motivon më as militantët dhe ithtarët e thekur të kësaj partie. Sigurisht që Basha në këto momente ka mbështetje nga ata që janë zgjedhur deputetë, sepse janë caktuar nga ai në listë. Por edhe pse ata kanë fituar të ulen në kuvend ka një gjë shumë më madhore se fitorja e tyre personale: Partia Demokratike ka humbur dhe më shumë se PD nuk vlen asnjë i zgjedhur tjetër që ka fituar zgjedhjet në fshatin dhe zonën e tij.

5. Dogji mandatet dhe nuk mori pjesë në zgjedhje

Djegia e mandateve të deputetëve të PD më 18 shkurt 2018 është një nga fajet më të rënda në karrierën politike të Lulzim Bashës. Duke krijuar një precedent të rrezikshëm Basha e futi PD në një rrugë qorre pa dalje dhe mbi të gjitha duke krijuar një percetim tjetër negativ që kjo parti funksionon jashtës institucioneve. Ka qenë debat i ashpër dhe i gjatë ky debat në media dhe në forume të ndryshme. Dhe pasojat e këtij vendimi ishin katastrofike. Në këto 30 vjet janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 8 zgjedhje lokale. Ka vetëm një rast që politika shqiptare ka funksionuar jashtë sistemit dhe rregullit. Është i Partisë Demokratike me vendim të kryetarit Luzlim Basha që vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet locale të 30 qershorit 2019. Kjo solli edhe një raport skandaloz me faktorin ndërkombëtar. Me teorinë se “kam mbështetje nga Gjermania” Basha gënjeu demokratët por gënjeu edhe një pjesë të mirë të popullit që shikonte vërtetë arrogancë te pushteti i Edi Ramës. Por Basha jo vetëm që nuk e rriti qëllimin e tij që proklamoi, por mori zemërimin e një populli të tërë, krijoi një porecendet të rrezikshëm që në të ardhmen mund ta përdorë çdokush tjetër dhe më shumë se kaq la një shije aq të keqe të ndërkombëtarët saqë filluan ta vënë në pikëpyetje bashkëpunimin me lidershipin e PD.

6. Braktisja e kauzave

Gjatë këtyre tetë viteve Partia Demokratike mbështeti disa protesta dhe kauza që kishin të drejtën e tyre legjitime të funksiononin. Por Lulzim Basha në mënyrë të përsëritur pasi i mbështeti, i braktisi këto kauza. Më e forta e tyre është ajo e Kukësit më 31 mars 2018 kur një grup banorësh kundërshtuan vendosjen e traut në rrugën e kombit dhe të një tarife të lartë për të kaluar. Kjo jo vetëm nuk u mbështet nga PD, por tregoi se sa larg strukturave në bazë ishte kjo parti. Madje edhe deklarata e Bashës ishin të vakta, pas asnjë sens dhe formale sa për të larë gojën. Ndërkohë që kuksianët, mbështetës të fortë të PD, i dhanë atij mësimin se çmund të bëjë një popull kur qeveria bën diçka gabim. Një tjetër protestë ishte ajo e Unazës së re në Tiranë për ndërtimin e disa loteve rrugorë dhe disa mbikalimeve që do sillnin prishjen e banesave dhe bizneseve të asaj zone.

Basha dhe PD e mbështetën në fillim duke premtuar se kurrë nuk do lejonin prishjen e banesave dhe ndërtimin e rrugës. Por kjo vijoi deri në një moment kur po PD nuk shkoi më te protesta dhe protestuesit u lanë në mëshirë të fatit. Banesat u prishën dhe tashmë lotet po ndërtohen. Prishja e Teatrit Kombëtar është një tjetër kauzë që në fillim Basha e mbështeti por ditën që godina u prish, jo vetëm nuk pati mbështetje, por tregoi se ai tashmë i kishte braktisur protestuesit e ruajtjes së teatrit. Firmosja e disa letrave me premtimin se kur të vi unë në pushtet do ta ndërtoj nga e para teatrin siç ishte, u tret si sheqeri në ujë. Protesta e madhe e opozitës gjatë vitit 2018 dhe 2019 e tronditi jo pak qeverisjen e Edi Ramës. Por ajo sa herë bëhej më e forte, po aq herë zbutej. Në momentin kur prisnim edhe ndonjë dorëheqje nga ministri i Brendshëm apo edhe vetë kryeministri, protesta merrte një kthesë të çuditshme që zbutej dhe shuhej sikur dikush ta drejtonte me komandë. Këto oshilacione bënë atë që vërtetë të kishim pretesta të forta, por ato asnjëherë nuk ndikuan dhe diktuan te qeveria. Ndërsa Basha mbetet braktisësi i rregullt i çdo proteste.

7. Nuk mori pjesë në reformën territoriale

Lulzim Basha është autor dhe përgjegjës direkt që PD nuk mori pjesë në reformën territoriale në vitin 2014. Ishte e habitshme dhe kur e mendon sot se për arsyet e atij bojktoi të vjen të qash dhe të qeshës. Basha e sqaronte këtë duke mos dhënë asnjë argumend bindës. Por kjo reformë e miratuar në mënyrë të njëanshme solli një sërë pasojash. Një prej tyre është ndikimi deri te zgjedhjet e 25 prillit 2021 ku PS u avantazhua në disa qarqe dhe zona falë kësaj ndarje elektorale. Nëse PD do ishte pjesë e atij komisioni, padyshim që nuk do ishin bërë gabime në këtë ndarje. PD-së madje i ishte dhënë edhe vendi i bashkëkryetarit. Madje, madje dhe e drejta e vetos. Epo më shumë se kaq asnjë mazhorancë nuk të jep mundësi për të qenë pjesë e një reforme aq të rëndësishme si ajo terrotoriale.

8. “Ndërtova rrugën e kombit”, mburrje me punë që nuk janë të tiat

Një nga arsyet e forta përse vetë Basha kërkonte të bëhej kryeministër ishte fakti se ai pompoi fort devizën se ishte ai që kishte ndërtuar rrugën e kombit, kishte hequr vizat me BE-në dhe kishte futur Shqipërinë në NATO. Edhe një nxënës në shkollë elementare nuk do ta bënte këtë gafë politike ndoshta më të rëndën që ka kishin të drejtën e tyre legjitime të funksiononin. Por Lulzim Basha në mënyrë të përsëritur pasi i mbështeti, i braktisi këto kauza. Më e forta e tyre është ajo e Kukësit më 31 mars 2018 kur një grup banorësh kundërshtuan vendosjen e traut në rrugën e kombit dhe të një tarife të lartë për të kaluar. Kjo jo vetëm nuk u mbështet nga PD, por tregoi se sa larg strukturave në bazë ishte kjo parti. Madje edhe deklarata e Bashës ishin të vakta, pas asnjë sens dhe formale sa për të larë gojën. Ndërkohë që kuksianët, mbështetës të fortë të PD, i dhanë atij mësimin se çmund të bëjë një popull kur qeveria bën diçka gabim. Një tjetër protestë ishte ajo e Unazës së re në Tiranë për ndërtimin e disa loteve rrugorë dhe disa mbikalimeve që do sillnin prishjen e banesave dhe bizneseve të asaj zone.

Basha dhe PD e mbështetën në fillim duke premtuar se kurrë nuk do lejonin prishjen e banesave dhe ndërtimin e rrugës. Por kjo vijoi deri në një moment kur po PD nuk shkoi më te protesta dhe protestuesit u lanë në mëshirë të fatit. Banesat u prishën dhe tashmë lotet po ndërtohen. Prishja e Teatrit Kombëtar është një tjetër kauzë që në fillim Basha e mbështeti por ditën që godina u prish, jo vetëm nuk pati mbështetje, por tregoi se ai tashmë i kishte braktisur protestuesit e ruajtjes së teatrit. Firmosja e disa letrave me premtimin se kur të vi unë në pushtet do ta ndërtoj nga e para teatrin siç ishte, u tret si sheqeri në ujë. Protesta e madhe e opozitës gjatë vitit 2018 dhe 2019 e tronditi jo pak qeverisjen e Edi Ramës. Por ajo sa herë bëhej më e forte, po aq herë zbutej. Në momentin kur prisnim edhe ndonjë dorëheqje nga ministri i Brendshëm apo edhe vetë kryeministri, protesta merrte një kthesë të çuditshme që zbutej dhe shuhej sikur dikush ta drejtonte me komandë. Këto oshilacione bënë atë që vërtetë të kishim pretesta të forta, por ato asnjëherë nuk ndikuan dhe diktuan te qeveria. Ndërsa Basha mbetet braktisësi i rregullt i çdo proteste.

9. Këshilltarë dhe bashkëpunëtorë mizerabël

Lulzim Basha kurrë nuk krijoi një staf të aftë. Nga njëra humbje në tjetrën nuk i dedikohet vetëm atij. Por ama është ai që e ka zgjedhur këtë staf. Shprehja e Berishës se këshilltarët e tij ishin mizerabël gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017 tingëllon edhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit sikur është përsëritur. Anëtarët e stafit të tij, me disa përjashtime, kanë treguar arrogancë, prepotencë, vetësiguri, preferues për të promovuar vlerat e mirë në PD dhe krijuan një raport aspak të denjë me njerëzit. Epo si janë këshilltarët ashtu do jesh edhe vetë. Basha mban përgjegjësi të madhe për këtë. Detaji kulmor i këshilltarëve mizerabël është ai kur ata shpreheshin aq të sigurtë për fitoren duke kujtuar se edhe kaq ditë duheshin deri ditën e madhe të ndryshimit të madh. “Edhe 150 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe” shkruanin këshilltarë, anëtarë stafi e deri te vetë Basha duke e shndërruar facebook-un në thirrje me numra ditësh që me count doën-in e tyre mezi prisnin fitoren. Mbetej vetëm festa, se të gjitha ishin në rregull. Një veprim që dukej si një fryrje kaposhi për fitoren e madhe dhe që u shfry vetëm ditën kur u mësua humbja e madhe.

10. Një raport absurd me median

E fundit por jo për nga rëndësia. Lulzim Basha kurrë nuk arriti të krijojë marrëdhënie normale me median. Kurrë nuk zbatoi përkufizimin e ish-presidentit amerikan Barac Obamës se “unë jam ai që media thotë si jam”. Herë këtu e herë atje prezent. Herë me preference e herë si dashnor në dukje i medias, ai kurrë nuk arriti të përçojë në media një komunikim normal politik dhe gjithëpërfshirës me publikun. Kurrë nuk ka krijuar një raport normal me gazetarët që për hir të së vërtetës janë ata që që pasi krijojnë vetë një opinion e transmetojnë atë te publiku si një urë lidhëse. Kulmi dhe superfaji i tij ishte një selektim i hapur i mediave të veçanta. I mjaftuan të kishte dy tre biçim këshilltarë mediatikë dhe kaq. I mjaftoi të ishte prezent në dy tre emisone dhe kaq. I mjaftoi të komunikonte me disa gazetarë që i serviloseshin dhe kaq. Të tjerët për Bashën, ose ishin armiq, ose nuk vlenin.

Në komunitetin e medias e tregojnë për barsaletë një moderatore që kur nuk kishte të ftuar në emisionin, mjaftonte t’i telefononte Bashës një orë para dhe ai menjëherë mbinte në studio duke lënë me gojë hapur edhe ata që i organizonin daljet. Për të vijuar më pas me mënyrën se si ai jepte një intervistë. Shumë kushtëzues dhe me fraza “këtë pyetje mos e bëj” e “këtë pyetje bëje”. Por përsëri kulmi këtu është se devijimi i përgjigjeve ndaj pyetjeve të drejtëpërdrejta. Kalojmë te një aspekt tjetër. Para dhe gjatë fushatës sytë na panë dhe veshët na dëgjuan spote mediokre që nisnin që nga qeska me domate në dorën e Bashës, te këpucët e pahequra duke gatuar në shtëpi, ndërsa në cep duket vera e shtrenjtë, te kërkesa ndaj një djaloshi që të mos largohej nga Shqipëria se Basha do bëhej kryeministër dhe kjo punë rregullohej. Asnjëherë nuk tregonin fantazi e befasi, asnjëherë nuk tregonin një tekst mbresëlënës dhe asnjëherë mesazhi nuk u gëlltit nga publiku. Basha në media para dhe gjatë fushatës ka qenë një dështim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite