10 sekrete të errëta të Donald
Trumpit e Hillary Clinton

Në historinë e politikës së SHBA, asnjë kandidat nuk ka ndezur kaq shumë debate sa Donald Trumpi. Ish-biznesmeni vihet në lojë nga media, si një shaka kombëtare; një klloun që vazhdimisht bën gafa. Por të paktën nuk është aq haptas i korruptuar sa HIllary Clintoni, apo jo? Nuk është e vërtetë. Donald Trumpi është përfshirë në disa afera të errëta gjatë dekadave të fundit.

1. Mashtrimi me një universitet

Së pari, duhet të dini se Trump University (TU) nuk ishte një universitet. Kjo është e rëndësishme sepse shteti i Nju Jorkut të ndalon ta quash kompaninë tënde një universitet, në qoftë se ajo nuk është e tillë. Së dyti, duhet të dini se ishte një kompani mashtruese, e dedikuar për vjedhjen e milionave nga njerëzit në nevojë.

TU është quajtur një skemë klasike mashtrimi. Të gjitha klasat bënin studentët të regjistroheshin për seminare të shtrenjta, ku ata do të “mësonin teknikat personale të Trumpit”. Pasi hynin, i gjithë seminari kish të bënte me ushtrimin e presionit ndaj tyre, për të firmosur për një “program me mentor” prej 35,000 dollarësh.

Ata që iu bashkuan programit, thuhet se nuk mësuan asgjë përtej teknikave gjenerike dhe nuk e takuan as edhe një herë personalisht Trumpin. Në fakt, TU doli kaq keq, saqë tani kryeprokurori i Nju Jorkut tani është duke e çuar kandidatin në gjykatë.

2. Mashtrimi me bamirësinë

Fondacioni Donald J. Trump është një organizatë bamirëse e pazakontë. Paratë që ai mbledh nuk shkojnë gjithmonë për shkaqe të mira.

Trump ka përdorur më parë fondet e tij për të kënaqur veten me dhurata të çmendura.

Në një rast, Trumpi përdori 20,000 dollarë të fondacionit për të blerë një pikturë për veten e tij, e cila ishte 2 metra e lartë.

Nuk ka asnjë përkufizim të fjalës “bamirësi”, që përfshin blerjen e pikturave për Donald Trumpin, nga Fondacioni i Donald Trumpit.

Kjo do të ishte normale, nëse Fondacioni do të përdorte paratë e vetë Trumpit. Por nuk ndodh kështu. Fondacioni financohet tërësisht nga filantropë të tjerë. E pazakontë për një fondacion, themeluesi i tij nuk ka dhënë që nga viti 2008. Në vend të kësaj, Trumpi ka përdorur statusin bamirës të fondacionit për të marrë donacione nga pasanikët e tjerë. Pastaj ai ua jep këto donacione bamirësive të tjera, duke e bërë veten të duken filantropik. Ai madje fitoi një çmim për faktin që i dha 150,000 dollarë një shoqate të policisë… pavarësisht se çdo qindarkë fillimisht vinte nga Fondacioni Evans.

3. Terrorizimi i banorëve

Në vitin 1981, Trump bleu një ndërtesë pranë Central Park duke shpresuar për ta shembur dhe kthyer në vendbanim. Banorët që jetojnë atje nuk pranuan të lëvizin. Trump u përgjigj duke vepruar si zoti i tokës nga ferri. Për pesë vjet, Trump preu ngrohjen dhe ujin e nxehtë, madje edhe gjatë ngricave dimërore të Nju Jorkut. Ai refuzoi të rregullojë rrjedhjet. Ai lejoi përhapjen e një infeksioni nga minjtë. Trumpi i kërkoi mirëmbajtësit që të spiunonte banorët. Ai lejoi një ekip ndërtimi që të fillonte punën në orën 7:00 të mëngjesit, çdo ditë, mu mbi apartamentin, ku një grua e moshuar ndodhej në shtratin e vdekjes, pasi vuante nga kanceri. Kur ajo u ankua, Trumpi nuk bëri asgjë. Gjërat morën drejtim vërtetë të çuditshëm, kur Trumpi vendosi që të strehojë të pastrehët në atë ndërtesë. Banorët thanë se ishte një dredhi për t’i dëbuar. Gjithçka përfundoi në gjykatë, dhe Trumpi në fund u detyrua të tërhiqej. Ai tani mohon që këta incidente të kenë ndodhur ndonjëherë.

4. Punësimi i imigrantëve të paligjshëm

Një nga politikat që mban shenjën e Trumpit kandidat, është dëbimi i imigrantëve të paligjshëm. Megjithatë, në vitin 1980, Trump punësoi me vetëdije punëtorë polakë pa dokumente, për ndërtimin e Kullës Trump. Trump vetë e mohon këtë. Por disa dëshmitarë nga incidenti – përfshirë një informator të FBI-së, kanë dëshmuar nën betim se Trumpi e dinte që kishte punësuar imigrantë të paligjshëm.

Ata pretendojnë se ai i detyronte të punonin shtatë ditë në javë, pa veshje sigurie, në një mjedis të rrezikshëm dhe në mënyrë të përsëritur refuzonte të paguante edhe ato 5 dollarë në orë që u ofronte.

Trumpi bënte gjithfarëlloj gjërash, për t’ua bërë jetën ferr punëtorëve të tij. Në një moment, ai kërcënoi se do t’i raportonte në Shërbimin e Imigracionit dhe Natyralizimit dhe ata do të dëboheshin, nëse ankoheshin. Shumë prej tyre detyroheshin të flinin në vendin e ndërtimit. Gjërat u përmirësuan vetëm kur polakët kërcënuan se do të padisnin për pjesën e pronësisë në ndërtesë.

5. Përdorimi i kontributeve të fushatës, për të blerë… librin e tij

Shumë njerëz të zakonshëm kanë kontribuar për fushatën e Donald Trumpit. Shumë prej tyre ndoshta prisnin që paratë e tyre të shkonin për të mundur Hillarynë në nëntor. Me shumë gjasë, shumë pak prej tyre prisnin që Trumpi të përdorte paratë e tyre për të blerë 55 mijë dollarë libra të tij. Në fakt, njihen disa shkrimtarë që kanë blerë nga 500 kopje të librave të tyre më të fundit. Por ata nuk përdorin fonde të fushatës presidenciale për të blerë 3000-5000 kopje me çmim pakice. Është e rëndësishme të theksohet “me çmim pakice”, sepse tregon se Trumpi ka përdorur fondet e fushatës për të futur në listën e librave më të shitur të Nju Jork Tajmsit. Në rastin më të mirë, është thellësisht narciziste. Në rastin më të keq, Trumpi ka shpresuar të fusë në xhep të ardhurat.

6. Gënjeshtra të panevojshme, pa fund

Trumpi është akuzuar vazhdimisht se ka gënjyer gjatë fushatës. Është një gjë ta dëgjosh të shkruhet në një faqe interneti të zakonshme. Por është tjetër gjë ta dëgjosh të dalë nga vetë goja e Trumpit. Në një çështje gjyqësore të vitit 2007, Trumpit iu kërkua nën betim që të verifikonte të vërtetën e disa deklaratave të tij të mëparshme. Ai përfundoi duke pranuar se 30 prej tyre ishin gënjeshtra. Gënjeshtrat varionin nga përmasa e pasurisë së tij, deri tek marrëveshjet më të fundit të biznesit, që kishte bërë me një sërë njerëzish që paguante. Disa ishin ekzagjerime. Të tjera ishin shtrembërime. Të tjera ishin gënjeshtra të pacipa. Të gjitha janë tashmë pjesë e dosjes në gjykatë. Kjo është e rëndësishme, sepse fushata e Trumpit është ndërtuar mbi thënien e të vërtetave të parrëfyeshme.

7. Papërgjegjshmëri politike

Në korrik 2016, Nju Jork Tajms botoi një citim nga një anëtar i stafit të fushatës së John Kasich, me pasoja shqetësuese. Ata thanë se plani politik afatgjatë i Trumpit, është në thelb për të dorëzuar postin e presidentit tek zëvendëspresidenti i tij pas zgjedhjeve. Anëtari i stafit pohoi se Kasichit i ishte ofruar roli i zëvendës presidentit nga Trumpi. Ekipi i fushatës së Trumpit pyeti nëse Kasich do të donte të ishte “zëvendës presidenti më i pushtetshëm në histori”. Ai do të marrë kontrollin mbi politikën e brendshme dhe të jashtme. Ndërkohë, roli i Presidentit Trump do të jetë thjeshtë “që ta bëjë Amerikën përsëri të madhe”. Me fjalë të tjera, Kasich do të ishte president, me Trumpin figurë kryesore që do të merrte gjithë lavdinë. Nëse është e vërtetë, kjo është gjë tejet e papërgjegjshme. Ajo tregon se Trumpi dëshiron të fitojë dhe pastaj thjeshtë të hiqet mënjanë. Përveç se e paprecedentë, kjo do të ishte një gënjeshtër për elektoratin dhe përdorim i diçkaje serioze, si zgjedhjet presidenciale, për asgjë më shumë se lojëra të parëndësishme.

8. Akuza për racizëm

Për 40 vite, Trumpi është ndjekur nga akuzat për racizëm. Në vitin 1973, Trumpi dhe babai i tij u paditën nga Departamenti i Drejtësisë se refuzonin të merrnin në punë zezakë. Ndonëse Trumpi nuk e pranoi asnjëherë, ai u detyrua të firmosë një marrëveshje që nuk do të diskriminonte zezakët në të ardhmen. Në vitet 1980, kazinotë e Trumpit u akuzuan se detyronin zezakët që të largoheshin kur hidheshin shuma të mëdha. Një prej tyre u shpall fajtore dhe u gjobit. Në vitin 1991, një libër pretendonte se Trumpi thoshte që dembelizmi ishte një tipar i zezakëve. Akuzat vazhdojnë. Në vitin 1989, Trumpi pagoi një faqe të plotë për reklamë në NYC, duke bërë thirrje për ekzekutimin e adoleshentëve me ngjyrë, që dyshoheshin se kishin përdhunuar një grua të bardhë në Central Park. Katër adoleshentët më pas u shpallën të pafajshëm.

9. Besim në Teori konspirative

Një kualifikim themelor për një president është që të bëjë dallimin mes gjërave serioze të botës reale, dhe teorive paranojake të konspiracionit që kanë mbushur internetin. Donald Trumpi nuk e ka arritur këtë standard. Me kalimin e viteve, ai ka përsëritur vazhdimisht besimin e tij në marrëzitë. Trumpi besonte teorinë që Obama nuk kishte lindur në SHBA. Ai gjithashtu ka thënë se ndryshimi i klimës është një komplot kinez për të dëmtuar prodhimin në SHBA, se vaksinat u shkaktojnë fëmijëve autizëm, se babai i Ted Cruzit vrau Kennedyn, dhe se Antonin Scalia u vra. Trumpi mendon gjithashtu se norma e papunësisë në SHBA është 42%, por shifra e vërtetë fshihet për ta bërë Obamën të duket mirë. Këto nuk janë gjëra normale për t’u besuar nga një kandidat presidencial. Në rastin më të mirë, tregojnë se Trumpi është shumë naiv. Në rastin më të keq, se është i çekuilibruar.

10. Lidhjet e dyshimta me Vladimir Putinin

Trumpi ka vlerësuar presidentin rus Vladimir Putin, si një “udhëheqës të fortë”. Ka lënë të kuptohet se Obama duhet të jetë më shumë si ai dhe i ka bërë thirrje Kremlinit të hack-ojë emailet e Hillary Clintonit. Kur Trumpi bënte këto vlerësime për Putinin, menaxheri i fushatës së tij ishte Paul Manafort, një njeri që kish marrë shuma të mëdha parash nga regjimet e mbështetur prej Rusisë. Më vonë, Manafort u largua, por lidhjet e tij nuk përfundojnë këtu. Time ka dokumentuar shumë lidhje të dyshimta mes bizneseve të Trumpit dhe interesave të Rusisë, të lidhura me Kremlinin. Duket se lidhjet e tij me Rusinë janë të forta. Madje Time hodhi dyshime edhe për lidhje me gangsterë rusë. 

10 sekrete të errëta të Hillary Rodham Clintonit

Hillary Clinton është demokratja më pak e mbështetur që është kandiduar ndonjëherë për president. Thuaj emrin e saj, dhe njerëzit do të përgjigjen me fjalë të tilla si “skandal”, “e pabesueshme” dhe “gënjeshtare”. Por a janë këto akuza vërteta ta? Shkoni gërmoni nëpër dollapin e Clintonit, dhe do të zbuloni më shumë skelete se sa në një gropë të hapur prej murtajës në Mesjetë.

1. Lidhje me regjime të urryer Arabia Saudite, Katari, Bahreini, dhe Algjeria janë vende të ndryshme, me histori të ndryshme. Ata kanë një gjë të përbashkët: një mospërfillje të pashpirt ndaj të drejtave të njeriut, diçka që Clintoni në dukje e ka injoruar, kur ka marrë “me thasë” paratë e udhëheqësve të tyre. Me kalimin e viteve, Fondacioni Clinton ka marrë dhjetëra miliona dollarë nga vende me sjellje të tmerrshme ndaj grave, homoseksualëve, dhe minoriteteve fetare. Shpesh, këto vende kishin politika që binin direkt ndesh me qëllimet e shpallura të Fondacionit të promovimit të barazisë gjinore dhe të drejtave të LGBT-ve. Bamirësia e Clintonit kishte marrë këto para në të njëjtën kohë kur Clinton merrte përditë vendime “për jetë a-vdekje”, në lidhje me këta vende, kur ishte Sekretare e Shtetit. Edhe pse kjo nuk është teknikisht e paligjshme, ki ishte ndoshta një konfliikt interesi, sidomos kur mendoni politikën e Clintonit për …

2. … Para për qasje Princi i kurorës, Salman është trashëgimtari i fronit të Bahreinit dhe komandant suprem i ushtrisë së vendit. Ai është gjithashtu një donator madhor i Fondacionit Clinton, duke kontribuar për bamirësi me 32 milionë $, kur Clintoni ishte Sekretare e Shtetit. Ndodh që kjo të ketë përkuar me vendimin e Departamentit të Shtetit për miratimin e shitjes së armëve tek ushtria e Bahreinit, në një vlerë 630 milionë USD – një rritje 187 krahasuar me Departmentin e Shtetit para Clintonit. Shitja ndodhi pikërisht ndërsa Bahreini shtypte me dhunë protestat prodemokracisë. Ajo ndodhi gjithashtu, pak kohë pasi një punonjës i Fondacionit Clinton kishte ndërmjetësuar një takim mes Selmanit dhe Hillarysë. Ndërkohë që Clintoni mohon çdo shkelje, era e keqe e korrupsionit është e mjaftueshme për të bërë “të vjellë”, edhe një gangster të epokës së Prohibicionit. Kjo nuk është e vetmja herë që ka ndodhur një marrëveshje e tillë. Një investigim i IBTimes në fillim të këtij viti hidhte dritë mbi lidhjet e forta ndërmjet donacioneve saudite në Fondacionin Clinton dhe një marrëveshje shumëmilionëshe armësh, mes Departamentit të Shtetit me mbretërisë, të firmosur nga vetë Hillary.

3. Përdorimi i FBI kundër të pafajshmëve Në fillim të vitit 1993, Billy Dale ishte një veteran i respektuar i Shtëpisë së Bardhë. Ai kishte organizuar udhëtime presidenciale për 30 vitet e fundit dhe kishte drejtuar një departament me shtatë vartës, për 10 vite. Me 19 maj, ai ishte i papunë dhe nën hetim nga FBI. Krimi i tij? Kishte zënë një pozicion, që Hillary Clintonit i duhej për miqtë e saj. Në momentin që Clintonët hynë në Shtëpinë e Bardhë, Hillary filloi të përhapë zëra, se departamenti i Dale bënte shpërdorime. Ajo e detyroi FBI për të hetuar dhe shkarkoi të gjithë ekipin e Dale, dhe më pas i mbushi vendet e mbetura bosh me njerëz që kishin punuar në fushatën presidenciale të Billit. Kur historia u b e njohur, ajo pohoi nën betim se hetimi i FBI-së nuk kishte qenë ideja e saj. Më vonë doli një memo, që tregonte se kish qenë pikërisht ideja e Clintonit. Sa për Dale, ai u shpall i pafajshëm nga FBI-ja, por sërish i lënduar që humbi punën, të cilën e donte aq shumë, duke marrë pension të parakohshëm.

4. Shmangia e fondeve drejt miqve Në shtator të vitit 2010, Fondacioni Clinton shpalli një angazhim 2 milionë dollarësh për Energy Pioneer Solutions (EPS), një grup që izolon shtëpi për të rritur eဠkasitetin e energjisë. Tingëllon e padëmshme, derisa ti e kupton që EPS është në pronësi të miqve personalë të Clintonëve. Sipas Wall Street Journal, kjo mund të ketë qenë bërë me qëllimin për të pasuruar njerëzit pranë Clintonëve. Hillary Clinton fuqimisht mohon çdo shkelje, duke thënë se Fondacioni e zgjodhi EPS vetëm prej meritës. Por nuk është e vështirë për të parë këtë si një gjë të papërshtatshme. EPS është një kompani fitimprurëse, kështu që palët e interesuar përဠtojnë financiarisht nga marrëveshje të tilla. Aksionerët e EPS janë mikja personale e Bill Clintonit, Julie Tauber McMahon, plus financieri i Komitetit Kombëtar Demokratik Mark Viener. Të gjithë kanë përဠtuar nga marrëveshja me Fondacionin Clinton. 

5. Paaftësia që të vret sytë Një kërkesë bazë për një Sekretar Shteti është aftësia për të menaxhuar informacionet sekrete. Gjatë qëndrimit të saj në Departamentin e Shtetit, Hillary jo vetëm menaxhoi në mënyrën më të keqe të mundshme dokumenta sensitive – por ka gjasë që të ketë lejuar që ata të bien në duart e hackerëve të huaj. Ndërkohë që ishte Sekretare Shteti, Hillary përdori një servert privat për të depozituar emaile që përmbanin informacione të klasiဠkuara. Ajo përdori disa pajisje të pasigurta për të patur qasje në këto emaile, dhe dërgo shumë prej tyre në adresat private të të tjerëve, duke përfshirë edhe një email, që më vonë u zbulua se ishte kompromentuar prej hackerëve që ishin ndoshta të lidhur me Rusinë. Stafi i saj madje humbi edhe një laptop të mbushur me emaile konဠdencialë. Më vonë, Hillary tha se nuk ishte “e njohur” me procedurat që kërkohen për informacionin e klasiဠkuar. Sipas kësaj logjike, nuk duhet të arrestohesh për një keqbërje, për shkak se nuk e dije se ishte e paligjshme. 

6. Hipokrizi për bojkotet Clinton kohët e fundit shprehu mbështetjen e saj për bojkotin e Karolinës së Veriut, ndaj ligjeve të tualeteve për transgjinorët. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, Hillary mbajti një fjalim ku sulmonte ashpër këdo që merrte pjesë në bojkote ndaj Izraelit, për trajtimin që ai u bën palestinezëve. Eshtë hipokrite që të sulmosh një bojkot si metodë proteste, dhe ta mbështetësh një tjetër. Me gjasë, Clintoni mbrojti papritur një bojkot për shkak se shpresonte të thithte votuesit e pavendosur të Sandersit.

7. Hipokrizia për përdhunimet Në 3 dhjetor 2015, Hillary Clintoni shkruante: “Çdo i mbijetuar i sulmeve seksuale meriton të dëgjohet, besohet dhe mbështetet”. Ka një të mbijetuar të përdhunimit që Hillary ka refuzuar ta besojë: Juanita Broaddrick. Burri që Broaddrick akuzon se e ka përdhunuar është Bill Clinton. Akuzat nuk janë provuar. Puna këtu nuk është nëse ka ndodhur apo jo. Çështja është se historia e Broaddrick është të paktën po konsistente, me atë të shumë viktimave të tjera të sulmeve seksuale. Dhe në qoftë se Clinton mendon se të gjithë të mbijetuarit duhet të besohen, kjo përfshin edhe Broaddrick. Megjithatë, Hillary shkon më tej se sa thjeshtë mos besimi i saj. Ajo e denigron cështjen e saj, duke e bërë të tingëllojë si fantazitë e një gruaje mashtruese. Ajo i bën ekzaktësisht ato gjëra, për të cilat thotë se neveritet kur të tjerët i bëjnë. 

8. Mbrojtja e një përdhunuesi fëmije. Në vitin 1975, Hillary Rodham Clinton mbrojti një punëtor fabrike 41 vjecar, i akuzuar se kishte përdhunuar një vajzë 12 vjecare. Si avokate e caktuar nga gjykata, Hillary e kishte për detyrë ta merrte çështjen. Por ajo kishte zgjedhje për mënyrën si do e paraqiste mbrojtjen e klientit të saj, dhe ajo zgjodhi ta bëjë duke ia bërë jetën ferr një viktima përdhunimi 12-vjeçare. Këto janë ekzaktësisht fjalët e fëmijës, që Hillary e tërhoqi zvarrë nëpër baltë. Ende anonim 41 vjet më vonë, viktima pretendon se Hillary bëri të pamundurën që ta diskreditojë. Ajo tha se fëmija fantazonte, se ajo dëshironte seks me burra më të rritur, se vinte nga një familje me probleme dhe se burrat abuzonin me të. Të gjitha pretendime që viktima thotë se janë të pavërteta dhe kjo është e vërtetueshme. 

9. Fshehja e të vërtetave për shëndetin Pavarësisht se pretendon të jetë shëndoshë e mirë, Clintoni ka vuajtur më shumë skandale shëndetësore në muajt e fundit, nga sa mund të imagjinojë kushdo. Më i dukshmi është ai i fundit me pneumoninë, që e bëri të pësojë kolaps gjatë një ceremonie në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit. Ka edhe të tjerë. Në janar, Hillary vuajti nga një infeksion i rëndë në sinuse, që kërkoi futjen e një tubi miringotomie. Në mars, ajo iu nënshtrua një skanimi të trurit. Më tronditësja nga të gjitha, është fakti që ajo pretendoi se problemet me emailet në vitin 2012 iu shkaktuan nga një goditje në kokë që kishte marrë në atë kohë. Të gjitha gjëra serioze për një grua që po hyn në të shtatëdhjetat. Por edhe më serioz është fakti që ajo gënjeu për të gjitha këto. 

10. Financimet e fushatës Ekzistojnë kuဠj të vendosur për sasinë e fondeve që mund të mblidhen për person. Disa PAC-e lejohen të mbledhin më shumë, pasi shpenzojnë për më shumë se një kandidat. Hill PAC ishte një i tillë. Megjithatë, u zbulua se vetëm 11% e fondeve shkonin për kandidatët. Të tjerat shkonin për blerjen e vogëlsirave për fushatën e HIllary Clintonit – në shuma që shkuan edhe për të shlyer borxhet e fushatës së saj të vitit 2008.
Pershtati ne shqip, www.bota.al 

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave