12 vite për Fakultetin e Drejtësisë, misteret e shkollimit të Lulzim Basha

Që prej ardhjes së Lulzim Bashës në Shqipëri dhe katapultimit të tij në kupolën e Partisë Demokratike nëpërmejt KOP, veçoria kryesore e tij me të cilën u tentua të bëhej dallimi nga pjesa tjetër e figurave kryesore në PD, ishte edukimi i tij tërësor në Perëndim. Fillimisht, Lulzim Basha, së bashku me gruan e ardhshme Aurela, kanë marrë një bursë nga “Fondacioni Soros” për të vijuar studimet bachelor pranë Universitetit të Utrecht në Holandë. Me të mbaruar studimet e ciklit të parë, zoti Basha thuhej se kishte vijuar dhe përfunduar studimet master për të Drejtën Europiane, po në atë Universitet.

Mirëpo dokumentet e një korrespondence me Universitetin e Utrecht, të siguruara nga gazeta TemA, tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që na është servirur prej Lulzim Bashës deri më sot. Së pari, Universiteti vërteton se zoti Basha ka nisur studimet në degën e së drejtës holandeze në vitin 1995, por nuk konfirmon në asnjë rast përfundimin e këtyre studimeve, dhe marrjen e diplomës bachelor .Për më tepër, dokumenti në fjalë tregon se Lulzim Bashës i janë dashur plot 5 vite për të përfunduar vitin e parë të shkollës, që njihet ndryshe si viti ‘propaedeutic year’, ku synohen të merren njohuritë bazë për të vijuar studimet në fushën e caktuar. Në mënyrë të habitshme, në 1 shtator 2000, në kohën kur Lulzim Bashës minimalisht i nevojiteshin edhe 2 vite të tjera për të përfunduar studimet bachelor, ai manovron dhe paraqet një tjetër diplomë, origjina e së cilës mbetet e paspecifikuar, çka i mundëson atij vijimet e studimeve master në Universitetin e Utrecht, ne degën e së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare.Siç mund të shihet qartë, i gjendur para faktit që e kishte të pamundur t’i përfundonte studimet universitare në Utrecht, Lulzim Basha dorëzon një diplomë bachelor të cilën nuk e di njeri se ku e ka marrë, por që i njihet nga Universiteti dhe i lejon atij të vazhdojë studimet master në Utrecht. Edhe në këtë rast, Lulzim Basha ia arrin t’i zvarrisë për 5 vjet të tjera studimet, në një degë që kohëzgjatjen normale të saj e ka vetëm 1 vit.

Përgjigja nga Universiteti i Utrecht

Lulzim Basha më në fund arrin të diplomohet në maj 2005, vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.Duket se zoti Basha është treguar mjaft i kujdesshëm për të mos i sqaruar faktet e mësipërme, pasi po të vëresh jetëshkrimin e tij të depozituar në Kuvend, në seksionin e arsimimit ai mjaftohet vetëm me: “Diplomuar në “E Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare” ‐ Universiteti i Utrecht‐it, Holandë”.E njëjta gjë vihet re edhe ne profilin e tij në faqen zyrtare të PD.

Ndërkohë nga një vëzhgim i Report tv në profilin e tij në faqen zyrtarë të PD Lulëzim Basha shkruan se ka nisur studimet në Universitetin e Utrech-ut në Holandë në vitin 1993, siç duket në këtë dokument. Nga ana tjetër Universiteti  i Utrech në përgjigjen e tij kthyer mediave shqiptare konfirmon se Lulëzim Basha i ka nisur studimet në vitin 1995.

Profili i Lulzim Bashës te faqja e PD online

Siç duket Lulëzim Basha gënjen edhe për datën e nisjes së universitetit e sipas një llogarie nëse ai është diplomuar në vitin 2005 i bie që Lulëzim Bashës i janë dashuri 12 vite për të kryer studimet e larta për drejtësi. Kaq kohë duhet për të kryer Universitetin e Mjekësisë

Në të dyja rastet, Lulzim Basha nuk e specifikon nëse diploma e cituar prej tij është e nivelit bachelor apo master, dhe nëse është kjo e dyta, cili është institucioni arsimor që i ka lëshuar atij diplomen bachelor dhe pse tenton ta fshehë atë?Gjithashtu, vlen të theksohet se Lulzim Basha, së bashku më Klevis Balliun, Aldo Bumçin e shumë të tjerë, asnjëherë nuk e kanë paraqitur diplomën për t’u ekuivalentuar pranë Ministrisë së Arsimit, detyrim ky për të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar jashtë shtetit, që duan të punojnë në institucione publike.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lul Pinoku: 11/03/2019 07:42

    LULI=Nuli,mashtrues numer Eins1,Hajdut number One1,Hipokrit i felliqur,Injorat e Medioker i pandreqshem!..kukulla e Sal Agjentit te UDB..

    Përgjigju
  • Rrota: 11/03/2019 03:49

    I ngjau gjyshite

    Përgjigju
  • kasem dorraci: 10/03/2019 21:25

    Pse tani e moret vesh ju qe eshte kokrra e injorantit Lulja.

    Përgjigju
  • Komiteti i diaspores: 10/03/2019 13:56

    POLITIKE E NDYRE PER ELEMINIMIN E ORGANIZIMEVE QEKRITIKOJNE QEVERINE DHE ED RAMEN PYETJA ESHTE KJO SA VITE DO QENDROJNE SHUMICA E SHQIPETAREVE ME 100euro NE MUAJ O BURRA PER TE RREZUAR QEVERINE E GJAKEPIRSIT TE POPULLIT SHQIPETAR ED RAMES

    Përgjigju
    • Toni: 10/03/2019 16:13

      Komiteti i diaspores SHQUP-iste,gazetari flet me fakte ndersa ti me... bajga!

  • fadil BAJG gjoleka: 10/03/2019 12:20

    SHIKO SA I PA CIP JE TI MOR ORDINER. PA SHKOLL E VETËM MASHTRUS . SHIKO SE KUSH TË NDJEK TY NGA MBRAPA GJITH MALOKËT ORDINER ANALFABETËT SI PUNA JOTE . ZOTI MART HAK TE TY O ORDINER.

    Përgjigju
  • Koli: 10/03/2019 11:07

    Paska qene nje mashtrues ordiner ky Basha. Si mund te zhvillohen keto funderrina te shoqerise. Turp

    Përgjigju
    • Hinglateri: 10/03/2019 19:56

      Mashtrues bythq.....

    • Mondi: 10/03/2019 19:55

      Lulka te pergjigjet me dokumenta te provoje te kunderten e jo me buzeqeshjen prej idioti .le qe kopeja qe e ndjek e meriton si bari

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin