Mjekja e familjes për Report Tv: Si trajtohen pacientët me COVID që janë në shtëpi 

Mjekja e familjes Bruna Toçila në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë thotë se kjo zonë ka 13 persona të prekur nga koronavirusi duke shpjeguar se si ata trajtohen në shtëpi. Sipas saj ata kanë simptoma të lehta me maksimum 38 gradë celsius e kollë të thatë. Ajo vetë ka dy pacientë me COVID nën monitorim dhe ka treguar se çfarë i ka këshilluar që të konsumojnë.

"Përdoret paracetamol çdo 6 orë, një shurup për kollën dhe vitaminë C. Gjithashtu trisol dhe dieta të pasura me lëngje. Unë personalisht kam dy pacientë një me kollë të lehtë dhe një me temperaturë. Në momentin kur ata kanë simptoma, telefonohet epidemiologia dhe i bëhet tamponi. Në rast se dalin pozitivë mbahen nën vëzhgim", thotë mjekja. 

Për pyetjen se çfarë ndodh kur pacienti del përsëri me COVID pas tamponit të dytë dhe nuk ka simptoma të lehta ajo shprehet se pritet përsëri 14 ditë që t'i nënshtrohen tamponit e të dalë përgjigja. Por nëse shfaqen simptoma të tjera më të rënda duhet të kontaktohet menjëherë 127-ta që të ketë trajtim më të specializuar.

"Këshilla kryesore për pacientët është që të jetë i izoluar nga familjarët, brenda shtëpisë, të mbahet maska edhe në shtëpi edhe pse të gjithë familjarët janë të izoluar", thotë Toçila.

Ajo shton se ankthi është një nga pasojat e prekjes nga COVID-i, ku pacientët dhe familjarët rrinë pyesin, telefonojnë për të pyetur edhe kur kanë simptomën më të vogël.

"Ata më marrin në telefon edhe për simptoma të vogla, 'o doktoresha edhe unë jam kollitur sot, mos kam edhe un Covid'? Fluksi i telefonatave është rritur dhe jemi munduar që ta organizojmë detyrën", thotë ajo. 

Në lidhje me stafin e në Qendrës Shëndetësore nr. 10 në Tiranë ajo thotë se nuk ka asnjë që ka dalë pozitiv me Covid, pasi stafi mjekësor i zbaton rregullat, mbajnë veshjen përkatëse, distanca me pacientin dhe me kolegët.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në vend janë regjistruar 50 raste të reja të prekur me COVID-19.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës