Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 132 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me virusin 4 persona. Në 24 orë janë kryer 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste, të shpërndara konkretisht 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bwn apel të mos neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.
Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813
Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59
Dy punonjëse të një marketi janë infektuar me COVID-19 në Elbasan. Ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërsa u është marrë tamponi edhe kolegëve të tyre.
Marketi në Elbasan nuk është mbyllur, ndërsa detyrimi për të mbajtur maskën vijon të zbatohet.
Si ka mundesi ne Shqiperi me 130-150 raste ka 4 viktima . Ne vendet tjera me 3000-4000 raste ditore vetem 2-3 viktima. Per kete duhet te shqetsohemi.
PërgjigjuVetem nga njohjet e mia personale, nga ata qe e kane kaluar Covid-19, me pak se gjysma kane njoftuar autoritetet. Te tjeret e kane kaluar pa e vene ujin ne zjarr, ose kane kujtuar se nuk kane gje. Llogarit edhe nje perqindje qe jane asimptomatike, si dhe numrin e limituar te testimeve, dhe nje hamendje me thote qe numrat reale te te infektuarve jane te pakten sa 3-fishi i numrave te raportuar.
Bledi sepse nuk pranojne te shkojne ne spitale kur avancohet virusi.Por i cojne familjaret ne graden e fundit.