14 arsye pse meshkujt tradhëtojnë
problemi qëndron tek ata, jo tek ju

14 arsye pse meshkujt tradhëtojnë<br />problemi qëndron tek ata, jo tek ju
Nëse keni qenë ndonjëherë në një lidhje me dikë që ju ka tradhëtuar, me siguri ju ka ‘vrarë’ mendimi: Pse e bëri? Në fakt ka disa shenja që tregojnë pse partneri juaj ju tradhëton. Lexojini më poshtë dhe do t’i thoni vetes: “Ahhh sikur ta dija atëherë….”
 
1. Nuk është e vërtetë që meshkujt kanë nevojë për seks për të qenë të lumtur. Ata kanë nevojë edhe për stimul emocional apo mendor. Sipas WebMD, 48% e meshkujve u shprehën se pakënaqësia emocionale i ka shtyrë drejt tradhëtisë.

2. Ekzistojnë disa meshkuj që tradhëtojnë për të shmangur intimitetin Brenda marrëdhënies së tyre. Ata i tremb intimiteti, prandaj distancojnë veten nga partnerja duke përfshirë dhe një femër të tretë.

3. Mbase dëshiron thjesht të ndahet nga ju. Nëse do t’ju lërë, mund t’ju tradhëtojë për t’i vërtetuar vetes që vërtet do ta mbyllë me kaq.

4. Mbase i dashuri juaj ju ka tradhëtuar sepse është thjesht një ‘gënjeshtar’. Mbase nuk ka dashur kurrë t’i nënshtrohet monogamisë që në fillim.

5. Disa meshkuj kanë thjesht nevojë për të bërë seks. Nëse nevoja juaj nuk është aq e madhe sa e tyre, ata shkojnë në krahët e një femre tjetër.

6. Nëse partneri juaj nuk ka një rreth shoqëror të mirëfillitë, ai mund të ketë nevojë të largohet pak nga lidhja. Kjo e shtyn të tradhëtojë.

7. Mbase ndihet konfuz rreth idesë së ‘dashurisë’ dhe prandaj tradhëton. Shumë meshkuj i huton ideja e të rënit në dashuri. Por në realitet, besimi dhe ndershmëria formojnë dashurinë e vërtetë.

8. Nëse partneri juaj ju tradhëton, me shumë gjasa ndihet i pasigurtë. Meshkujt kanë shumë pasiguri. Për t’u ndjerë më mirë me veten ai mund të shohë porno, të flasë me femra të tjera apo të praktikojë ‘qëndrimet për një natë’.

9. Varësia ndaj seksit ekziston vërtet. Në vend të konsumit të drogës apo alkoolit, mashkulli në krahët e tu mund të ketë qenë i fiksuar pas seksit. Mund të kenë patur edhe problem me alkoolin apo drogën në të shkuarën.

10. I dashuri juaj mund të punojë shumë dhe ka nevojë të largojë stresin e punës duke zgjedhur këtë formë. Ai mendon se në kët fazë të tjetës së tij, kur ai është i lëkunër në këtë lidhje, partnerja do të bëjë gjithçka për të përmbushur nevojat e tij…gjë që nuk është e vërtetë.

11. Mbase një lidhje e mëparshme e ka lënduar. Mbase ka patur një fëmijëri të keqe, sidoqoftë, e ka të vështirë të qëndrojë besnik.

12. Vetëm 12% e meshkujve kanë thënë se dashnorja e tyre ishte më tërheqëse se partnerja. Pra nuk po ju tradhëtojnë prej pamjes.

13. Meshkujt tradhëtojnë sepse duan të kenë kontroll të plotë mbi situatën. Mbase druhen se ju mund t’i lini ose sepse nuk kanë kontroll të plotë mbi ju, prandaj gjejnë diçka që mund të kontrollojnë.

14. Në fund të fundit, jo të gjithë meshkujt janë mjaftueshëm të rritur për të qenë në një marrëdhënie. Ai mund të mendojë se nëse ju nuk e zbuloni, nuk do të lëndoheni.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...