14 grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit nuk dorëzohen: Shteti u zgjidhi problemin të burgosurve, për ne nuk reagojnë! 3 grevistë në spital (VIDEO)

BALLSH- Në ditën e 14 të grevës së urisë, naftëtarët janë më të vendosur se kurrë për të mos u dorëzuar! Zgjedhja e problemit të të burgosurve, ka acaruar edhe më tej gjendjen e tyre.

Shëndeti i tyre sa vjen dhe rëndohet, por kërkojnë të gjendet një zgjidhje. Në një bisedë telefonike me kreun e sindikatës së naftëtarëve, pasi ato kanë mbyllur derën me çelës pasi nuk lejojnë të futet askush, Sokol Dautaj shprehet se 2 grevistë janë ndjerë shumë keq.

"Shëndeti ynë me keq nuk ka se ku të shkojë, e kemi thënë dhe stërthënë që nuk largohemi nga greva. Ndërsa shteti ka zgjidhur kërkesat e të burgosurve me ne nuk merren fare. Të na japin çdo lloj përgjigje edhe të na mbyllin uzinën, por nuk reagojnë", tha Dautaj për Report Tv.

Mësohet se ka mbërritur ambulanca e cila ndryshe nga herët e tjera, është lejuar të futet brenda ish- qendrës shëndetësore të uzinës për të dhënë mjekimin e duhur.  Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë. Edhe pse kanë 14 ditë në grevë urie, asnjë përgjigje nuk kanë marrë nga Ministria e Energjetikës. Në mbështetje të tyre një ditë më parë, dolën edhe naftëtarët e tjerë të cilët nuk janë në grevë duke protesta në qendër të Ballshit. Nga e hëna e javës që vjen ata kanë paralajmëruar përshkallëzim e protestave dhe paralizim të jetës në qytet, deri tek bojkotimi i mësimit në shkolla. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
3 grevistë në spital/ Nga kangjellat e me zërin e dobët, naftëtari: Shokët janë shumë rëndë! Do ta vazhdojmë deri në fund (VIDEO)

Nga kangjellat, me zërin e ulët për shkak se nuk ka më fuqi, një prej naftëtarëve ka deklaruar para mediave se gjendja e tij shëndetësore, por edhe e shokëve paraqitet e rënduar. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai shprehet se nuk do të dorëzohen.

"Gjendja shëndetësore e grevistëve paraqitet e rënduar. Para një ore kemi nisur në spital nja tre kolegët tanë që ishin rëndë. Vetë kam pasur dy ditë shqetësime, rrahje të zemrës të shpeshta. Më erdhi mjekimi nga familja. Shokët janë shumë rëndë, të dehidratuar, marrje mend, dhimbje koke. Do ta vazhdojmë deri në fund", tha një prej naftëtarëve, i cili u detyrua të largohej pasi nuk mund të qëndronte më në këmbë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja