Flutura Xhabija nga Shkodra, është 75 vjeçe dhe sot drejton një studio përkthimesh. Moshën e pensionit e ka mbushur prej 10 vjetësh. Por ajo paguan ende sigurime shoqërore. Referuar INSTAT, 16.4% e të punësuarve në Shqipëri gjatë vitit 2021 janë mbi 65 vjeç.
“Paguaj sigurime, pak më pak, por paguaj. Pensioni është qesharak. është shumë qesharak megjithëse kam 50 vjet punë, 18 vjet në shtet, 31 vjet i paguaj shtetit pra jam taksapaguese që vazhdoj edhe sot dhe prapë më merr sepse thotë i ke zënë vendin një tjetri. Çfarë logjike që s’ka ku ta kapësh. unë nuk ia zë askujt vendin por gjeta punën time dhe kam punësuar sa përkthyes dhe kam mësuar edhe përkthyes”, tha Xhabija.
Flutura tregon se pa punën dhe mbështetjen e fëmijëve nuk do të ia dilte me pensionin që merr dhe nuk shikon asnjë mbështetje nga qeveria për këtë kategori
“Në vëmendje të qeverisë s’ka qenë kurrë. Kjo ka qenë si domino qe prek vetëm atëherë kur është për të shtyrë. Më shumë se duhet të jepte shteti të cilin ne e paguajmë askush tjetër”, tha ajo.
Megjithatë nuk ka shenja që kjo kategorie të lehtësohet nga shteti. Nënkryetarja e Komisionit të Punës dhe Çështjeve sociale, Klodiana Spahiu thotë se pensionistët nuk mund të përjashtohen nga skema e sigurimeve shoqërore.
“Është duke u diskutuar që në momentin që këta pensionistë kanë punuar post pensionit t’i rikthehet post pensionit që ata kanë marrë. Paguajnë sigurime shoqërore, kjo është një mënyrë për të mos prishur skemën e sigurimeve shoqërore. Objektivi është që të arrijmë të rrisim pensionet që te kenë dinjitet edhe pensionistët. Do të insistoj që ky objektiv të realizohet”, tha Saphiu.
Qeveria është zotuar se do të rrisë pensionet deri në vitin 2023 madje, sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë skema do të ndryshojë për t’i ofruar më shumë lehtësira qytetarëve.
Komente












Imagjinoni sikur kjo përqindje të ishte për personat që janë para pensionit. Do kishim një papunësi fare të ulët, dhe me siguri do kishte vend dhe për rritje të pensionit në vlerë monetare. Prandaj, unë mendoj që shteti duhet të krijojë një ligj i cili mendon më shumë për të aftët për punë. Psh të vendosë një taksë më shumë për këta të punësuar që kanë arritur moshën e pensionit dhe duan akoma të punojnë. Kështu stimulohet dhe "mosvjedhja" e punës, dhe ndërkohë rriten dhe të ardhurat.
Përgjigju