Rriten të infektuarit dhe të shtruarit në 24 orët e fundit, 17 raste të reja me COVID, vatër e re familjare në Kamëz (VIDEO)

TIRANE-Në 24 orët e fundit në Shqipëri është rritur numri i të infektuarve dhe pacientëve të shtruar në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre 17 kanë rezultuar pozitivë. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar të shëruar, por në total 70% e atyre që janë infektuar e kanë fituar betejën. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar.

Dje ishin 8 të infektuar, ndërsa sot 17. Në dy spitalet COVID, janë 38 të shtruar, 5 më shumë se dje, nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                   99
Krujë                     81
Shkodër               15
Kurbin                   9
Elbasan                3
Kamëz                  3
Kukës                   2
Mirditë                  2
Berat                    2
Durrës                  1
Korçë                   1
Lezhë                   1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Terapia me antitrupa plazmatike funksionoi në Itali, po Shqipëria? ISHP: Jemi në dilemë (VIDEO)

Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe po rezulton e suksesshme. Por, a po e konsideron edhe vendi ynë një metodë të tillë dhe nëse po, a e kemi teknologjinë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se kjo do të dojë kohë që të gjitha këto njohuri të vendosen në platforma të aplikueshme pasi janë në faza eksperimentale.

"Në fakt kjo është një nga ato gjëra që jemi shprehur shpesh duke konstatuar se komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme, përdorimi i cdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale, do të dojë kohë që në fakt që të gjithë këto njohuri të vendosen në platforma të aplikueshme" tha ajo.

Sa i përket testeve serologjike, të cilat kanë nisur prej disa ditësh dhe tashmë po bëhen edhe te spitali COVID-2, Sanatoriumi, Fico u pyet për rezultatet, por u përgjigj duke thënë se "Të gjithë po ndjekim me interes metodën serologjike, vazhdojmë me validimin e metodës". Në fund, drejtoresha e ISHP-së, e pyetur nëse personat që kanë kaluar COVID-in, a krijojnë imunitet për një kohë të pacaktuar, tha se "Në fakt këto studime janë në faza preliminare".  

Ora 08:10
85 teste në Krujë, 5 raste të reja pozitiv me koronavirus

5 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Krujë, nga 85 teste të kryera. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për punonjës fasonerie dhe persona kontakti. 1 rast është në Fushë Krujë dhe 4 rastet e tjera në Krujë. Me 5 rastet e reja shkon në 116 numri i të prekurve me koronavirus në Krujë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zenel Gjoleka: 05/05/2020 13:55

    Ore ca pretendoni ju.te mbyllim gjithcka ne pafundësi?Apo e keni barkun plot ju dhe thoni mbylle se jemi mire. 17 raste sjane asgje nese mbahen ne kontroll dhe behet gjurmimi ashtu sic duhet. Jane bere luenrit lepuj nga covidi

    Përgjigju
  • Loran: 05/05/2020 11:53

    Normal se fillun me dal te gjith u zbuten e masat ajo antikapatja koqe varja do hapi dhe universitet dhe do shihni cdo behet .... nami pastaj

    Përgjigju
    • lori: 05/05/2020 12:19

      Gjithe bota mbyll shkollat kto do i hapin. Lan nam

  • Covid 19: 05/05/2020 11:20

    Skeni pare gjë akoma...

    Përgjigju
  • Populli: 05/05/2020 11:05

    Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim Deshtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen