Kruja vatra më e madhe aktive e infeksionit, ndiqet nga Tirana! 6 raste të reja sot, 67% e të prekurve janë shëruar

TIRANË- Kruja është vatra më aktive e të prekurve me koronavirus në Shqipëri me 91 raste, për t'u ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra. Vendi ynë vijon të mbetet në shifra të qëndrueshme të të prekurve gjatë 24 orëve, ku mësohet se 6 janë rastet e reja sot të lokalizuara në Krujë e Kurbin në vatrat e fasonerive dhe vetëm 1 në kryeqytet. Ky rezultat ka dalë pas 197 testeve të kryera tek personat e dyshuar.

Një rritje të lehtë prej 2 personash, krahasuar se një ditë më parë, ka pësuar numri i të shtruarve në spital, nga 31 që ishin dje në 33 sot, ndonëse për ekspertët e Komitetit Teknik mbetet e qëndrueshme, duke mos sjellë mbingarkesë të spitaleve, siç ka ndodhur në shumë shtete të tjera. Një shifër optimiste është ajo e të shëruarve, ku nga fillimi i epidemisë deri më sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, pothuajse 67% e tyre rezultojnë të shëruar.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Krujë 91
Tiranë 90
Kurbin 20
Shkodër 17
Kukës 5
Elbasan 2
Mirditë 2
Berat  2
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1 

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbra” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë, siç njoftoi më herët ministrja Belinda Balluku.

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve  që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
1 rast i ri me COVID-19 në Kurbin, person kontakti nga të infektuarit në vatrën e fasonerisë në Krujë

Një rast i ri është konfirmuar pozitiv në Kurbin gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Report TV bëjnë me dije se është rast kontakti me personat e infektuar më parë në vatrën e fasonerisë së Krujës.

Ora 08:15
36 teste në Krujë/ 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve

4 raste të reja janë konfirmuar pozitiv në rrethin e Krujës, nga 36 teste të kryera. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 rastet janë nga vatrat e fasonerisë dhe kontakteve të tyre, s rrjedhojë e hetimit epidemiologjik që po kryhet.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen