Ekskluzive/ 21 janari, familjarët e Aleks Nikës padi në Gjykatën e Lartë: SPAK të hetojë Sali Berishën e Lulzim Bashën (Dokumentet)

Dosja “21 janari” ka mbërritur në gjykatën e lartë pasi familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, nuk reshtin së kërkuari që hetimin, ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Edhe pse GJKKO dhe Apeli i Posaçëm e nuk e kanë rrëzuar kërkesën për hetimin e dosjes nga SPAK, dhe kalimin për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.

Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin. ish komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me dosjen e 21 janarit. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK. Paditë e reja erdhën si rezultat i një audio përgjimi të pretenduar nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.

Ndërkohë avokati thekson se urdhëruesit e vrasjeve politike kanë qenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndërsa ekzekutorët, kanë qenë komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe vartësit e tij të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve të mbledhur para kryeministrisë pasditen e 21 janarit 2011. Episodi i vrasjes së Aleks Nikës me plumb në kokë, mbeti pa autor edhe në gjykimin e parë pasi predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2023 01:48

    Ceshtja eshte me e komplikuar se sa duket.Ne rradhe te pare,duket sikur Berisha dhe garda kane vepruar me koken e tyre.Por a mund te me thote dikush se si ishin ligjet ne ate kohe per mbrojtjen e institucioneve shteterore ne raste te tilla dhe si ishin ligjet e gardes per perdorimin e forces vdekjeprurese kur dhe si? Ja t'a zeme se Berisha e gardistet dalin ne gjyq,por si do t'a justifikoje akuza ceshtjen e saj,kur t'a zeme ligji ja lejon Berishes perdorimin e forces vdekjeprurese kur sulmohet institucioni (nuk po flasim ketu nese ligji ka vrima e nuk ben dallimin midis nje demonstruesi agresiv dhe nje demonstruesi aktiv por jo agresiv),apo ne rast se ligjet e kohes ja lejonin gardes te perdorte force vdekjeprurese,direkt dhe paparalajmerim me pare??Keta,neser mund te thone se u ndjeme te rrezikuar dhe ligji qe kam zbatuar na i lejonte e justifikonte veprimet?! Sa here kemi degjuar te akuzuar ne pozicione te tilla qe justifikohen me /zbatova vetem ligjin/,ose /ligji me jepte te drejte/!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/09/2023 18:06

    SKAP do mbetet, dhe kurrè SPAK, pèrsa kohè vrasèsit,dhe urdhèruesi i vrasjeve Sali Berisha, mbetet jashtè birucave tè delinkuentève. Arben Ahmetaj, mund tè jetè superhajdut, ndaj largohet, nuk e di. Por ama, arsyeja pse kemi hajdutèt e Edi Ramès, èshtè sepse askush prej atyre tè Saliut dhe Monika Skraparit, nuk mbajti pèrgjegjèsi pèr krimet dhe vjedhjet e kryera.

    Përgjigju
  • Martini: 09/09/2023 15:39

    Shume mire dhe mbeshtetje qytetare per kete veprim. Organet e drejtesise duhet te kishin hetuar me kohe pergjegjesine penale dhe fajesine per veprim apo mosveprim te ish kryeministrit, Sali Berisha, ish ministrit pergjegjes per punet e brendshme, Lulezim Basha, ish komandantit te Gardes, Ndrea Prendi, por pa harruar ne "zinxhirin" e autoriteteve te ish drejtorit te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. Ose shperdorim i rende i detyres, pengim te se vertetes, krimeve per te mbuluar krime te tjera, dhe sigurisht keqperdorimi i dhunshem i autoritetit per te friksuar publikun dhe organet e shtetit ne misionet e tyre kushtetuese dhe ligjore. Ose me sakte korrupsion i rende politik duke keqperdorur deri ne jeten e qytetareve. Dhe per te plotesuar tablone e autoreve te atij krimi te rende, hetimit kurresesi nuk mund ti shmangej ish kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, dhe ish deputeti i PS Tom Doshi per veprimet e tyre te organizimit te bandes se armatosur dhe veprimeve te tjera te dhunes me qellim per te shkaktuar lendime dhe viktima per perfitime politike. Ose me qarte korrupsion i rende politik duke keqperdorur deri dhe jeten e qytetareve. Mbase avokatet lexojne keto rreshta dhe kompletojne rekursin e tyre.

    Përgjigju
    • Mario: 09/09/2023 16:38

      po te ishte qare perimetri i sigurise atehere po qe do kishte kuptim te kerkohej faji edhe tek zinxhiri komandues i gardes, por te mos harrohet se keto jane truproja dhe pergjigjen me jete pak e veshtire te hane presion sic u be qesharak edhe Mediu derisa u detyrua te pranoje pergjegjesine e mosveprimit ne ate repart ushtarak jo po i hynin hajdutet nates pastaj ti vidhnin municionet

  • Lajm: 09/09/2023 14:46

    Vetëm kaq

    Përgjigju
  • Mario: 09/09/2023 14:07

    po cfare pa autor, Ndrea Prendi ishte urdheruesi ai qe kishte per detyre te siguroje perimetrin e sigurise se institucioneve te rendesise se vecante dhe ekzekutuesi ne vecanti i Aleks Nikes. Sa here ka dicka per tu mbrojtur do nxjerrim te tjere para nesh si gjithmone po kete gje e kuptoi edhe Mediu qe kerkoi gjykimin per aktet e veta qe sollen shperthimin ne Gerdec jo po e paskan kercenuar jane lojra fjalesh qe te mbrohet dhe kaloje kohe derisa te harrohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?