21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë

21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë

Data 21 korriku është cilësuar si dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, kjo sipas të dhënave paraprake të publikuara më 23 korrik nga monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus (C3S) tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. 

Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.

"Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate.

Edhe pse shifrat e publikuara paraqesin një rritje të lehtë krahasuar me rekordin paraprak, Buontempo tha se gjatë 13 muajve të fundit është regjistruar një nxehtësi rekord në mbarë botën.

Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.

“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI