Kryetari PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të lirojë menjëherë të arrestuarit në Kukës për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit. Basha akuzoi se prokuroria po vepron si hetuesi politike e Ramës, ndërsa shtoi se veprat penale për të cilat akuzohen protestuesit janë të lehta dhe mund të hetohen në gjendje të lirë.

Në deklaratën e tij nga selia e PD, Basha kishte edhe një këshillë për kryeprokuroren Arta Marku, ai i bëri thirrje që të arrestoje trafikantët e drogës dhe të hetojë ministrat e kryebashkiakët socialistë dhe jo qytetarët që luftojnë për mbijetesë.

“Qytetarët u arrestuan, pasi protestuan për mbijetesën e tyre. Kjo polici dhe prokurori, që lë të lirë Orest Sotën, Agron Xhafën dhe të tjerët u hodh duke arrestuar njerëzit e varfër. Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta, parashikohet gjobë deri në 3 vite burg. Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi apo arresti duke i sjellë në Tiranë, kjo është vepër e rëndë, heqje e paligjshme e lirisë. Këshilltarët bashkiaktë të Kukësit kanë kallëzuar policinë.

Kërkojmë lirimin e protestuesve menjëherë pa asnjë kusht, duhet të hetohen në gjendje të lirë. Thirrje kryeprokurores të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Ramës. Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të kufizimit të lirisë së qytetarëve. Prokuroria të shpallë prioritet luftën kundër drogës, korrupsionit, dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit dhe Habilajve. Qytetarëve të Kukësit u them të mos tremben dhe tërhiqen, janë në të drejtën e tyre”

 

Deklarata e Lulzim Bashës nga selia e PD për 23 protestuesit e arrestuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Rruga e Kombit, Balla-Bashës: U riktheve te vendi i krimit, drejtësia s’të ka harruar

Pas deklaratës së Lulzim Bashës nga selia e PD, ka reaguar kryetari i grupit të Partisë Socialiste. Taulant Balla thotë se Basha u rikthye te vendi i krimit, referuar Rrugës së Kombit, pasi sipas Ballës, kryetari i PD i shpëtoi drejtësisë së korruptuar me një raport mjekësor. Megjithatë, Balla shprehet se asgjë nuk ka përfunduar dhe se Basha do të përgjigjet para drejtësisë së re.

Lulezim! U riktheve ne Rrugen e Kombit si autori i krimit ne vendkrimin e tij dhe nuk ke faj, sepse i ike me nje raport mjekesor drejtesise se korruptuar! Por ky rikthim i yti eshte sa i dhimbshem per faktin qe ti vjen ende verdalle (nderkohe qe duhet te ishe ngulur ne karrige perballe prokuroreve per thesin e parave ruse) aq edhe qesharak. Sepse zerin tend te trashur nga nje grusht dhunuesish qe shume shpejt populli do t’i shohe kush jane, nuk e merr askush seriozisht. Perkundrazi, e kuptojne te gjithe se ai ze del nga frika e drejtesise qe ka vonuar, po s’te ka harruar ty edhe fale ndihmes qe ti i jep vazhdimisht. Keshtu qe i dashur Lulezim, trashe zerin sa te duash, po pergatitu mire se ke shume pyetje qe te presin rruges, kur te jesh i thirrur per t’u mbrojtur nga akuzat e merituara!

Reagimi i Taulant Ballës pas deklaratës së Lulzim Bashës për të arrestuarit në Kukës